RRETH NESH

Kina, dominuesja e tregut të makinave të reja

Me prodhimin masiv të makinave elektike, tregu botëror i makinave të reja është ristrukturuar në disa aspekte. Së pari, sa vjen e rritet pesha specifike qe zenë makinat elektrike karshi totalit të mjeteve gjithsej. Kështu, në nivel global, makinat elektrike përbëjnë rreth 18 për qind të totalit të makinave të reja,  një rritje nga 14 për qind në vitin 2022 në 18 për qind në vitin 2023. Parashikimet flasin që deri në fund të këtij viti, makinat elektrike të shitura të arrijnë në rreth 17 milionë njësi. Kjo rritje është vecanërisht e theksuar në Kinë, Europë dhe SHBA ku pjesa e makinave elektrike përbën respektivisht 45%, 24 % dhe 18 për qind të totalit. Ky trend i fuqishëm drejt elektrifikimit të transportit global, nxitur nga ulja e kostove të baterive, rregulloret e forta për emetimin e karbonit apo edhe stimujt, ka sjellë ndërkohë edhe ndryshimin e strukturës së mjeteve të prodhuara sipas vendeve

Kështu, për periudhën 11-mujore të vitit 2024, prodhimi global i automjeteve ka qenë në nivele të ngjashme me vitin 2023, me disa ndryshime rajonale të theksuara.

Kina mbetet lider global me rreth 28.3 milionë automjete të prodhuara, një rritje e lehtë prej 2.4% falë subvencioneve qeveritare për automjetet e reja dhe përmirësimeve të zinxhirëve të furnizimit.

Europa ka prodhuar rreth 17.4 milionë automjete, me një ulje prej 1.8% krahasuar me vitin 2023, për shkak të sfidave si grevat dhe problemet klimatike në disa vende.

Amerika Veriore (SHBA dhe Kanada) ka qëndruar relativisht e qëndrueshme, me një fokus të veçantë në uljen e stoqeve të tepërta.

India dhe rajonet e tjera të Azisë Jugore përjetuan një rënie në prodhim për shkak të ngopjes së tregut dhe eksportit të dobët.

Amerika Latine ka pasur rritje të prodhimit, veçanërisht në Brazil dhe Argjentinë, ku vëllimi është rritur mbi pritshmëritë.

Prodhimi global i automjeteve pritet të përfundojë  në rreth 89.4 milionë njësi për 2024, pak më i ulët krahasuar me 2023, si rezultat i stabilizimit të kërkesës dhe përmirësimit të inventarëve.

Edhe xhiroja totale nga shitjet e makinave të reja në nivel global në vitin 2024 pritet pothuajse në nivelet e vitit të mëparshëm, afërsisht 2.7-3 trilionë dollarë. Por që sigurisht që përfaqëson një rritje  krahasuar me disa vite më parë. Dhe kjo rritje është ndikuar nga rikuperimi ekonomik global, lehtësimi i zinxhirëve të furnizimit dhe rritja e kërkesës për automjete elektrike (EV) dhe hibride, të cilat kanë një kosto mesatarisht më të lartë sesa makinat me motor me djegie të brendshme.

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

Kur shteti të humb edhe vitet e punës si zv.Ministër!

L.M është një qytetar dhe ekonomist i njohur tiranas, i cili një pjesë të madhe të karrierës së tij e ka shpenzuar si zyrtar korrekt e i ndershëm në institucione të ndryshme shtetërore. Për të...

2022

Vasil Llajo

Emri i kompanisë: Intermedica Xhiro e biznesit 2021: 17 milionë euro Numri i punonjësve: 186 Vendndodhja: Tiranë Një mjek i mirë, kompetent e i përgjegjshëm, i dhimbsur e i kujdesshëm arrin të lërë gjurmë në...

2021

Isuf Begaj

Emri i kompanisë: Erzeni Xhiro e biznesit 2020: 11.7 milionë euro Numri i punonjësve: 250 Vendndodhja: Samaticë, Berat Për të qenë të suksesshëm nuk ka nevojë të jesh gjeni, vizionar apo të kesh një diplomë...