RRETH NESH

Anton Ndreca


Drejtor i Përgjithshëm e kompanisë “Gruppo Koni” sh.p.k

Emri i kompanisë: Gruppo Koni sh.p.k

Xhiro e biznesit 2022: 9 milionë euro

Numri i punonjësve: 80

Vendndodhja: Lezhë

Sandër dhe Nik Nikolli mund të njihen nga pak vetë në Shqipëri. Dhe kjo është e kuptueshme, pasi prej vitesh ata janë transferuar dhe jetojnë në zonën e Lombardisë, në Itali. Por jo me statusin e një emigranti të zakonshëm. Dy vëllezërit mirditorë tashmë janë biznesmenë tejet të suksesshëm në vendin fqinj, duke ushtruar aktivitet në fushën e ndërtimit dhe duke realizuar vepra të nryshme rezidenciale, civile dhe industriale. Dhe jo në përmasa modeste. Si pronarë të tre kompanive, Gruppo Koni srl, Koni Construzioni dhe Koni srl vetëm gjatë vitit 2022 ata kanë realizuar një aktivitet mbi 51 milionë euro.
Eksperienca e punës që në fillimet e aktivitetit në fushën e punimeve të ndërtimit, duke ndjekur proceset e zbatimit të punimeve për ndërtimin e objekteve civile dhe industriale, që nga fazat e projektit deri në realizimin përfundimtar të tyre, solli që në vitin 2015 “Gruppo Koni” sh.p.k. të fillonte aktivitetin edhe në Shqipëri, nën drejtimin e Anton Ndrecës.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”


Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2020

Isuf Begaj

Emri i kompanisë: “Erzeni” Xhiro e biznesit 2019: 10 milionë euro Ndryshimi në % 19/18: +17 Numri i punonjësve: 250 Vendndodhja: Samaticë, Berat Kompania e përpunimit të qumështit “Erzeni” është një subject, perfomanca e së...

2018

Kompania Albaelettrica

Xhiro e biznesit 2017: 26.6 milion EURO Ndryshimi në % 17/16: + 34 Numri i punonjësve: 137 Vendndodhja: Tiranë Albaelettrica, është e specializuar në tregtimin me shumicë e pakicë të mate- rialeve elektrike, civile, industriale,...

Uncategorized

Te falimentuar, por te pasur!!!

Të falimentuar, por të pasur!! Si shpjegohet paradoksi: biznesmenë të dështuar, por njerëz të pasur?! Cilat janë mënyrat nëpërmjet të cilave është krijuar ky tip? Dhe si mund të veprohet që ai të vijë duke...