RRETH NESH

Kompania “Ama Recycling”

Xhiro e biznesit 2018: 16 milionë EURO
Ndryshimi në % 18/17: +5
Numri i punonjësve: 50
Vendndodhja: Tiranë

Viti 2018 ka qenë një vit shumë i vështirë e problematik për ato subjekte që e kanë të orientuar aktivitetin e tyre nga eksporti. Sepse, ndryshimi i kursit të këmbimit të Euros në raport me lekun i ekspozoi kompani të tilla përballë një konjukuture të re, por të pafavorshme. Ndërsa kontratat me partnerët e huaj ishin fiksuar në euro, pjesa më e madhe e shpenzimeve në vend bëhen në lekë. Dhe në kushtet kur Euro zhvleftësohet karshi lekut, atëhere është e qartë se kompanitë me natyrë eksportuese preken në rentabilitetin e tyre vetëm si pasojë e ndryshimit të kursit. Jashtë këtij ndikimi nuk kishte si të qëndronte edhe kompania e mirënjohur “Ama Recycling”. Megjithëse edhe asaj iu desh ta vunte këtë “ndryshim klime” biznesi, sërish, ia doli mbanë që të ruajë një performancë tëadmirueshme. Realioi një xhiro biznesi prej 2 miliardë lekë, duke patur afërsisht të njëjtin rezultat sa ai i një viti më parë. Po në të njëjtin nivel e pati edhe eksportin, pasi “Ama Recycling” është një kompani e cila të gjithë produktin e saj e ka për eksport. Dhe në renditjen e kompanive eksportuese më të mëdha ishte e 20-ta, cka tregon se kompania siguroi një performancë shumë të mirë.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

Biznesmenet

KOMPANIA ALBAELETTRICA

Ne vendosim standartet Të ardhurat bruto 2014: 13.5 milionë EURO Ndryshimi në % 14/13: +7 Numri i punonjësve: 80 Vendndodhja: Tiranë Shoqëria Albaelettrica është specializuar në tregtimin me shumicë e pakicë të materialeve elektrike, civile,...

Uncategorized

Nga tezgat e peshkut tek anijet dhe fabrikat “Coral Fish”, rruga e ndjekur nga Helidoni

SHPETIM LUKU/ Sikur Helidon Rruga do të dekurajohej nga ato cfarë flisnin nën zë bashkëqytetarë të tij kavajas, kur ai, vetëm 15 vjecar, vendosi një tezgë në qendër të qytetit, ai nuk do të ishte...

2019

Ilir Linza

Xhiro e biznesit 2018: 9 milionë euro (vetem FPM) Ndryshimi në % 18/17: +5 Numri i punonjësve: 159 Vendndodhja: Tiranë FPM Tutto Mobil është një realitet i vecantë në biznesin shqiptar. Ndërsa aktorët e tjerë...