RRETH NESH

Jakub Szymanski

Emri i kompanisë “Global Resource Trading”
Xhiro e biznesit 2018: 70 milionë EURO
Numri i punonjësve: 20
Vendndodhja: Tiranë

Jakub Szymanski është një nga polakët e shumtë që kanë ardhur në Shqipëri vitet e fundit. Por ndryshe nga bashkëkombësit e tij, të cilët kanë preferuar të udhëtojnë në vendin tonë për efekte turizmi, për 7 apo 10 ditë, Jakub është vendosur përgjithmonë në Shqipëri. Dhe alternativa e parë që i shkon ndër mend një të huaji të zhvendosur në vend tjetër është të krijojë një biznes mbi bazën e identifikimit të një nevoje të caktuar e të paplotësuar për produkte a shërbime. Dhe për Jakub Szymanskin nuk ishte nevoja të bënte ndonjë hulumtim të tregut shqiptar për të shqyrtuar se çfarë mungonte. Ndonjëherë, për këtë mjaftonte edhe pozita e klientit. Ndërsa dëshironte që makinës së tij luksoze t’i vendoste një mbrojtëse nga gërvishjet, merrte si përgjigje, në çdo servis që shkonte, qoftë edhe ata që servisonin automjete të reja, ngritje supesh në trajtë habitore. Dukej qartë pra se ky shërbim jo vetëm që nuk ofrohej, por as nuk njihej fare. Ky ishte edhe orientimi kryesor për biznesin që do të bënte në tregun shqiptar Jakub Szymanski. Dhe e nisi aktivitetin e tij në Shqipëri me kompaninë “Global Resource Trading”. Brenda pak viteve kompania ka arritur të jetë në gjirin e kompanive më të mëdha shqiptare, duke u rritur në mënyrë impresionuese nga njëri vit në tjetrin.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

Pasojat e një deklarate të papërgjegjshme të Governatorit

  Shpëtim Luku   Pak kohë më parë, Governatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko bëri një deklaratë, nëpërmjet të cilës, shpalosi qëllimin e institucionit që drejton për deurozimin e ekonomisë shqiptare. Fill pas kësaj...

2019

Luciano Cirillo

Xhiro e biznesit 2018: 10 milionë euro Ndryshimi në % 18/17: +20 Numri i punonjësve: 88 Vendndodhja: Tepelenë Shqipëria përjetonte një paradoks të vërtetë në vitet e para të ekonomisë së tregut. Ndërsa konsiderohej-dhe e...

Uncategorized

Performanca e biznesit shqiptar gjatë një viti

    Lexues të nderuar!   Sivjet është viti i 14-të I Botimit Kombëtar: “Biznesi Shqiptar: Më të Mirët 2017”. 14 vite mund të mos jenë as shumë e as pak, por janë të mjaftueshëm...