RRETH NESH

Papërgjegjshmëria që “mbron” konsumatorin duke vrarë biznesin

Pronari i një rrjeti të njohur supërmarketesh nxorri telefonin nga xhepi dhe i telefonoi drejtorit të përgjithshëm të kompanisë së tij, për ti transmetuar  urdhrin për të hequr nga supermarketet pjeprin vendas. Nuk ishte një trill i castit pa arsye. Por ishte një reagim impulsive, I ndikuar prej një videoje të një protagonisti në rrjetet sociale, i cili  publikonte matjet e tij për sasinë e nitrateve tek një pjepër vendas dhe që sipas tij ishin në sasi shumë të larta, krahasuar me normativat. Dhe që e shoqëronte atë me një alarm të tipit: njerëz, po konsumoni vdekjen. Mirëpo, pasi kaloi pak kohë, pasi kaloi panikun fillestar, biznesmeni i njohur filloi të ketë një ndjesi faji që veproi në alarm. Që besoi apriori dicka, pa e verifikuar nga ana logjike, nga ana teknike etj etj. Ndaj iu fut një sfide tjetër. Asaj të verifikimit të besueshmërisë së instrumentit matës që kishte përdorur gazetari dhe që rëndom stigmatizohej si “lodër kineze”. Mori një pjepër  mati sasinë e nitrateve me aparatin kinez, e më pas, po  të njëjtin pjepër ia nënshtroi matjes në laboratorin e tij. Rezultatet ishin shumë të ndryshme në raportet 1:10. Pra laboratori nxirrte një sasi nitratesh 10 herë më ulët se sa ajo që nxirrte aparati matës kinez. 

Pikëpyetja e dytë e madhe lidhej me normativat me të cilat bëheshin krahasimet e rezultateve konkrete. Ku u sajuan këto normativa? Ku janë deklaruar ato? Ku i gjen ky aparat i paakredituar nga askush normativat e pranuara, me të cilat bëhet më pas krahasimi me rezultatet faktike? Sepse rregullorja europiane e vitit 2023 nuk ka asnjë limit për frutat, por vetëm për perimet? https://eur-lex.europa.eu/eli/reg/2023/oj

Duket pra që kemi të bëjmë me një situatë jo aq të thjeshtë, sa të mjaftojë kryerja një matje me një aparat tërësisht të pabesueshëm e më pas të rendim për ta hedhur atë në tregun e klikimeve. Pasi nën petkun e përpjekjeve për të mbrojtur konsumatorin në rastin konkret kemi vrarë fermerin shqiptar. Kemi kontribuar në rritjen e besimit ndaj produkteve që ai prodhon me mund e djersë e të cilat shpesh i shet me cmime që nuk i garantojnë as shpenzimet që ka kryer ai. Kemi kontribuar që produktet vendase të rrijnë stok, të pashitura e ti zgjerohet akoma më shumë hapësira produkteve të importit. Pra kemi kontribuar në vrasjen e fermerit shqiptar.

 Por kjo kërkon përgjgjshmëri, profesionalizëm, kompetencë, të cilat në kohët e sotme duket sikur janë pretendime luksi. Por papërgjegjshmëria apo edhe abuzimi shtrihen përtej këtij rasti. Për shumë kompani të njohura, me lehtësinë më të madhe adresohen akuza, të cilat synojnë ti godasin këto kompani në reputacion. Pra në atë pikë të fortë të tyre që ata e kanë krijuar me shumë përpjekje, përgjatë shumë viteve, nëpërmjet një sjelljeje korrekte e serioze karshi konsumatorit. që e kanë krijuar si reaksion afatgjatë nëpërmjet demonstrimit të vlerave më të mira. Kompani të tilla janë të vetëdijshme se reputacioni që kanë krijuar në treg e që pikësëpari ka të bëjë me besueshmërinë e tyre tek klienti është pasuria e vërtetë e tyre. Ndaj, ata nuk do të bënin asgjë që do të mund ta cënonte këtë vlerë që ata kanë, mirëpo sot, në kushtet e përhapjes së medias online, shumë persona për të mbijetuar mendojnë se kanë gjetur rrugën e duhur për të shitur heshtjen apo ndalesën pasi ndërtojnë një stuhi me shpifje. Nuk e di nëse kanë rezultat, pavarësisht se vetë gjykoj se skanë si  të ia arrijnë qëllimit. Pasi ai që ka arritur të ndërtojë reputacionin, ka ndërkohë edhe integritetin, cilësi kjo që e pengon të bëjë marrëveshje duke legjitimuar shpifjen apo papërgjegjshmërinë. Por e vërtetë është gjithashtu se edhe dëmi që shkaktojnë nuk është i papërfillshëm. Iu takon institucioneve shtetërore detyra për të qenë më të qartë në raste të tilla. Për tiu kthyer edhe njëherë rastit kur njw bloger turret në rrjetet sociale për të “hedhur nitrate” tek pjepri shqiptar ajo që duhet të bënin institucionet shtetërore ishte pikërisht ajo që bëri vetë biznesmeni shqiptar. Denoncim i mungesës së besueshmërisë së “lodrës” dhe referimi kundrejt rregullores së Bashkimit Europian.

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

Si te reduktosh dilemat e blerjes së një makine?

    Ose një histori personale dhe një propozim për koncensionaret e makinave në Shqipëri Shpetim Luku   Kushdo që është në pozitën e blerësit potencial të një makine padyshim që e ka të qartë...

2020

Erdal Demir

Emri i kompanisë: “Kurum International” Xhiro e biznesit 2019: 204 milion EUR Numri i punonjësve: 615 Vendndodhja: Elbasan Kur kompania e prodhimit te hekurit dhe celiqeve, Kurum International shpalli falimentin ketu e 4 vite me...

2020

Julian Berxulli

Emri i kompanisë: AMBRA Xhiro e biznesit 2019: 4 milion EURO Numri i punonjësve: 450 Vendndodhja: Durrës Edhe pse ka një histori tashmë 30 vjecare, në krye të biznesit shqiptar vazhdojnë të qëndrojnë thuajse të...