RRETH NESH

RAMË GECI

Emri i kompanisë: GECI GROUP
Të ardhurat bruto 2015: 8 milionë EURO
Numri i punonjësve: 150
Vendndodhja: Tiranë

Kur njeriu ndërmerr vendime të forta në biznes është e natyrshme që atë ta kaplojë një ndjenjë ankthi rreth saktësisë së këtij vendimi. Dhe përvec bindjes dhe arsyetimit mbi të cilin është mbështetur mbeshtetur ai, i takon të ardhmes ta vërtetojë faktin nëse është vepruar mirë apo jo. U mbushën 4 vite kalendarikë që Ram Geci është pronar i vetëm i “Tirana International Hotel”. Të shpenzosh mbi 40 milionë euro për tu bërë pronar i tij nuk është një vendim që mund të merret lehtë. Mirëpo ai e bëri këtë manovër biznesi dhe 4 vitet që ka kaluar hoteli nën pronësinë dhe administrimin e tij tregojnë një rritje të qëndrueshme të aktivitetit. Rritje kjo që vjen prej faktit se gjendja e hotelit permirësohet në mënyrë të vazhdueshme. Janë rinovuar tërësisht dhomat e këtij hoteli, SPA, ambientet ku organizohen konferenca, holli kryesor, baret, restoranti kryesor. Ecuria e Tirana International Hotel nën drejtimin e Ram Gecit tregon epërsinë e pronësisë me një pronar. Diku nga viti 2004 “15 katëshi” u privatizua nga një grup prej 25 biznesmenësh.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2020

Ilir Linza

Emri i kompanisë: FPM Tutto Mobili, Best Seller, FPD Xhiro e biznesit 2019: 20 milionë euro Numri i punonjësve: 159 Vendndodhja: Tiranë Ajo cfarë ndodh në sektorin e shitjes së mobiljeve i ngjan një lojë...

Uncategorized

Kur sulmohet biznesi i ndershëm

  Shpëtim Luku Ka disa kohë kur ndonjë media, portale apo edhe individë të ndryshëm nëpërmjet profileve të tyre në fb kanë vënë në focus të sulmeve të tyre kompani të mirënjohura në vendin tonë....

2020

Gentian Karaj

Emri i kompanisë: “Albanian Motor Company” Xhiro e biznesit 2019: 12 milionë euro Numri i punonjësve: 38 Vendndodhja: Tiranë Kompania e tregtimit të makinave, Albanian Motor Company, e cila prej 15 vitesh merret me shitjen...