RRETH NESH

Nadir Causholli


President i kompanisë CFO Pharma

Emri i kompanisë: CFO Pharma

Xhiro e biznesit 2022: 60 milionë euro

Numri i punonjësve: 300

Vendndodhja: Tiranë

Kur Nadir Causholli themeloi kompaninë CFO Pharma, shumë të pakët mund të jenë ata që kanë parashikuar se ajo do të ishte lider në tregun farmaceutik. Kjo për arsyen e thjeshtë se në vitin 2003,kyr lindi CFO Pharma, në tregun farmaceutik kishte disa kompani të konsoliduara, me aktivitet të nisur më parë se sa ajo. Por ja që hierarkia në tregje nuk është e “ngrirë” njëherë e përgjithmonë. Pasi nëse ky do të ishte një rregull apo ligj i pashkruar atëhere nuk do të lindnin kurrë kompani e subjekte të reja. CFO Pharma tregoi se kur punohet me strategji e qartësi, me vullnet e përkushtim për arritjen e objektivave, merr edhe shpërblimin përkatës. Prej vitesh CFO Pharma është kompani lider në tregun farmaceutik shqiptar. Që nga viti i themelimit e deri më sot ajo ka njohur vetëm rritje dhe zgjerim. Fokusi i kompanisë është regjistrimi, importimi, shperndarja, shitja,marketing, promovimi dhe eksportimi i produkteve farmaceutike, pajisjeve medicinale dhe shtesave ushqimore.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”


Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2019

Kompania “Ama Recycling”

Xhiro e biznesit 2018: 16 milionë EURO Ndryshimi në % 18/17: +5 Numri i punonjësve: 50 Vendndodhja: Tiranë Viti 2018 ka qenë një vit shumë i vështirë e problematik për ato subjekte që e kanë...

2023

Kompania B.M Group

Emri i kompanisë: B.M Group Xhiro e biznesit 2022: 24 milion EURO Numri i punonjësve: 200 Vendndodhja: Koplik Kompania B.M e nisi aktivitetin e saj në vitin 2004 në Koplik, si një kompani me natyrë...

2021

Laurentiu Hutanu

Emri i kompanisë: Uji i Ftohtë Tepelenë Xhiro e biznesit 2020: 9.5 milionë euro Numri i punonjësve: 80 Vendndodhja: Tepelenë Orientimi drejt objektivave të qëndrueshëm dhe rritja e kontributit në komunitete duket se po kthehet...