RRETH NESH

Rebani Likometa

Xhiro e biznesit 2018: 52 milion EURO
Ndryshimi në % 18/17: +150
Numri i punonjësve: 60
Vendndodhja: Tiranë, Elbasan

“E shikon këtë, ky është bitumi im, edhe ky, edhe ky…”.
Ndërsa kalonim në segmente të ndryshme rrugorë, gjatë një udhëtimi në një nga rrugët kryesore të Shqipërisë, e ndërtuar vitet e fundit, Rebani Likometa tregonte gjithë ngazëllim e krenari se bitumi ë ishte përdorur aty ishte ofruar e tregtuar nga ai. Ishte një krenari e ligjshme e një personi, i cili ka arritur të ndërtoje një kompani tepër të suksesshme, e cila është kthyer prej vitesh në furnitorin kryesor të kompanive që punojnë në infrastrukturë me një product të domosdoshëm, sikurse është bitumi. Ka edhe kompani të tjera që kanë këtë natyre aktiviteti, por duket se ato as i afrohen fare as kanë asnjë mundësi të konkurojnë me IZVOR 99-ën e Rebani Likometës. Dhe ky nuk është thjesht perceptim, por një një konkluzion i logjikshëm që rezulton nga “fotografimi” i biznesit përgjatë vitit 2018. Gjatë këtij viti IZVOR 99 ia arriti të realizojë një aktivitet në nivelin e 6.6 miliardë lekëve. E krahasuar me një vit më parë rritja ishte më shumë se sa 150 për qind.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

Papërgjegjshmëria që “mbron” konsumatorin duke vrarë biznesin

Pronari i një rrjeti të njohur supërmarketesh nxorri telefonin nga xhepi dhe i telefonoi drejtorit të përgjithshëm të kompanisë së tij, për ti transmetuar  urdhrin për të hequr nga supermarketet pjeprin vendas. Nuk ishte një...

2022

Kompania Zepa Natyral

Emri i kompanisë Zepa Natyral Vendndodhja: Sukth, Durrës Dashuria, Respekti për Natyrën, Pasioni, Inovacioni, si dhe lënda e parë 100% e freskët, zgjedhur me kujdes nga fermat më të mira, janë kombinimi perfekt për të...

Uncategorized

Projekti i vecantë i një biznesmeni të mirënjohur

As edhe një minutë nuk u menduan zyrtarët bashkiakë të Librazhdit, kur atyre iu vendos përpara në tavolinë projekt-vendimi që bibliotekës së qytetit ti vihej emri “Sami Leka”. Propozimi i disa intelektualëve librazhdas, me iniciator...