RRETH NESH

AgroKoni, 700 mijë euro eksporte shalqini në më pak se dy muaj

 

 

Kompania e njohur e sektorit bujqësor, AgroKoni po përjeton një stinë të “nxehtë” eksporti. Vetëm në dy muaj janë qindra kamionë, të cilët kanë bërë itenerarin nga magazinat frigoriferike të kësaj kompanie deri në tregje europiane, duke cuar kështu në këto tregje sasi të konsiderueshme shalqini. Rreth 700 mijë euro është vlera e eksportit të kësaj kompanie në një kohë më të shkurtër se dy mujore, cka përbën ndoshta edhe rezultatin më të mirë të kësaj kompanie, që nga momenti kur kjo kompani ka filluar eksportin. Dy janë karakteristikat e kompanisë AgroKoni sa i takon eksportit. Të dyja karakteristikat janë edhe si një lloj specializimi që ajo i ka dhënë vetes apo më mirë te themi një lloj identiteti dhe origjinaliteti i saj në këtë aktivitet. E para, është numri i kufizuar i produkteve në eksport. Ndryshe nga mjaft kompani të tjera me këtë natyrë aktiviteti, që cojnë cdo produkt bujqësor për eksport, AgroKoni ka preferuar dhe është vetëmjaftuar vetëm me dy produkte: shalqinin dhe lakrën pranverore.

Dhe e dyta ka të bëjë me tregun e eksportit. AgroKoni nuk ka tentuar të zgjerohet nëpër tregje të ndryshme europiane, por ka synuar të eksploroje  më tej në tregun lituanez. Aty ku i ka fillimet e tij, aty ku po konsolidohet eksporti i tij dhe ku tentohet edhe avancimi i mëtejshëm. Sepse drejtuesi i AgroKoni-t e di mirë që cdo tentim për zgjerim tregjesh nuk është gjë tjetër vecse ndryshim structure eksporti. Pra, atë kuotë eksporti që do marrë një kompani eksportuese shqiptare në një treg të ri për të, do e humbasë një kompani tjetër shqiptarë që ka operuar në këtë treg më parë.

Arsyeja pse AgroKoni është mjaftuar vetëm me eksportin e dy produkteve lidhet, përvec të tjerash, edhe me mënyrën se si bashkëpunon kjo kompani me fermerët e ndryshëm, bashkëpunim ky që fillon me furnizimin dhe përdorimin e fidanëve të prodhuar nga kompania, asistenca gjatë prodhimit e më pas, tërheqja e produktit të gatshëm të fermerëve për eksport. Duke vepruar në këtë mënyrë, rriten shumë shanset që cilësia e produktit të jetë e lartë, cka është edhe indikatori kryesor për të qenë  pranueshëm e i suksesshem në tregjet rigoroze europiane. Është një metodë pune që po verifikohet gjithnjë e më shumë e suksesshme dhe fakti që vetëm në 1 muaj e gjysëm AgroKoni ka dërguar në eksport rreth 700 mijë euro produkt ose rreth 3500 ton është edhe dëshmia më e mirë për këtë.

AgroKoni është një kompani e njohur shqiptare me profil bujqësor, aktiviteti i së cilës përfshin kultivim fidanash të ndryshëm, grumbullim dhe shitje produktesh bujqësore, si dhe eksportin e një sasi të konsiderueshme të tyre. Roli i kësaj kompanie si katalizator zhvillimi në bujqësinë shqiptare është i madh, pasi kjo kompani, në bashkëpunim me kompani të mirënjohura ndërkombëtare, në bashkëveprim me kompani lider botërorë në bujqësi ka futur teknologji të reja, që vetëm përmirësojnë cilësinë e produkteve bujqësore shqiptare.

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2020

Kompania Alb-Sale-Vlora

Emri i kompanisë: ALB-SALE-Vlora Xhiro e biznesit 2019: 3 milionë EURO Numri i punonjësve: 105 Vendndodhja: Vlorë Vlora është një qytet i rëndësishëm i Shqipërisë, por ajo, si dhe shumë qytete të tjera të të...

Uncategorized

C’të bëj me paratë e mia?!

    Shpëtim Luku Në kasafortat e bankave shqiptarët kanë rreth 10 miliardë euro depozita, por për shumë depozitues ky përfaqëson një stres më vete. Zhvillimet e viteve të fundit kanë treguar se marrëdhënia më...

2021

Avni Ponari

Emri i kompanisë: Sigal Uniqa Group Austria Xhiro e biznesit 2020: 65 milion EURO Ndryshimi në % 20/19: +9 Numri i punonjësve: 1500 Vendndodhja: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni Ndërsa shëtiste në rrugët e Milanos, nën shoqërinë...