RRETH NESH

Skerdilajd Faria


President i kompanisë Sombrero

Xhiro e biznesit 2022: 9 milion EURO

Ndryshimi në % 22/21: +110

Numri i punonjësve: 170

Vendndodhja: Tiranë

Doktor Skerdi, sikurse e thërrasin të gjithë Skerdilajd Farinë, është një persona interesant dhe shumë komunikues. Na pret në zyrën e tij me ciltërsinë dhe natyrshmërinë e një personi që të bën të ndjehesh sikur ke kohë që njihesh me të. Dy portrete të mëdha, njëra e filozofit gjerman Nice dhe tjetra e biznesmenit të famshëm Steve Jobs janë gjëja e parë ku të shkojnë sytë sapo futesh në zyrën e doktorit.
“Janë mentorët e mi”, nis të shpjegojë ai teksa ka parë drejtimin ku është ngulur shikimi im. “Nices ia kam lexuar pothuajse të gjitha librat, kurse biografinë e Jobs-it e kam lexuar 5 herë”, vijon doktori, si për të shpjeguar më tej se pse ata janë mentorët e tij. Dëshiroj të vazhdoj eksplorimin e arsyeve se pse i quan dhe i konsideron ai ata mentor, por kujtohem se shkaku i takimit tonë me të është tjetër. Ai lidhet me ecurinë fantastike të kompanisë Sombrero ose sikurse njihet ndryshe me emrin tregtar KEIT gjatë vitit 2022.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”


Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2019

Roland Hysa

Emri i kompanisë: Miell Tirana Xhiro e aktivitetit 2018: 16 milionë euro Numri i punonjësve: 106 Vendndodhja: Tiranë Shqipëria ka disa fabrika moderne të përpunimit të drithërave. Pavarësisht zërave të papërgjegjshëm që hasen herë pas...

2022

Shefqet Kastrati

Emri i kompanisë: Kastrati Group (Kastrati, Tirana International Airport, Albsig, ASA Autostar Albania, TENET, Kastrati Construction) Xhiro e aktivitetit 2021: 800 milionë euro (Kastrati Group, Kastrati, Tirana International Airport, TENET, Albsig, Auto Star Albania, Kastrati...

Aktualitet

Hekuran Brahimaj/Nga prodhues panelesh në ndërtues zgjidhjesh

  Shumë kompani ndërtojnë fabrika, ndërkohë që disa kompani, me kalimin e viteve, e tejkalojnë fabrikën. Emante është ilustrim i përkryer i kësaj kategorie të dytë. Në pamje të parë, ajo njihet si një nga...