RRETH NESH

Asllan Baraj


Drejtor i Përgjithshëm i Kombinatit të Qeramikës, “KID-ALB”

Xhiro e biznesit 2022: 13 milionë euro

Ndryshimi në % 22/21: +40

Numri i punonjësve: 100

Vendndodhja: Maminas, Durrës

Viti 2022 ishte një vit që solli mjaft problematika për biznesin shqiptar. Pushtimi i Ukrainës bëri që cmimet e energjisë elektrikë të pësojnë një rritje shumë të fortë, cka solli një situatë të re për biznesin shqiptar në tërësi. Edhe për atë të prodhimit të tullave pa dyshim. Mirëpo cilësitë e kapitenëve të anijeve dalin në pah në det të trazuar. Dhe ajo që tregojnë numrat e kompanisë “Kid –Alb” është pikërisht një histori e shkëlqyer menaxhimi në rrethana tërësisht të reja. Të paprovuara më parë. Aktiviteti i kompanisë si volum u rrit në mbi 13 milionë euro, gjatë vitit 2022, nga 9 milionë euro që kishte qenë një vit më parë. Rritja pra është e ndjeshme, por sikurse është e kuptueshme, rritja e xhiros së kompanisë, përvec rritjes së sasisë së produktit të shitur, ka ardhur edhe si efekt i rritjes së cmimeve. Por pikërisht nevoja dhe detyrimi për të rritur cmimet si refleks i rritjeve të kostove ishte shqetësimi kryesori kompanisë. Si do të reflektohej kjo tek konsumatori ishte edhe pikëpyetja më e madhe.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”


 

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

Cudia e Spitalit Amerikan, del me humbje në kohë pandemie!!!

    Kush ka menduar se pandemia e Covid 19 ishte një shans i artë për kompanitë që kanë natyrë aktiviteti shërbimin mjekësor mund të ketë patur të drejtë, por jo për Spitalin Amerikan. Kush...

Biznesmenet

KUJTIM SHKRELI

Administrator i Përgjithshëm i kompanisë “EURO-FISH” Emri i kompanisë: EURO-FISH Të ardhurat bruto 2014: 2 milionë EURO Numri i punonjësve: 440 Vendndodhja: Lezhë Në disa raste, njeriu mund të ketë arritur shumë në jetë e...

2022

Luca Busi

Xhiro e biznesit 2021: 35 milionë euro Ndryshimi në % 21/20: +20.4 Numri i punonjësve: 352 Vendndodhja: Tiranë Ekipi ynë është i shkathët, i motivuar dhe i gatshëm për të dhënë gjithnjë e më shumë....