RRETH NESH

“Diamond”-it i shtohet një fabrikë madhështore makaronash

 

Shpëtim Luku

Fabrikës së prodhimit të miellit në Vorë të Tiranës i shtohet edhe një fabrikë makaronash. Kundrejt një investimi mbi 10 milionë euro, shumë kjo e konkretizuar në ndërtimin e fabrikës për prodhimin e grurit të fortë dhe asaj të makaronave, tashmë Diamond mund të thuhet pa frikë se është fabrika më e kompletuar e sektorit të përpunimit të drithërave.

Cdo investim i ri është një lajm i mirë për biznesin dhe ekonominë shqiptare. Mirëpo në rastin e ndërtimit të një fabrike të re, si kjo që ka ngritur “Diamond”, investimi është akoma edhe më i mirëpritur. Sepse kemi të bëjmë me një investim në fushën e prodhimit të një artikulli të konsumit të gjërë në mënyrë të përditshme, ndërkohë që deri më tani, makaronat, në shumicën më të madhe janë siguruar nga importi. Dhe në saj të teknologjisë ultramoderne e bashkëkohore, bëhet fjalë për një produkt shumë cilësor, i krahasueshem me produktin më të mirë analog italian. Investimi pra duket plotësisht i justifikuar e i studiuar, pasi raporti cilësi cmim do të jetë i tillë që do ti sigurojë avantazh konkurues në tregun shqiptar makaronave “Diamond”.  Kapaciteti i fabrikës është i atyre përmasave që ai mund të plotësojë nevojat e  të gjithë vendit. Mirëpo,  si cdo investim i ri që duhet realizuar me largpamësi dhe me aftësi konkuruese, përtej tregut të vogël shqiptar, edhe  fabrika e makaronave Diamond është parashikuar që të prodhojë edhe për eksport. Në këtë mënyrë pra, kemi të bëjmë me një subjekt, i cili do të sjellë ndryshime cilësore në treg, pas Shqipëria mund të kthehet nga një vend importues në pjesën dërrmuese të pastave, në një vend që arrin të eksportojë  brandin e saj.

Fabrika e makaronave është një tjetër zhvillim cilësor në biznesin e grupit Agroblend. I njohur prej publikut dhe kryesisht prej fermerëve si një kompani e hershme e tregtimit të inputeve bujqësore, Agroblend ka ardhur duke e rritur, diversifikuar dhe zhvilluar aktivitetin e saj. Para disa viteve, u ngrit fabrika e miellit Diamond, një fabrikë moderne, e cila u bë një protagonist i spikatur i tregut përkatës, kurse tani kjo fabrikë shton “gjymtyrë” duke iu bashkangjitur edhe ajo e prodhimit të makaronave të shkurtra e të gjata. Dhe përvec kësaj, duke qenë se makaronat kërkojnë një lloj gruri të vecantë, Diamond tashmë ka në përbërje të tij edhe fabrikën tjetër të prodhimit të grurit të fortë.

Prodhimi sapo ka nisur dhe është e sigurtë që ai do të mirëpritet në treg dukë shënuar kështu vijimin e historisë së suksesit të Diamond-it, edhe me një investim e produkt të ri.

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Biznesmenet

KOMPANIA TELEKOM ALBANIA

Emri i kompanisë: Telekom Albania Të ardhurat bruto 2014:: 90 milionë EURO Numri i punonjësve: 438 Vendndodhja: Tiranë Telekom Albania është kompania e parë e telefonisë celulare në Shqipëri sa i takon kohës së themelimit....

2023

Arben Ndreka

President i kompanisë ADG (“LUFRA” sh.p.k) Të ardhurat Bruto 2022: 16 milionë euro Ndryshimi në % 22/21 +30 Numri i punonjësve: 265 Vendndodhja: Lushnje Atë vit, tashmë të largët, kur Arben Ndrekës iu desh ti...

2016

KUJTIM SHKRELI

Administrator i Përgjithshëm i kompanisë “EURO-FISH” Adresa: EuroFish, Lezhë Tel: 021522494, emaileuro-fi sh@libero.it Address: EuroFish, Lezhë Lezha është një qytet i ndryshuar përgjatë këtyre 25 viteve të demokracisë. Ndërtime të shumta janë realizuar, megjithatë pika...