unnamedSivjet është edicioni i 20-të i Botimit Kombëtar “Biznesi Shqiptar: Më të Mirët 2023”. 20 vite janë shumë, janë një periudhë e gjatë dhe mëse e mjaftueshme për të bërë një bilanc. Edhe Mark Twain thotë “se pas 20 vitesh më shumë do të pendoheni për ato që nuk keni bërë se sa nga ato që keni bërë”. Por në rastin tonë, pra në rastin e Botimit Kombëtar të Biznesit, “Biznesi Shqiptar: Më të Mirët” që filluam në vitin tashmë të largët 2003, nuk ka vend për shumë pendime. Sepse ky Botim ia ka dalë të përmbushë ato qëllime për të cilat edhe nisi. Ia ka dalë të mishërojë atë filozofi me të cilën e “veshëm”.
“Sipërmarrësit shikohen nga disa si grabitqarë që duhen vrarë, nga disa të tjerë si lopë që duhen mjelë, ndërkohë që ata janë kali i fuqishëm që tërheq karrocën”. Kjo është një nga shprehjet e famshme të ish kryeministrit britanik Churchill, por që në thelb përbën në mënyrën më të plotë edhe arsyen bazë pse nisi botimi ynë. Biznesmenët shqiptarë janë shikuar e gjykuar padrejtësisht en block si përfitues, si abuzues, si evazorë, si grabitqarë të pronave publike. Nga ana tjetër, jo pak personazhe të krimit të organizuar janë imponuar në publik statusin e nderuar të biznesmenit. Pa dashur të mohojmë se ka patur ndër vite edhe nga kjo kategori biznesmenësh abuzues dhe evazorë, ajo që ne kemi synuar është pikërisht ndarja e shapit nga sheqeri. Pra ndërtimi i një hierarkie reale në botën e biznesit. Dhe kjo nuk mund të bëhej e të realizohej në mënyrë të suksesshme nëse nuk ndiqej një metodikë e caktuar ku biznesi dhe biznesmenët monitoroheshin dhe shqyrtoheshin në bazë të performancës reale të tyre si dhe sipas impaktit social ekonomik të tyre. Pra të indikatorëve të caktuar si madhësia e biznesit, përfitueshmëria, treguesi i investimeve, natyra e aktivitetit, numri i punonjësve, kontributi fiskal etj, që tregojnë pozitën reale të biznesmenëve shqiptarë. Dhe mendojmë se këtë qëllim, këtë objektiv e kemi përmbushur në një farë mënyre suksesshëm. Botimi ynë, i kthyer tashmë në traditë, ka shërbyer edhe si një katalizator i fuqishëm për një qasje ndryshe për biznesmenët edhe nga një pjesë e medias. Pavarësisht se termi më i përdorur në adresë të biznesmenëve shqiptarë prej tyre është ai i oligarkut, e vërteta është se një pjesë jo e vogël e medias shqiptare ka filluar që të ketë një këndvështrim pozitiv për vetë rolin që kanë biznesmenët shqiptarë në zhvillimin e ekonomisë dhe vendit. Si promotorë të ecjes së vendit përpara. Mjafton të kujtojmë që për vitin 2022, dyqind kompanitë më të mëdha shqiptare realizuan një xhiro totale 13 miliardë eurosh, e cila është 30 për qind më e lartë se sa ajo e një viti më pare. Sigurisht që një ndikim të ndjeshëm në këtë ritëm të lartë rritjeje ka patur edhe rritja e cmimeve, si rrjedhojë e krizës që u shfaq pas luftës së Rusisë në Ukrainë dhe reagimeve të qeverivë të ndryshme të botës. Por pavarësisht prej saj, fakt është që aktiviteti i 200 kompanive më të mëdha shqiptare vjen në rritje nga njëri vit në tjetrin.
Nga ajo që ne konstatojmë cdo vit, vazhdon të mbetet një problem për ekonominë shqiptare struktura e kompanive brenda 200 më të mëdhenjve. Apo edhe brenda 200 kompanive më të suksesshme sa i takon fitimit të realizuar. Sepse kompanitë prodhuese që arrijnë të futen aty janë të pakta.
Në emër të përmirësimit të cilësisë së botimit, por edhe si nevojë e pasjes së disa referencave për krahasime e analiza ne kemi paraqitur sistematikisht edhe të dhëna të përafërta nga biznesi i rajonit. Pra nga vende si Serbia, Slovenia, Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina. Vjet nisëm një bashkëpunim me Agjensionin Tatimor të Kosovës duke siguruar disa të dhëna orientuese rreth realitetit të biznesit atje, por fatkeqësisht këtë vit, në vend që bashkëpunimi të shtyhej edhe më tej, ai ngeci. Dhe e gjithë kjo në emër të një ligji absurd që egziston vetëm në Kosovë dhe në Shqipëri, ku administrate tatimore i konsideron të dhënat rreth performancave faktike të biznesit si secret. Mirëpo, nëse në Shqipëri, ky absurditet është i zbutur disi prej dorëzimit vullnetar të bilanceve të kompanive në Qendrën Kombëtare të Biznesit, në Kosovë absurditeti i konsiderimit të tyre secret tregtar vazhdon. Ndërkohë që në vende të tjera të Ballkanit informacione të tilla janë mëse normale. Një falenderim shkon edhe në adresë të institucioneve që ndihmojnë në realizimin e këtij botimi.

