RRETH NESH

Helidon Rruga


Administrator i Përgjithshëm i kompanisë “Coral Fish”

Xhiro e biznesit 2022: 29 milionë EURO

Ndryshimi në % 22/21: +5

Numri i punonjësve: 325

Vendndodhja: Durrës

Nuk e di nëse pronari i “Coral Fish”, Helidon Rruga e kishte imagjinuar që kompania që krijoi dhe filloi aktivitet në vitin 1994 do të arrinte në këto përmasa që ka arritur sot. Pra në një kompani me një volum aktiviteti rreth 30 milionë euro, me mbi 320 punonjës apo me një fitim vjetor 3.5 milionë euro. Por di që ai ndërtoi një endër, e ndoqi e punoi vazhdimisht për realizimin e saj. Sigurisht që ka besuar dhe ka vepruar cdo ditë, cdo muaj e cdo vit që kompania të vijë në këto nivele. Sepse suksesi është i lidhur me veprimin. Që të jesh i suksesshëm duhet të lëvizësh vazhdimisht, pa patur frikë nga dështimi. “Coral Fish” është ajo kompani që është sot, jo se u bë e tillë brenda ditës, por se për të është punuar plot 29 vite me përkushtim. Me pasion. Me strategji. Me dëshirë. Me sakrifica. Me mundim. Dhe cdo vit është përmirësuar. Cdo vit ka shënuar rezultate më të mira se vitin paraardhës.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”


Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2019

Genc Mataj

Emri i komanisë: Pelikan shpk Xhiro e biznesit 2018: 10 milionë euro Numri i punonjësve: 130 Vendndodhja: Durrës Shoqëria Pelikan shpk është krijuar me 22 Mars 1995 nga Feruz Mataj, me aktivitet Shërbime Logjistike; Spedicion,...

2021

Shpëtim Oseku

Emri i kompanisë: Agro Iliria Numri i punonjësve: 200 Vendndodhja: Lushnjë Ekonomia shqiptare e ka një ndër sektorët e saj prioritarë bujqësinë. Dhe për mënyrën e zhvillimit të saj, për rrugën që duhet të ndjekë...

2023, Biznesmenet

Anton Ndreca

Drejtor i Përgjithshëm e kompanisë “Gruppo Koni” sh.p.k Emri i kompanisë: Gruppo Koni sh.p.k Xhiro e biznesit 2022: 9 milionë euro Numri i punonjësve: 80 Vendndodhja: Lezhë Sandër dhe Nik Nikolli mund të njihen nga...