RRETH NESH

Faik Curri

Xhiro e biznesit 2017:  12 milion EURO
Ndryshimi % 17/16:   + 30
Numri i punonjësve:  180
Vendndodhja:  Tiranë

Në sektorin e ndërtimit të vepravë të ndryshme dhe punimeve në infrastrukturë egzistojnë një numër i madh kompanish. Ndoshta më shumë se sa në cdo sektor tjetër. Por fakt është se kompania “CURRI” është një prej protagonistëve të rëndësishëm të saj, jo vetëm nga pikëpamja kogore e aktivitetit, por edhe intensiteti i saj. E themeluar që në vitin 1995, sot” CURRI” regjistron në jetën e saj afro 24 vite aktivitet, ndërkohë që të shumta janë edhe veprat që kjo kompani ka ndërtuar apo rehabilituar. Sikurse thamë, ndërtimi dhe punimet e ndryshme të infrastrukturë përbëjnë një sektor të “populluar” me subjekte dhe arsyet e masivizimit mund të jenë të shumëllojshme. Cdokush që ka themeluar një kompani të tillë mund të ketë patur arsyet specifike të nisjes së biznesit në këtë sektor, kurse për Faik Currin, ngritja e kompanisë së tij thjesht përbënte një zhvillim profesional, por tashmë i konkretizuar në kushtet e ushtrimit të iniciativës së lirë. I diplomuar në Fakultetin e Inxhnierisë së Ndërtimit për inxhinieri hidroteknike, Faik Curri nuk kishte ku ta kërkonte fatin e tij, më mirë se sa në një kompani të tijën, e cila zhvillonte aktivitetin, pikërisht në fushën ku ai ishte diplomuar. Në realitetin e biznesit shqiptar ka edhe mjaft raste te tjera biznesi, ku kuali fi kimi i ngushtë i themeluesit të saj është i lidhur me natyrën e aktivitetit të kompanisë dhe thuajse në shumicën e rasteve, këto kanë prodhuar histori suksesi. E tillë është edhe kompania CURRI.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

C’të bëj me paratë e mia?!

    Shpëtim Luku Në kasafortat e bankave shqiptarët kanë rreth 10 miliardë euro depozita, por për shumë depozitues ky përfaqëson një stres më vete. Zhvillimet e viteve të fundit kanë treguar se marrëdhënia më...

2021

Saimir Mane

Emri i kompanisë: Balfin Group (Albchrome, Neptun, Mane TCI, Green Coast, Banka e Tiranës, Spar, Kid Zone, TEG, BFI Trade, QTU, etj) Xhiro e biznesit 2020: 260 milionë euro Numri i punonjësve: 3000 Vendndodhja: Tiranë...

2018

Kompania Agro Blend

Xhiro e biznesit 2017: 22 milion EURO Ndryshimi në % 17/16: + 10 Numri i punonjësve: 173 Vendndodhja: Vorë, Tiranë Biznesi i madh shqiptar tashmë ka një fizionomi të tillë ku konstatohet përqëndrimi i shumë...