RRETH NESH

C’të bëj me paratë e mia?!

 

 

Shpëtim Luku

Në kasafortat e bankave shqiptarët kanë rreth 10 miliardë euro depozita, por për shumë depozitues ky përfaqëson një stres më vete. Zhvillimet e viteve të fundit kanë treguar se marrëdhënia më pa interes që mund të egzistojë është ajo me bankat. Normat thuajse zero të interesit vjetor nga njëra anë, e nga ana tjetër rritja e inflacionit për një sërë arsyesh apo zhvlerësimi i valutave karshi lekut(për ata që kanë depozita në valutë) kanë bërë që depozitat të humbasin peshë. Të firojnë. Të kenë fuqi blerëse gjithnjë e më të vogël. Kjo ka sjellë një situatë shqetësuese për shumë e shumë depozitues. Pasi është keq të mos kesh disa para menjanë, të vlefshme e të dobishme për nevoja të ndryshme që mund të ketë njeriu, por është akoma më keq të kesh disa para e të shikosh të të zhvlerësohen e humbasin para syve të tu.  Nga njëra anë është e këshillueshme që gjithmonë duhet kursyer, pasi paraja e kursyer është para dy herë e fituar, por nga ana tjetër është e dhimbshme të shikosh se të jetuarit me racionalitet nuk vlen pasi e gjithë sakrifica e individëve bëhet hi nga zhvillime që nuk janë në dorë të tyre. Inflacioni ka vazhduar të gërryje depozitat në mënyrë sistematike. Të “ngrish” psh 100 mijë euro depozite për një vit kundrejt një fitimi prej 1 për qind, duke hequr edhe 15 për qind tatim është tërësisht e pasugjerueshme. Dhe kur mendon pastaj që norma zyrtare e inflacionit është 7-8 për qind, atëhere vendosja e një raporti të tillë me bankat është veprim i mjerueshëm.

Vetëm për shkak të efektit inflacion 10 mijë euro në vitin 2010 kanë patur vlerë më shumë se sa 15-16 mijë euro sot. Qytetarët e dijnë këtë, depozituesit në banka e kuptojnë këtë. Por kanë rënë në cark prej vitesh sepse nuk kanë ku të investojnë. Dhe kur themi investim nuk nënkuptojmë blerjen e pronave të paluajtshme sepse kjo nuk është e mundur nga të gjithë për vetë nivelet e ndryshme të depozitave që kanë individët. Por për investime në një treg  kapitalesh, e që në Shqipëri mungon. Ka mbetur një enigmë e madhe, por edhe dëshmie e fortë paaftësie e keqeverisjesh sistematike mosngritja e Bursës së Tiranës me kompanitë më serioze të listuara aty, të hapura karshi shitblerjes së aksioneve. Se pse nuk është ngritur ky institucion është një histori e gjatë që meriton gjithashtu një analizë të gjatë e të plotë, por fakti kryesor lidhet me karakterin informal të ekonomisë shqiptare dhe shkallën e lartë të korrupsionit që ka sunduar ndër vite. Mjafton të kujtojmë se mbi 1 miliardë euro kredi janë marrë nga sistemi bankar, prej bizneseve të ndryshme duke u gllabëruar e duke mos u kthyer më.  Mekanizimi biznesmen-vlerësues pasurie-staf menaxhues i bankave funksionoi për mrekulli dhe arriti ti zhvasë sistemit bankar shuma një shumë kolosale, e cila, pavarësisht se është fshirë nga regjistrat, sërish mbetet një shumë paraje e gllabëruar. Pra realiteti është se në Shqipëri Bursa mungon. Dhe në mungesë të saj, një pjese të depozituesve shqiptarë iu mbetet  ta drejtojnë vëmëndjen e tyre vetëmbrojtëse ndaj kursimeve të tyre  në drejtim të letrave me vlerë të qeverisë, obligacioneve me afat të ndryshëm maturimi të bankave. Por ka edhe më keq. Jo pak prej tyre i janë drejtuar ose tregut të fajdeve ilegale, duke rrezikuar shumë ose fondeve mashtruese të investimit që kanë mbirë kudo. Apo edhe monedhave të ndryshme virtuale. Kurse pjesa më e madhe e depozituesve është tërësisht e pafuqishme për të vepruar. Për të mbrojtur së paku paratë e tyre, pasi për rezultat pozitiv as që bëhet fjalë. Edhe pse kanë kohë që marrëdhënien me bankat e kanë testuar si të paleverdisshme, edhe pse e dinë që fuqia blerëse e parave të depozituara  është më e vogël nga njëri vit në tjetrin, prapë se prapë nuk kanë asnjë mundësi reagimi e korigjimi. Paratë e kursyera prej një jete racionale apo edhe veprimtarie të suksesshme në vend që të sjellin gëzim, sjellin shqetësim, ankth. Dhe paradoksalisht, sa më e madhe të jetë sasia e parave të depozituara, aq më i madh është shqetësimi. Përfundimisht paratë e depozituara nëpër banka iu shërbejnë vetëm bankave. Sic thotë Beppe Grillo “bankat dijnë gjithcka mbi paratë e tua sa shpenzon e ku shpenzon, por ti nuk di asgjë mbi paratë e tua në banka”

 

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Aktualitet

Mjedise sportive moderne për fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” nga Fondacioni Domi

Fondacioni Domi ka sjellë një transformim të rëndësishëm në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë, duke përfunduar rikonstruksionin dhe pajisjen me mjete sportive moderne të palestrës së qendrës. Një hapësirë dikur jo funksionale është...

2022

Maltin Korkuti

Emri i kompanisë Credins Bank Xhiro e biznesit 2021: 101 milionë EUR Numri i punonjësve: 997 Zyrat qëndrore: Tiranë Banka Credins e mbylli vitin ‘21 me një performancë të kënaqshme financiare dhe në linjë me...

2022

Nikolin Lleshi

Emri i kompanisë: ALBA SHOES GROUP & TNA Xhiro e biznesit 2021: 12.2 mln EURO Numri i punonjësve: 1100 Vendndodhja: Laç, Kamëz, Vlorë Alba Shoes Group një kompani e fortë e me experiencë të gjatë...