RRETH NESH

Ilir Linza

Xhiro e biznesit 2018: 9 milionë euro (vetem FPM)
Ndryshimi në % 18/17: +5
Numri i punonjësve: 159
Vendndodhja: Tiranë

FPM Tutto Mobil është një realitet i vecantë në biznesin shqiptar. Ndërsa aktorët e tjerë të biznesit i kanë shpenzuar energjitë e tyre konkuruese në përpjekje për të marrë një pjesë sa më të madhe të tregut të brendshëm, FPM ka ndjekur rrugën e kundërt. Ajo, që nga casti i krijimit të saj e deri më sot ka qenë dhe vazhdon të bëjë “luftën” e saj, betejat e përvitshme të saj vetëm në tregjet ndërkombëtare. Sepse e tillë është “gatuar” si kompani. E tillë është menaxhuar ndër vite. Të jetë e aftë që me cilësinë e produkteve të saj të cajë në tregjet e huaja. Vendet ku eksporton kjo kompani janë me dhjetra. Sigurisht, edhe kjo kompani has në konkurencë të fortë, por fakti që kjo konkurencë bëhet me më të mirët e kësaj fushe në rang rajonal dhe botëror do të thotë se kompania FPM ka standarte të tilla që as mund të krahasohen me simotrat e saj në Shqipëri. Fakti që produktet e saj shkojnë në vende të ndryshme të botës do të thotë se FPM ka fuqi konkuruese të lartë, ka atë fuqi konkuruese që rekomandohet teorikisht ta kenë edhe kompani të tjera në të gjithë sektorët e ekonomisë.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

AIWAIS U5, të blesh luksin duke kursyer!

    Kompania e tregtimit të makinave të reja, “Classic Tirana“ vazhdon të përforcojë orientimin e saj të ri drejt makinave elektrike. Duke qenë se tashmë ato përbëjnë një trend që sa vjen e përhapet...

Biznesmenet

ASLLAN BARAJ

Administrator i Përgjithshëm i kompanisë KID ALB Emri i kompanisë: KID ALB Të ardhurat bruto 2014: 7 milionë EURO Numri i punonjësve: 99 Vendndodhja: Maminas, Durrës Viti 2014 nuk ka qenë një vit fort komod...

2018

Skënder Pashaj

Xhiro e biznesit 2017: 17,4 milion EURO Ndryshimi në % 17/16: + 27 Numri i punonjësve: 1050 Vendndodhja: Kamëz Tiranë Që një kompani të quhet realisht e suksesshme ajo duhet të plotësojë disa kushte. Së...