Luan Muca

Emri i kompanisë: Delta Group
Xhiro e biznesit 2017:  70 milionë EURO
Numri i punonjësve:  608
Vendndodhja:  Tiranë

Asgje nuk ndodh rastesisht dhe Delta Group ka arsye konkrete per themele kaq te forta. Mbi te gjitha, ne jemi gjithmone ne ndjekje te vlerave. Kete e verteton me se miri pozicionimi yne ne piedestalin me te larte te biznesit Shqipetar me kompanite Deutschcolor, Delta Home, Thermoswiss, DAST dhe Delta fale vizionit dhe perkushtimit te Founder & Ceo Z.Luan Muca. Delta Group nder vite eshte vleresuar me disa cmime te rendesishme si:“ Biznesi më i suksesshëm Import – Export për vitin 2014”, çmim ky i akorduar nga Dhoma e Tregtisë. Viti 2015 do të shënonte një tjetër arritje për Delta Group. Tashmë vlerësimi do të shkonte për Deutschcolor , ku Dhoma e Tregtisë e vlerësoi meçmimin “Marka e Vitit”. “Superbrands Albania” ishinçmimet që ju akorduan kompanive të Delta Group: Deutschcolor, Delta Home,DAST dhe Deltanë20tetor2016. Vlerësimipërkompan- itë e Delta Group u bë nga Këshilli i Organizatës së Superbrands e cila së fundmi ka nisur vlerësimin e brandeve edhe në vendin tonë. Në 13.02.2017 kompanitë Deutschcolor dhe DAST do të merrnin gjithashtu çmimin “Superbrands Kosova” nga Këshilli i Organizatës së Superbrands për Kosovën.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Lindita Kikino

Xhiro e biznesit 2017:  160 milion EURO
Ndryshimi % 17/16:   + 60
Numri i punonjësve:  500
Vendndodhja:  Elbasan

Kur Kurum International me qender ne Elbasan kerkoi shpalljen e falimentit ne vitin 2016 ishin te shumte ata qe u habiten me kete veprim te drejtuesve te kompanise. Dhe mbase edhe me të drejtë. Sepse, të mësuar prej vitesh me karakteristikat e kësaj kompanie, me rolin e saj prej lideri në sektorin përkatës, madhësinë e biznesit, rentabilitetin, numrin e punonjësve, shkallën e penetrimit në tregun rajonal si Kosovë, Maqedoni dhe Mali i Zi, investimet e shumta, por edhe me të qënit aktiv të saj në fusha të tjera si blerja e 4 hidrocentraleve apo marrja e një terminali në Portin e Durrësit me koncesion, kërkimi i falimentit ishte si një rrufe në qiell të hapur. Por në të vërtetë ajo cfarë kërkuan drejtuesit e KURUM ishte një veprim mëse i përgjegjshëm, një veprim që bëhet i de- tyrueshëm edhe nga vetë ligji, por që në fakt duket si i cuditshëm sepse deri tani nuk është aplikuar fare nga bizneset që operojnë në Shqipëri gjatë gjithë këtyre viteve. E ndodhur përballë një konjukture të pafavorshme tregu, ku cmimi i produktit në bursat ndërkombëtare kishte rënë shumë më poshtë se sa kostoja me të cilën prodhohet hekuri në Elbasan, por edhe ngarkesa me kredi të shumta të siguruara me qëllim blerjen e disa hidrocentraleve të vendit krijuan një situatë të vështirë. Situatë të cilën drejtuesit e kompanisë gjykuan se mund të zgjidhet vetëm duke ndjekur rrugën ligjore, me qëllim që të mbrohen interesat e të gjithëve. Aq i pazakontë ishte veprimi i ndërmarrë për shpalljen e falimentit, sa ai la me gojë hapur edhe gjyqtarët, të cilët do merreshin me procedurën. Sepse në momentin kur u kërkua falimenti, KURUM kishte në magazinat e saj rreth 40 milionë euro produkt stok, por që nuk ia vlente të shitej për arsye të cmimeve të ulta që ishin imponuar nga tregjet ndërkombëtare e sidomos nga tregu kinez. Por kishte edhe rreth 3-4 milionë dollarë në llogari bankare, cka sërish ua shtonte akoma më shumë habinë gjyqtareve. Po cfarë dreq falimenti është ky pyesnin ata teksa shikon treguesit statistikore. Kishin të drejtë të ishin të paqartë e të suprizuar sepse deri në ato caste falimenti në Shqipëri kishte qenë baraz me shkatërrim ose mashtrim. Pra presupozohet se subjekti i falimentuar ishte cuar në Gjykatë në atë gjendje që atij nuk kishe cti merrje, duke prodhuar kështu humbje të parikuperueshme për kreditorët dhe të tretët. Por në rastin e KURUM-it, historia ishte ndryshe. Falimenti ishte mënyra më e mirë për ty ringjallur. Ishte mënyra më e mirë që institucionet kreditore, por edhe të tretët të mos humbisnin asgjë nga interesat e tyre. Dhe realiteti e verifikoi plotësisht të drejtë këtë mënyrë sjelljeje.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Marin Gjonaj

