Emri i kompanisë: “Geci Group”
Xhiro e biznesit 2019: 15 milionë euro
Ndryshimi në % 19/18: +2
Numri i punonjësve: 281
Vendndodhja: Tiranë

Teksa bisedoja në rrethana miqësore e të natyrshme dikur me biznesmenin e mirënjohur Ram Geci ai me parashtroi një shqetësim të tijin. “Kam disa lekë në bankë, por nuk dëshiroj ti le aty, por ndërkohë nuk po kristalizoj një ide biznesi ku mund ti adresoj ato fonde”- tha ai. U përpoqa ta kaloj me shaka këtë situatë duke iu kundërpërgjigjur me batutën që, “kështu hallesh pacin të gjithë”, mirëpo Rama insistoi sërish se ky ishte vërtet një hall për të dhe se e shqetësonte shumë. Për disa çaste më pushtoi meditimi. “Ja, ky është biznesmeni profesionist, ai që edhe pse biznesi në tërësi i shkon mirë, sërish është i shqetësuar edhe për detaje, është i shqetësuar për para që “flejnë” në bankë, e nuk janë të “dobishme” po qe se nuk investohen. Ram Geci është lider në biznes e duke qenë i tillë, ajo çfarë ai më parashtronte si hall, nuk ishte gjë tjetër veçse dëshmi e një ligji që duhet të mishërojë lideri që është ai i ambicies.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Aktualitet

Çmimet i vendos “urdhri” i tregut, jo kryeministri

Takimi i fundit i Kryeministrit Edi Rama me përfaqësues të kompanive të rrjeteve të supermarketeve, ku një pjesë e diskutimit iu kushtua edhe çështjes së çmimeve të larta, hap një debat që shkon përtej një...

2018

Faik Curri

Xhiro e biznesit 2017: 12 milion EURO Ndryshimi në % 17/16: + 30 Numri i punonjësve: 180 Vendndodhja: Tiranë Në sektorin e ndërtimit të vepravë të ndryshme dhe punimeve në infrastrukturë egzistojnë një numër i...

2020

Fatmir Bektashi

Emri i kompanisë: Kontakt Xhiro e biznesit 2019: 13 milion EURO Numri i punonjësve: 300 Vendndodhja: Tiranë Qytetet kryesore të Shqipërisë, por sidomos, kryeqyteti kanë pësuar një transformim të jastëzakonshëm urban. Si rrjedhojë e ndërtimeve...