RRETH NESH

ELENI BABAMETO

Adrimistratore e Përgjithshme e kompanisë “TEUTA DURRES”
Emri i kompanisë: TEUTA DURRES
Të ardhurat bruto 2015: 15 milionë EURO
Numri i punonjësve: 110
Vendndodhja: Durrës

Në Maj 1994, ish Fabrika e Makaronave Durres kalon në privatizim me pronarë dy fi rma të huaja, njëra italiane dhe tjetra nga Kosova. Në dallim nga shumica e ish ndërmarrjeve shtetërore, që në fi llimet e viteve 90 u mbyllën dhe nuk i rezistuan dot situatave te reja të ekonomisë së tregut, kjo fabrike, falë edhe drejtimit me integritet profesional nga ana e specialistes kimiste Eleni Babameto vazhdonte punën normalisht. Kjo ishte edhe arsyeja që të dy fi rmat ia besuan pikërisht asaj që të drejtonte tashmë një kompani private. Me shumë perpjekje dhe aftesi drejtuese Eleni arriti që të rriste aksionet e saj gradualisht nga 10% fi llestare deri 100% duke fi lluar nga viti 2009. Sot shoqeria TEUTA DURRES është 100% shqiptare me të vetmit aksionerë bashkëshortët Babameto me dy djemtë e tyre. Aktiviteti i kësaj shoqërie është një vazhdim i natyrshëm, duke mbetur gjithnjë në fushën e industrisë së paketimeve ushqimore. Sigurisht, historia e kësaj fi rme është një histori suksesi, por a është arritur lehtë kjo? Duhet të ndërthuren disa faktorë, por kryesore janë aftesitë, pasioni, puna.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

Biznesmeni Asllan Baraj nis ndërtimin e fabrikës së tullave dekorative

  Shpetim Luku Pas një periudhe 2-3 mujore, fabrika e tullave KID –ALB do të ketë një “fqinje” të re. Si rezultat i inciativës së biznesmenit, tashmë të mirënjohur, Asllan Baraj,ka nisur puna për ngritjen...

Uncategorized

Nesti Tarusha, një person “FIX” për biznesin e sallameve

Karakteristika kryesore e biznesit shqiptar përgjatë gjithë këtyre viteve ka qenë zhvendosja e tij nga qytetet e tjera të Shqipërisë në zonën Tiranë Durrës. Dhe jo pa qëllim. Kjo zonë është tregu kryesor i Shqipërisë,...

2016

ARBEN NDREKAJ

President i kompanisë “LUFRA” sh.p.k Emri i kompanisë: “LUFRA” sh.p.k Të ardhurat bruto 2015: 2 milionë EURO Numri i punonjësve: 100 Vendndodhja: Lushnjë Imagjinojeni pak veten në mes të një supermarketi gjigand nga ata që...