RRETH NESH

Kompania ELKA SA

Xhiro e biznesit 2018: 33 milion EURO
Ndryshimi në % 18/17: +10
Numri i punonjësve: 397
Vendndodhja: Vrisera, Gjirokastër, Kosovë, Maqedoni, Greqi

Kompania ELKA SA është shumë e mirënjohur në vend. Nuk gabojmë pot ë themi se është ndër më të mirënjohurat. Për një mori arsyesh. Së pari për aktivitetin dhe protagonizmin e gjatë në treg. E themeluar në vitin 1993, pra në vitet e para të sistemit të ri ekonomik, ELKA SA ishte dhe vazhdon të mbetet një actor kryesor në këtë system. Janë 26 vite aktivitet, eksperiencë, protagonizëm, zhvillim, evoluim biznesi. Por janë edhe 26 vite takimi me klientë të ndryshëm anekënd Shqipërisë. Një kohë e gjatë kjo, që e ka rrënjosur emrin e kompanisë ELKA SA në mendjen e shumë e shumë konsumatorëve të produkteve të saj. Arsyeja e dytë lidhet me morinë e produkteve që ajo tregton dhe prodhon. Që në castet e krijimit të saj, ELKA SA u konceptua si një kompani distribuuse dhe tregtuese e markave të njohura ndërkombëtare, duke shtuar vlerë në Shqipëri dhe duke u bërë një model suksesi në këtë drejtim. Aktualisht janë mbi 123 produkte që tregtohen nga ELKA SA dhe ky numër i madh e bën të pashmangshëm “takimin” e klientëve e konsumatorëve të shumtë me këtë kompani.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2023

Proletar Hasani

Administrator i kompanisë “Albsteel” Xhiro e biznesit 2022: 29 milionë euro Ndryshimi në % 22/21: +33 Numri i punonjësve: 50 Vendndodhja: Durrës Kompania “Albsteel” quhet ndryshe edhe “Qendra e shërbimit të metalit”. Jo rastësisht, pasi...

Biznesmenet

ADI HAXHIYMERI

Administrator i Përgjithshëm i Kompanisë ” Bloja sh.a.” dhe “Prima” Të ardhurat bruto 2014: 13 milionë EURO Ndryshimi në % 14/13: +10 Numri i punonjësve: 73 Vendndodhja: Tiranë Gjatë vitit 2014, Adi Haxhiymeri ka qenë...

2016

ADAMANTIOS FRANTZIS

Emri i kompanisë: ANTEA Cement Të ardhurat bruto 2015: 41.6 milionë EURO Numri i punonjësve: 209 Vendndodhja: Krujë ANTEA Cement sh.a. është më i madhi investim i tipit “greenfi eld” në Shqipëri, vlera e përgjithshme...