RRETH NESH

Fabrika e Çimentos Fushë-Krujë

Emri i kompanisë:  Fabrika e Çimentos FushëKrujë
Xhiro e biznesit 2017:  50 milionë EURO
Numri i punonjësve:  372
Vendndodhja:  FushëKrujë

Fabrika e çimentos në Fushë Krujë u ndërtua fi llimisht nga kinezët në vitet 1960. Në vitin 1995 fabrika praktikisht kishte pushuar operacionet dhe qeveria vendosi që e vetmja mënyrë për ta shpëtuar ishte privatizimi i saj. Seament Holding e bleu fabrikën nga qeveria në vitin 2000 përmes degës së saj Fabrika e Çimentos Fushë Krujë sh.p.k. (FÇFK) dhe filloi një program modernizimi dhe investimi, të mbështetur me fonde nga BERZh, IFC, OFID dhe Alpha Bank. Fabrika e re u vendos në vitin 2007. Krujacem dhe Krujamall janë të njohura në gjithë Shqipërinë dhe rajonin si produkte dhe shërbime cilësore të çimentos. Duke i kuptuar sfidat e konsumatorëve dhe të palëve të interesit, FÇFK është bërë prodhuesi kryesor i çimentos në Shqipëri, i aftë të ofrojë zgjidhje të përshtatura për klientët dhe palët e interesit. Vizioni i FÇFK është që të jetë prodhues model i çimentos në rajon, duke ofruar zgjidhje alternative për burime të pakta, duke i bërë të përfitojnë të gjitha palët e interesit dhe duke u përpjekur për qëndrueshmëri korporative. Misioni i FÇFK është t’u ofrojë klientëve të saj produkte dhe shërbime me cilësi të lartë të çimentos dhe përmbushje të nevojave dhe të pritshmërive aktuale dhe të ardhshme të klientëve dhe të palëve të interesit, duke vendosur vlerën afatgjatë përpara fitimit afatshkurtër.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2019

Neta Arapi

Emri i kompanisë: Elian-Export Xhiro e biznesit 2018: 5 milionë euro Numri i punonjësve: 50 Vendndodhja: Lushnje Tek një kryqëzim në Lushnje, atje ku ndahen rrugët për në Fier e Berat, ndodhet një ndërtesë, në...

2023

Asllan Baraj

Drejtor i Përgjithshëm i Kombinatit të Qeramikës, “KID-ALB” Xhiro e biznesit 2022: 13 milionë euro Ndryshimi në % 22/21: +40 Numri i punonjësve: 100 Vendndodhja: Maminas, Durrës Viti 2022 ishte një vit që solli mjaft...

2020

Helidon Rruga

Emri i kompanisë: Koral Fish Xhiro e biznesit 2019: 21 milionë EURO Ndryshimi në % 19/18: 13% Numri i punonjësve: 500 Vendndodhja: Durrës Sikur Helidon Rruga do të dekurajohej nga ato cfarë flisnin nën zë...