RRETH NESH

Samir Mane

Emri i kompanisë: Balfin Group
Xhiro e biznesit 2019: 250 milionë euro
Numri i punonjësve: 3000
Vendndodhja: Tiranë

Përpara pak viteve, gjatë një takimi punë me presidentin e Balfin Group, Samir Mane, ai tha se në Shqipëri nuk i kishte mbetur më gjë tërheqëse për të bërë. “I kam provuar të gjitha, dëshiroj që të zgjerohem me biznes në tregun rajonal e më gjërë” –deklaroi ai. Një deklaratë e tillë nuk është tregues vetëkënaqësie. As tregues megalomanie, sikundër mund ta perceptojnë disa. Por është thjesht dëshmi shumë e qartë realizmi për atë se ku ka arritur ky biznesmen e ku synon më tej. Pasi është mëse e vërtetë që në Shqipëri, Samir Mane ka prekur majat, ai ka rrokur suksesin absolut, qoftë horizontal e qoftë vertikal. Si rrallë kush, ai ka ndjekur politikën e diversifikimit të aktivitetit të tij si biznesmen në fusha të ndryshme si nxjerrje e mineralit të kromit, përpunim i tij, ndërtim banesash e kompleksesh rezidencialë, ndërtim dhe menaxhim qendrash tregtare, tregti artikujsh elektroshtëpiakë, tregti me pakicë e artikujve të ndryshëm, aktivitet bankar, aktivitet në telekomunikacione, aktivitete në su permarket, bujqësi etj. Si pakkush tjetër, Samir Mane ka spikatur më shumë si investitor se sa si biznesmen i zakonshëm që ka ofruar një produkt apo një shërbim në treg.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2019

Kompania Albaelettrica

Emri i kompanisë: Albaelettrica Xhiro e biznesit 2018: 25 milion EURO Numri i punonjësve: 137 Vendndodhja: Tiranë Albaelettrica, është e specializuar në tregtimin me shumicë e pakicë të materialeve elektrike, civile, industriale, si dhe projektimin...

2022

Robert Masha

Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë “Maccaferri Balkans” Emri i kompanisë: “Maccaferri Balkans” Xhiro e biznesit 2021: 13 milionë euro Ndryshimi në % 21/20: +60 Numri i punonjësve: 170 Robert Masha është një djalë i ri...

2021

Sokol Kika

Emri i kompanisë: KIKA Xhiro e biznesit 2020: 13 mln EURO Numri i punonjësve: 100 Vendndodhja: Tiranë Nëse do të shtronim një pyetje rreth sektorit të biznesit që ka numrin më të madh të kompanive...