Botimet e Reja





  • SAMIR MANE

    President i BALFIN GROUP Qarkullimi Vjetor 2014: 295 mln EURO Numri i punonjësve: 3500 Vendndodhja: Tiranë Balfi n, Balkan Finance Investment Group, është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon. Portofoli i investimeve të Grupit mund të kategorizohet në aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin…

  • CHRISTIAN CANACARIS

    CEO i Raiff eisen Bank në Shqipëri Emri i kompanisë: Raiifeisen Bank sh.a Të ardhurat bruto 2014: 120 milionë EURO Numri i punonjësve: 1000 Vendndodhja: Tiranë Kur ish-Banka e Kursimeve kaloi nën pronesinë e Raiffeisen Bank Internacional pritshmëria më e madhe ishte që futja e këtij investitori të mirënjohur të shërbente si katalizator për modernizimin…

  • ADRIAN ÇELAJ

    Administrator i Përgjithshëm i OSHEE-së Emri i kompanisë: OSHEE Të ardhurat bruto 2014: 335 milionë EURO Numri i punonjësve: 4967 Vendndodhja: Tiranë Që në çastet e para kur Shqipëria fi lloi transformimin e sistemit ekonomik, në fjalimet dhe veprimet e politikanëve u vu re fetishizim i procesit të privatizimit. Sipas tyre, privatizimi i gjithckaje do…

Qendra Shqiptare për Gazetari Investiguese

QENDRA SHQIPTARE PËR GAZETARI INVESTIGUESE” është një organizatë jofitimprurëse, e themeluar me vendim të Gjykatës së Tiranës numër 191, datë 17.09. 2004.

Libri “BIZNESI SHQIPTAR: MË TË MIRËT E VITIT” është një botim traditë tashmë i Qendrës, i filluar në vitin 2004 dhe që ka 17 vite jetë.

Shpëtim Luku

Drejtor i Qendrës Shqiptare për Gazetari Investiguese.

Shpëtim Luku është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë. Ka punuar si gazetar profesionist i ekonomisë dhe biznesit në gazetat kryesore të vendit si “Rilindja Demokratike”, “Koha Jonë”, “Shekulli”, “Dita” si dhe në revistën “Spektër”.

Nikolin Jaka

Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë

Nikolin Jaka ka lindur më 17 Maj 1972 në Rrëshen, Mirditë. Në vitin 1994 u diplomua pranë Fakultetin Juridik në Universitetin e Tiranës.

Prof. Dr Dhori Kule

Dekan i Fakultetit të Ekonomisë

I Diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, Prof. Dr Dhori Kule numëron në përvojën e tij profesionale rreth 18 vjet si pedagog i Fakultetit të Ekonomisë

Dr. Zef Preci

Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike

Me më shumë se 25 vite pune si studiues në fushën e kërkimeve social-ekonomike, ideimin dhe drejtimin e kryerjes së studimeve, përgatitje raportesh, prezantime publike, hartim vrojtimesh kombëtare, mbledhje të dhënash, interpretime dhe analiza

Bardhi Sejdarasi


Gazetar

Është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike. Pas disa viteve ushtrim i këtij profesioni, i është dedikuar gazetarisë, duke punuar në një sërë mediash si “Republika”, “Koha Jonë”, “Monitor”, “Shekulli”, “Ekonomia”Tv Koha, “Tv Norba”, Tv A1, “Albania”, “Ballkan”.

  • logo gruppokoni

Biznesmenet shqiptare

Sivjet është edicioni i 20-të i Botimit Kombëtar “Biznesi Shqiptar: Më të Mirët 2023”. 20 vite janë shumë, janë një periudhë e gjatë dhe mëse e mjaftueshme për të bërë një bilanc. Edhe Mark Twain thotë “se pas 20 vitesh më shumë do të pendoheni për ato që nuk keni bërë se sa nga ato…

Recent Pages

Papërgjegjshmëria që “mbron” konsumatorin d
Pronari i një rrjeti të njohur supërmarketesh nxorri telefonin nga xhepi dhe i telefonoi drejtorit të përgjithshëm të kompanisë së tij, për ti transmetuar urdhrin për të hequr nga supermar...
September 11, 2024 Read More
Conad merr vendimin e rëndësishëm
Kompania e njohur Conad Albania ka marrë së fundmi një vendim të ëndësishëm. I gjithë rrjeti i saj i dyqaneve nuk do jetë më me metodën franchising. Pra bazuar edhe në një partneritet me ...
July 26, 2024 Read More
“Lajthiza” vlerësohet në Bruksel me
Uji “Lajthiza” ka qenë alternative e parë e konsumatorëve gjatë vitit 2023. Ashtu sikurse ka qenë përgjatë gjithë kohës, që nga momenti kur është hedhur në treg. Ashtu sikundër vazhd...
July 16, 2024 Read More
Miss Fake News
Miss Fake News Pedagogët e Gazetarisë në përgjithësi e veçanërisht ata që japin raportimin e lajmit kanë pak kohë që fërkojnë duart nga kënaqësia. Sepse tashmë nuk iu duhet të qëm...
June 25, 2024 Read More
Si e surprizoi Avni Ponari ish-Ministrin e tij?
Teksa lëvizte me makinë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Avni Ponarit i zunë sytë  ish-Ministrin nga i cili varej institucioni ku ai punonte si Oficer marine. Ishte Ministri që si rezu...
June 18, 2024 Read More
Avantazhi që u kthye në skllavëri
  Shpëtim Luku Përpara syve në një karburant të Dhërmiut të shfaqet një pamje me të cilën nuk je mësuar. Një filipinas me sens humori kryen veprimet e zakonshme që i takojnë të k...
June 2, 2024 Read More