Miss Fake News

Miss Fake News

Pedagogët e Gazetarisë në përgjithësi e veçanërisht ata që japin raportimin e lajmit kanë pak kohë që fërkojnë duart nga kënaqësia. Sepse tashmë nuk iu duhet të qëmtojnë nëpër libra të ndryshëm,  për të identifikuar shembuj të fake news-eve, dhe më pas të diskutojnë rreth tyre me studentët. Si të dallohet një fake news, si të reduktohet apo eleminohet efekti i një fake news-i, si të kuptohen arsyet e hedhjes në qarkullim të një fake news-i etj etj. Nuk ka pra pse të ndërtojnë leksionet dhe diskutimin rreth lajmeve të rreme me shembuj të sofistikuar nga jashtë, pasi Shqipëria ka tashmë  në gjirin e saj autoren e fake news rekord, deputeten Ina Zhupa. Përpara pak muajsh ajo hodhi në qarkullim lajmin që drejtori i Përgjithshëm i RTSH, Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit, i ndikuar nga presioni që Ina si deputete dhe disa persona të larguar nga puna, kanë ushtruar ndaj tij. Madje për pak orë, Ina Zhupa e përjetoi edhe si triumf këtë dorëheqje të pandodhur, duke shkëmbyer me anëtarë të tjerë të “kauzës” së saj komplimenta reciproke. Edhe sot e kësaj dite, kur Drejtori i Përgjithshëm i RTSH vazhdon natyrshëm e suksesshëm veprimtarinë dhe misionin e tij në krye të institucionit t% media publike, postimi i deputetes Ina Zhupa vazhdon të jetë i pranishëm në faqen e saj në fb. Përveçse dëshmi kokëfortësie, ky fakt ekspozon ndërkohë mungesën totale të fleksibilitetit nga ana e deputetes, mungesën e dëshirës pë reflektim edhe kur realiteti e nxjerr blof. Këto janë mungesa të rëndësishme për një person, i cili dëshiron dhe aspiron të jetë në politikë për një afat të gjatë kohor. Por nuk mund të jesh e tillë nëse je me kredibilitet, reputacion e besueshmëri të cënuar e të cunguar. Këtë deputetja i’a ka bërë vetes. Në fund të fundit çdokush që operon me fake news, kujdeset që ato të jenë aq të sofistikuar sa të duhet punë nga ana e atyre që janë objekt i tyre për t’i çmontuar efektin negativ të tyre. Sepse me përhapjen masive të rrjeteve sociale, fake news-i është bërë një instrument i zakonshëm me të cilin operohet në politikë, gazetari, biznes e fusha të tjera. Por çdokush duhet të paguajë edhe koston përkatëse për lajmet e rreme. Dhe kjo kosto është humbja e besueshmërisë, aq e domosdoshme kjo për të qenë i suksesshëm.  Është e qartë se tashmë Ina Zhupa është kthyer në simbolin e fake-news për arsyen e thjeshtë se lajmet fake të saj kanë qenë lehtësisht të përgënjeshtruar që ditën e parë kur janë hedhur në qarkullim dhe vazhdojnë e përgënjeshtrohen çdo ditë që drejtori i Përgjithshëm i RTSH shkon dhe ulet në zyrën e tij për të drejtuar. Edhe pse kanë kaluar muaj nga kjo ndodhi, sërish persona të caktuar vazhdojnë me pyetjen: a dha dorëheqjen drejtori, çka nxjerr të pah efektin negativ të një fake news-i. Studimet e ndryshme kanë treguar se arsyeja kryesore e veprimit me fake news është politika, apo dëshira për të përfituar para ndaj dhe Ina Zhupa si një deputete e Parlamentit shqiptar besoj se arsyet e veprimit i ka të tilla. Pra arsye politike. Me dëshirën për të qenë e pranishme me statusin e një protagonisteje. Por kauzat duhen identifikuar, ato nuk mund të shpiken. Pasi ndryshe mund të ndodhë që të bësh një investim aq të keq për veten sa të quhesh në vijim “Miss Fake News”.

Recent Posts

Ish-emigranti biznesmen që eksporton gjysmën e p
Shumica e biznesmenëve që kanë sot pozita të forta dhe dominuese në biznesin shqiptar janë bërë të tillë nëpërmjet një rrugëtimi që ka nisur në fillim të viteve 90-të. Pra, atëhere ...
October 16, 2024 Read More
Zotëria i turizmit!
Fatos Cerenishti njihet tashmë nga të gjithë si pionieri i turizmit shqiptar. Por fillimet e tij në biznes i ka në sektorin e ndërtimit. Pra në atë sektor që ka qenë dhe vazhdon të mbetet b...
October 10, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/ “Më të Mirët” realizuan 13 mi
Ja ku erdhi edhe edicioni i 21-të i Botimit Kombëtar “Biznesi Shqiptar: Më të mirët 2024”. Cdo botim i ri është një përforcim edhe më i madh i traditës që ka krijuar tashmë ky botim u...
September 23, 2024 Read More
Papërgjegjshmëria që “mbron” konsumatorin d
Pronari i një rrjeti të njohur supërmarketesh nxorri telefonin nga xhepi dhe i telefonoi drejtorit të përgjithshëm të kompanisë së tij, për ti transmetuar urdhrin për të hequr nga supermar...
September 11, 2024 Read More
Conad merr vendimin e rëndësishëm
Kompania e njohur Conad Albania ka marrë së fundmi një vendim të ëndësishëm. I gjithë rrjeti i saj i dyqaneve nuk do jetë më me metodën franchising. Pra bazuar edhe në një partneritet me ...
July 26, 2024 Read More
“Lajthiza” vlerësohet në Bruksel me
Uji “Lajthiza” ka qenë alternative e parë e konsumatorëve gjatë vitit 2023. Ashtu sikurse ka qenë përgjatë gjithë kohës, që nga momenti kur është hedhur në treg. Ashtu sikundër vazhd...
July 16, 2024 Read More