Si e surprizoi Avni Ponari ish-Ministrin e tij?

Teksa lëvizte me makinë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Avni Ponarit i zunë sytë  ish-Ministrin nga i cili varej institucioni ku ai punonte si Oficer marine. Ishte Ministri që si rezultat i mospëlqimit të një fejtoni, të shkruar nga Ponari e të botuar në gazetën e ushtrisë, u angazhua personalisht që Avni Ponari të largohej nga profesioni që ai e donte aq shumë. Ishte Ministri, që me vendimin e tij, i dha Avni Ponarit ankthin e parë që vjen nga papunësia. Ishte Ministri, i cili me veprimin e tij e ballafaqoi oficerin e ri dhe babain e dy fëmijëve të vegjël  me shqetësimin dhe pasigurinë që të jep papunësia. Tashmë me një status të ri, Avni Ponari ndaloi makinën afër ish-eprorit të tij, doli nga makina, i dha dorën dhe e pyeti: a më njeh?

“Sigurisht që të njoh”, iu përgjigj ish-Ministri, me një buzëqeshje në fytyrë, e ndoshta  i përgatitur psikologjikisht edhe për ndonjë shfryrje mllefi nga ana e “viktimës” së tij të dikurshme. Por ajo që ndodhi ishte e kundërta e saj që mund të presupozonte ai. Ponari nxori një kartëvizitë nga xhepi dhe ia la në dorë duke e shoqëruar gjestin me fjalët: sa herë të kesh nevojë, për cdo gjë që të kesh nevojë dhe kurdoherë që të kesh nevojë, trokit në derën time pa ngurrimin më të vogël. Po pse kjo ofertë bujare?  Cfarë ishte deklarimi i këtij disponimi dashamirës dhe i dobishëm? Shprehje konsiderate dhe vlerësimi i Avni Ponarit për ish eprorin që e shkarkoi nga puna? Sjellje sipas predikimit Kristian për të mos iu përgjigjur tjetrit “sy për sy e dhëmbë për dhëmbë”? Asnjëra nga këto nuk ishte. Hapja e derës, dhënia e lejes për të trokitur kurdoherë aty për cfarëdo lloj nevoje ishte thjesht një veprim në bazë të një konkluzioni filozofik.  Ishte një veprim që u bë si rrjedhojë e shikimit pozitiv të gjërave dhe ngjarjeve. Shkarkimi nga puna, edhe pse me preteks qesharak, ishte njëri nga gurët e themelit, me të cilin më pas, Avni Ponari ndërtoi perandorinë “SIGAL”. Sepse pas këtij shkarkimi ai u fut në industrinë e sigurimeve, duke mbuluar kryesisht sigurimet e mjeteve motorike dhe të anijeve në udhëtim. Por kur edhe nga kjo punë pati telashe të tjera me eprorët e tij  atëhere kupa u mbush. Nuk mendoi më për punësimin e radhës, gjë që do të sillte problemet e radhës. Por mendoi të mos humbë më kohë,  shfrytëzoi ligjin e porsa dalë për liberalizimin e tregut të sigurimeve, aplikoi për të marrë licencën e kompanisë private, të projektuar në kokën e tij mbi bazën e një vizioni pa limite dhe filloi punën për konkretizimin e tij. Gjithë ditëve rrugëve të Shqipërisë, qytet më qytet për të ngritur rrjetin shitjes së policave të sigurimit. Gjithë ditën me përpjekje të stërmundimshme për të krijuar “ushtrinë” e siguruesve të “SIGAL”-it. Në ditë të caktuara ka rastisur të përshkojë edhe 1000 kilometra brenda ditës, duke shkuar në 5 qytete të Shqipërisë nga Veriu në Jug. Dhe bëhet fjalë për një kohë kur rrjeti rrugor ishte i shkatërruar dhe udhëtimi me automjet ishte torturë e vërtetë. Gjithë ditën në punë në funksion të “SIGAL”-it, kësaj “foshnje” që sapo kishte lindur e duhej të rritej, ndërkohë që në darkë kthehej tek fëmijët që i kishin munguar e iu kishte munguar përgjatë ditës. Por sapo niste të qetësohej e të shlodhej disi fizikisht nga dita e gjatë dhe e mundimshme, mendja i rrinte tek “SIGAL” dhe mezi priste të zbardhte dita e re, për të nisur sërish dedikimin ndaj krijesës së tij të biznesit. Momenti kur takoi ish-Ministrin e tij, i përket një kohe, kur “SIGAL” kishte marrë drejtim e rrugë, kishte lënë pas ato konkurentë që ishin  në treg dhe kishte fituar rolin e lidershipit në tregun e sigurimeve. Dhe në euforinë e suksesit, Avni Ponari përcaktonte nëpërmjet analizës së tij si një nga kontribuesit e rëndësishëm edhe vendimin për pushimin nga puna.

Që nga ai moment, pra që nga casti kur “SIGAL” siguroi rolin primar në tregun e sigurimeve, e ka ruajtur këtë rol dhe e ka forcuar nga viti në vit.

Duke u rritur, duke u forcuar dhe konsoliduar “Sigal Uniqa Group Austria” ka arritur të ketë një impact të madh në jetët e gjithsecilit që ka ndërtuar marrëdhënie me të. Të sigurohesh do të thotë dinjitet, intergritet për gjithsecilin. Të sigurosh shtëpinë do të thotë se në rast fatkeqësish natyrore mos të rrish me sytë e drejtuar nga institucionet publike në shpresë të mëshirës së tyre, por të zgjidhësh problemin konform kontratës që kë nënshkruar me kompaninë e sigurimeve.

