RRETH NESH

OTP Bank, 15 vjet më vonë në Shqipëri

 

Societe Generale Albania tashmë e ka të përcaktuar fatin e saj, teksa është shitur tek banka hungareze OTP.  Për sistemin bankar shqiptar hyrja e OTP-së është një lajm i mirë, pasi bëhet fjalë për një nga bankat më të mëdha të Europës Qëndrore dhe Lindore me një gamë të gjërë shërbimesh për individë privatë e deri tek klientët e korporatave. Shërbimet e grupit OTP variojnë nga banking, sigurimet, pasuritë e paluajtëshme, factoring, leasing, fonde investimesh e pensionesh etj. Ky grup është i përhapur në 9 vende si Hungaria, Sllovakia, Bullgaria, Serbia, Rumania, Kroacia, Ukraina, Mali i Zi dhe Rusia.

Për tregun shqiptar OTP Bank ka patur interes që në vitin 2003, kur doli në privatizim Banka e Kursimeve dhe ku konkurentë për blerjen e saj ishte Raiffeisen Bank dhe banka hungareze. Atëhere një grup gazetarësh shqiptare u ftuan ne Budapest për të vizituar e parë nga afruar realitetin e një prej kandidat blerësve të bankës kryesore në Shqipëri, ndërkohë që një grup tjetër gazetarësh ishin ftuar nga Raiffeisen Bank në Austri. E vërteta është se OTP Bank ishte dhe është një top bank dhe futja e saj në sistemin bankar shqiptar do të rrisë konkurueshmërinë dhe do të përmirësojë funksionet e tij.

 

 

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Uncategorized

Makina më e shtrenjtë në Shqipëri? Ja biznesmeni që e ka

  Një makinë e mirë është luks që një biznesmen mund tia lejojë vetes. Dhe në fakt, përgjithësisht, biznesmenët shqiptarë lëvizin në makina të shtrenjta dhe komode. Për këtë mjafton psh një eveniment biznesi për...

2021

Gentian Karaj

Emri i kompanisë: “Albanian Motor Company” Xhiro e biznesit 2020: 13 milionë euro Numri i punonjësve: 40 Vendndodhja: Tiranë Gentian Karaj është drejtori i përgjithshëm i kompanisë së tregtimit të automjeteve të reja “Albanian Motor...

Uncategorized

Shqiptari qe fitoi bashkëpunimin me Burberry-n e famshëm

    Julian Berxulli është shumë i lumtur këto ditë. Dhe me shumë të drejtë. Pasi kompania e tij, AMBRA është certifikuar nga mirënjohura angleze me famë ndërkombëtare, Burberry, si një kompani e denjë për...