RRETH NESH

Kosova diskriminon profilet e llamarinës së Shqipërisë

 

Produkti i Shqipërisë duhet të paguajë taksë doganore 10 për qind, i Kosovës jo.

 

Shpetim Luku

Realiteti  i marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Kosovës vazhdon të pasurohet me fakte të reja, ku njëri vend diskriminon biznesin e një vendi tjetër dhe anasjelltas. Edhe profilet e llamarinës apo sic quhen në gjuhën profilet tubolare të hekurit dhe llamarinës, të prodhuara në Shqipëri diskriminohen prej shtetit kosovar. Këto produkte prodhohen nga një sërë kompanish në Shqipëri. Por lideri i këtij tregu është Pap Metal Impex. Një kompani e mirëorganizuar, një kompani që për vitin 2015 pati një xhiro biznesi prej 12-13 milionë euro, një kompani që investon sistematikisht për rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese. Si cdo kompani e konceptuar dhe e ndërtuar me vision e me fuqi konkuruese,  edhe Pap Metal Impex e ka kuptuar se tregu i Shqipërisë është i vogël, aq me tepër me vështirësi sa i takon investimeve publike dhe private. Ndaj dhe i ka kushtuar një pjesë të vëmëndjes së saj eksportit. Dhe ia ka dalë të ketë sukses në vende të rajonit sikurse është Maqedonia apo Mali i Zi. Mirëpo në mënyrë paradoksale kjo komani nuk ka mundur të futet në Kosovë. Dhe arsyeja është fare e thjeshtë dhe banale. Kosova aplikon për këtë lloj produkti një taksë dognore prej 10 për qind. Kjo ndopdh në një kohë, kur i njëjti produkt, i ardhë nga Kosova në Shqipëri nuk i nënshtrohet asnjë lloj takse doganore. Kjo ka sjellë për pasojë faktin që profilet tubolare të hekurit dhe llamarinës të ardhura nga Kosova të jenë të pranishme dhe konkurente në tregun e Shqipërisë. Ndërkohë që në tregun e Kosovës produkti vendas i këtij lloji është pa asnjë konkurencë nga Shqipëria. Nga ana e operatorëve dhe specialistëve gjykohet se diferenca prej 10 për qind, e takses doganore që paguhet në kufirin e Kosovës, por jo në atë të Shqipërisë është mëse  e mjaftueshme për të bërë diferencën në treg.

Në këtë mënyrë, profilet tubolare i bashkangjiten asaj morie produktesh apo mallrash që kanë hasur probleme në tregjet reciproke. Dhe që dëshmojnë se klima e bashkëpunimit dhe e të bërit biznes në vendet tona është shumë larg asaj që duhet të jetë normalisht. Le të kujtojmë për një cast atë që ngjau jo shumë kohë më parë me qumeshtin Primalat, të cilin e nxorën nga tregu në mënyrë shumë të dyshimte, ndërkohë që ai kishte arritur të siguronte deri në 20 për qind të tregut të Kosovës. Telashe të herëpashershme kanë patur edhe produkte të tilla që janë të pranishme fuqishëm në Kosove si cimento apo tullat. Por edhe produktet e Kosovës nuk kanë qenë të imunizuara nga problemet me Shqipërinë, sikurse mund të përmendim ato të krijuara me miellin, patatet apo barnat mjekësore. Probleme këto që dëshmojnë se ka akoma shumë punë për të bërë mes qeverive për të ndërtuar një mjedis të unifikuar biznesi.

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

Të jetosh përtej mundësive të tua!

Të jetosh përtej mundësive të tua! Vite më parë, kur u ndërtua kompleksi turistik “Laguna”, në Malin e Robit, shitjet e apartamenteve apo ambienteve të tjera në të u bënë në kohë rekord. Për vështirësi...

Uncategorized

Proletari i kapitalizmit shqiptar

Po qe se puna të obligon për të bërë vizita periodike në kompaninë “Albsteel” gjëja që do të të bjerë më lehtë në sy është se kompania asnjëherë nuk është ashtu sikurse e le në...

Uncategorized

SHPETIM LUKU/ Ushtria e mashtruesve të telemarketingut

      Vins Vaughn, Ed Harris dhe Julia Ormond janë disa prej kastit të aktorëve të filmit Prime Gig, realizuar diku nga fillimi i viteve 2000. Pendleton “Penny” Wise, një telemarketist i talentuar që...