 Të sigurohesh për shëndetin do të thotë që nëse të “zë e keqja” të mos rrish në shpresë të apeleve për ndihmë e solidaritet, që me shumë mundësi ka të mos vijë, por ti drejtohesh kompanisë së sigurimit për pagesën e faturave. Dhe dalim pastaj edhe tek një ndër arsyet kryesore pse veprimtaria e “Sigal Uniqa Group Austria” është kaq e suksesshme. Sepse ajo nuk i shmanget detyrimit kryesor që ka një kompani sigurimi e që është pagimi i dëmeve. Vetëm në Shqipëri mbi 22 për qind e totalit të dëmeve  Jo-Jetë ose afro 14 milionë euro janë paguar nga “Sigal”.  Kurse Sigal Jetë ka rreth 58 për qind të totalit të dëmeve të paguara. Dhe kur ke reputacionin e një kompanie serioze dhe të përgjegjshme, atëhere edhe klientët të besojnë. Ndaj dhe aktiviteti i kompanisë, vetëm në Shqipëri, është rritur rreth 13 për qind krahasuar me vitin paraardhës.

 E vërteta është se “SIGAL UNIQA GROUP Austria” ka ofruar gjithmonë mundësi të reja aty ku të tjerët nuk i shohin, ndaj është një hap para në ofrimin e produkteve novatore, të thjeshta, të shpejta dhe pa kosto shtesë. I kushtohet shumë rëndësi rritjes së eficensës nëpërmjet optimizimit të mëtejshëm të modelit të biznesit, duke rritur produktivitetin. Janë thjeshtëzuar dhe automatizuar pjesa më e madhe e proceseve të punë, janë shkëmbyer dhe zbatuar praktikat më të mira të punës, është optimizuar më tej marrja në sigurim dhe vendosja e cmimeve.

Modeli i biznesit është përmirësuar nëpërmjet adoptimit të mënyrave të reja të qasjes ndaj klientëve dhe pasurimit të gamës së produkteve dhe shërbimeve, të cilat ofrojnë vlerë shtesë për klientët. Kompania ka rritur vizibilitetin e brandit dhe tërheqjen ndaj produkteve egzistuese dhe atyre të reja.

Në misionin për të qenë më shumë se sa kompani sigurimi SIGAL ka zgjeruar modelin e biznesit përtej fondit të sigurimeve, duke thelluar fokusin tek menaxhimi i aseteve dhe biznesit të fondeve të pensionit. Si dhe është punuar më tej me promovimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit mbi kujdesin dhe mbrojtjen e rriskut.

Po qe se do të kishim mundësi të monitoronim nga afër Avni Ponarin për një periudhë të caktuar kohe, me siguri do të konstatonim që fjala më e përdorur e tij gjatë ditës është “SIGAL”. Dhe ka të drejtë. Sepse “SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA” është tashmë jo vetëm një realitet i rëndësishëm në tregun financiar shqiptar, por njëkohësisht është edhe një ide e 25 viteve më parë, e transformuar në një gjigand brenda një harku kohor 25 vjecar.

SIGAL është gjurma e suksesit të Avni Ponarit, është kryevepra që e ka përmbushur dhe realizuar plotësisht atë.

Recent Posts

Miss Fake News
Miss Fake News Pedagogët e Gazetarisë në përgjithësi e veçanërisht ata që japin raportimin e lajmit kanë pak kohë që fërkojnë duart nga kënaqësia. Sepse tashmë nuk iu duhet të qëm...
June 25, 2024 Read More
Si e surprizoi Avni Ponari ish-Ministrin e tij?
Teksa lëvizte me makinë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Avni Ponarit i zunë sytë  ish-Ministrin nga i cili varej institucioni ku ai punonte si Oficer marine. Ishte Ministri që si rezu...
June 18, 2024 Read More
Avantazhi që u kthye në skllavëri
  Shpëtim Luku Përpara syve në një karburant të Dhërmiut të shfaqet një pamje me të cilën nuk je mësuar. Një filipinas me sens humori kryen veprimet e zakonshme që i takojnë të k...
June 2, 2024 Read More
Rikthimi i gjigandit mediatik
Shpëtim Luku Tregojnë se dikur, dikush po i raportonte Dritan Hoxhës, themeluesit të “TOP Channel”, disa lëvizje në funksion të konkurencës të një televizioni tjetër privat. Tani i T...
May 5, 2024 Read More
Makinat e reja pa certifikatë konformiteti shtohe
Makinat e reja pa certifikatëkonformiteti shtohen ne treg Përballë koncesionarit zyrtar, pozicionohet një shitës ambulant, shpesh herë me një ‘kasolle’ ku ka vetëm një tavolinë, një ...
March 30, 2024 Read More
SHPËTIM LUKU/ Leksioni i një eksportuesi
Qëkurse euro është zhvlerësuar karshi lekut, duke u stabilizuar në raportin ku 1 euro këmbehet me 100 deri 105 lekë, nuk kanë reshtur ankesat dhe kërkesat e eksportuesve shqiptarë. E kanë b...
February 1, 2024 Read More
Të jetosh përtej mundësive të tua!
Të jetosh përtej mundësive të tua! Vite më parë, kur u ndërtua kompleksi turistik "Laguna", në Malin e Robit, shitjet e apartamenteve apo ambienteve të tjera në të u bënë në kohë rek...
January 29, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/Pse janë kaq të korruptueshëm doga
Shpëtim Luku Xiao Min ishte një biznesmen kinez, i cili merrej me biznesin e tregtimit të veshjeve tekstile në Shqipërideri para vitit 2010, përpara se të transferohej në Maqedoninë e Veri...
January 16, 2024 Read More