RRETH NESH

Filip Gjoka

Emri i kompanisë:  “Filipi Co”
Xhiro e biznesit 2017:  3,2 milionë euro
Numri i punonjësve:  
Vendndodhja:  Laç

Ekzistenca e mbi 24 kompanive në grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e bimëve mjekësore bën që ky sektor të mos i shpëtojë fizionomisë që kanë edhe sektorët e tjerë të biznesit në Shqipëri. Pra një mbipopullim me subjekte, por edhe një diferencim i madh mes kompanive që kanë realisht aktivitet nga ato që vazhdojnë të mbahen “me thonj” si i thonë fjalës. Vetëm 4-5 kompani nga i gjithë totali arrijnë të kryejnë afro 80 për qind të totalit të punës në këtë sektor dhe kjo tregon qartë hendekun e krijuar mes subjekteve. Sigurisht që edhe ky aktivitet ka liderin e saj. Dhe ajo është kompania “Filipi Co”. Ky nuk është një konkluzion apriori, nuk është as ndonjë përfundim i bazuar në perceptime, të cilat mund të jenë edhe të gënjeshtërta si rrjedhojë e vizivibilitetit apo pranisë në media të njërit apo tjetrit drejtues. Jo, këtë e tregton dhe e “certifikon” më së miri treguesi i eksportit. Janë rreth 5 kompani të fushës që bëjnë pjesë në listën e 100 kompanive eksportuese më të mëdha të Shqipërisë për vitin 2017 dhe Filipi Co është kompania që ka vlerën e eksportit më të lartë ndër kompanitë e tjera simotra dhe konkurente të saj. Me afro 443 milionë lekë të reja eksport, kjo kompani renditet e para ndër kompanitë që ushtrojnë të njëjtin aktivitet me të, dhe e 49-ta ndër 100 kompanitë eksportuese më të mëdha. Volumi i eksportit është thuajse në të njëjta nivele sikurse një vit më parë, ndërkohë që në krahasim me vjet, kompania ka humbur 7 vende në këtë renditje, teksa vjet renditej e 42-ta. Është e qartë pra, se Filipi Co është një histori e mirëfilltë suksesi afatgjatë. Një sukses që ka filluar rrugëtimin e tij më 25 korrik të vitit 1991 si një kompani e specializuar në mbledhjen, përpunimin e bimëve medicinale dhe aromatike , pergatitjen e tyre për eksport në tregun Europian dhe atë Amerikan. Në vitin 1993 kompania nënshkroi kontratën e parë me firmën Amerikane AA Sayia, por sot ka arritur të vendosë marrëdhënie me më shume se 57 kom- pani në Europë dhe Amerikë. Në po të njëjtin vit kompania do të vlerësohej për shkak të kontributit të dhënë në rivendosjen e marrëdhënieve tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2016

SADIK ISMAILAJ

Emri i kompanisë: ALB-STAR Të ardhurat bruto 2015: 45 milionë EURO Numri i punonjësve: 934 Vendndodhja: Fier ALB-STAR Sh.p.k është një kompani lider në Shqipëri, në sektorin e ndërtimit dhe të industrisë. E themeluar në...

Aktualitet, Blog

Top 10 kompanitë në Kosovë për vitin 2024

Pavarësisht kufizimeve ligjore që e bëjnë të vështirë publikimin e të dhënave financiare, tashmë është e qartë se cilat janë gjigantët e ekonomisë kosovare. Dhjetë kompanitë kryesore, me xhiro që arrijnë qindra miliona euro, përfaqësojnë...

2016

LUAN MUÇA

Emri i kompanisë Delta Group Të ardhurat bruto 2015: 64 milionë euro Numri i punonjësve: 596 Vendndodhja: Tiranë Te arrish majat duhet force, ambicie dhe fat, te qendrosh atje, duhet karakter! Me kete thenie ne...