Emri i kompanisë: Gjonaj Group (INFO-Telecom, Profesional Marketing Albania, Digicom, IReplace, Macom, Mactal Corp)
Xhiro e Grupit 2017: 210 milionë euro
Numri i punonjësve: 1500
Vendndodhja: Tiranë, me degë në Elbasan, Berat, Bukuresht, Prishtinë, Miami, Kalabria, Kampania

Rektori i dikurshëm i Universitetit të New York-ut në Tiranë, Gramoz Pashko duhet të jetë habitur shumë, kur, ndërsa kërkonte një zëvëndësues për shefin e IT-së së larguar, mjaft prej propozimeve për pasardhë- sin e tij konvergonin në një student me emrin: Marin Gjonaj. I shtyrë edhe nga kureshtja e pranoi propozimin e atyre që CV-në e Marinit e thjeshtëzonin me shprehjen “është njësh në teknologji”. Mirëpo, nëse ai ishte vërtetë “njësh” apo kështu iu dukej shokëve të tij ngaqë kishtë berë diferencë të madhe me ta në këtë drejtim kjo mbetej për tu parë. Megjithatë Pashko thonë që u habit akoma më shumë kur e pranoi propozimin dhe përpara tij u paraqit një djalosh 19 vjecar. Që për më tepër ishte edhe student i vitit të parë në Universitetin e New York-ut për shkenca kompjuterike. Rektori i atëhershëm vendosi të përfillë sugjerimet dhe propozimet e të tjerëve dhe e emëroi Marin Gjonaj shef të IT-së së uni- versitetit që drejtonte. Dhe për disa vite, Marin Gjonaj vazhdoi me statusin e dyfishtë. Nga njëra anë studionte dhe thellonte njohuritë e tij, kurse nga ana tjetër, kujdesej për IT-në e shkollës duke shfrytëzuar talentin dhe pasionin e tij.Gjate vitit te katert dhe te fundit te universitetit, e peshkoi një tjetër biznesmen i njohur, Artan Dulaku, i cili në atë kohë po ishte në fillimet e projektit TRING. “Dy vitet që punova atje ishin mjaft të vlefshme për mua, pasi mora mësime të vlefshme rreth administrimit dhe menaxhimit qe prej themelimit te nje kompanie nderkohe qe jepja dhe leksione si lektor i jashtem prane Universitetit te New York- ut ne Tirane- tregon Marini.
Por i bindur dhe i sigurt në zotësitë e tij, ai kishte të fiksuar një qëllim. Do të punonte vetëm për veten e tij e jo për të tjerët. Aftësitë e tij do ti konkretizonte në trajtën e sipërmarrjes së tij dhe jo duke i vënë ato në shfrytëzim për interesa të të tjerëve. Dhe në vitin 2009, atëhere kur ishte vetëm 23 vjec, trokiti me një ide biznesi në kokë në derën e një biznesmeni të stazhionuar, atë të Marsel Skëndos. Jo më kot iu drejtua për bashkëpunim Marsel Skëndos, pasi ky biznesmen në atë kohë kishte kontakte dhe impact në disa kompani që do të ishin edhe baza e veprimtarisë së biznesit që ishte projektuar në kokën e Marinit. Kështu pra në vitin 2009, INFO-Telecomi u themelua nga sipërmarrësit Marin Gjonaj dhe e bija e Marselit, Anisa Skëndaj. Vlen per tu theksuar qe prej vitit 2011 Marini e transformoj INFO-Telecom-in ne nje biznes nderkombetar komplet te pavarur nga mjedisi shqiptar ku 99% e te ar- dhurave dhe shpenzimeve ishin te perqendruar ne partnere nderkombetare. INFO-Telecom-i do ta vazhdonte rrugëtimin me këtë fizionomi bashkëpunimi deri në muajin prill të vitit 2018, muaj ku Marin Gjonaj blen përfundimisht aksio- net e vajzes Marselit për tu bërë kështu pronar i vetëm i Gjonaj Group në të cilin bëjnë pjesë 6 kompani. Konkretisht, INFO-Telecom, Digicom, Promarketing, iReplace, Macom dhe Mactal Corp.

Shefqet Kastrati

Emri i kompanisë: Kastrati Group (Kastrati SHA, Kastrati, Albsig, ASA Autostar Albania, Kastpetrol etj.) 
Xhiro e aktivitetit 2017: 480 Milionë euro (Kastrati SHA 328 mln, Kastrati 108 mln, Albsig 16 Mln, Auto Star Albania 16 mln)
Numri i punonjësve: 1100 (Kastrati SHA 740, Kastrati 300, Albsig 160, Auto Star Albania, Kastpetrol etj)
Vendndodhja: Durrës

Për “Kastrati Group” tashmë është bërë një praktikë e zakonshme zgjerimi dhe shtimi i aktiviteteve të saj. Kështu psh, “Auto Star Albania” duket sikur ka kohë që është pjesë e “Kastrati Group”, por në të vërtetë ajo ka vetëm pak vite që është blerë dhe administrohet prej tij. Po kështu, në vitin 2017, “Kastrati Group” bleu prej Grupit Kharaf, ish-Hotel Sheratonin, duke i shtuar kështu inventarit të pronave të tij edhe një hotel të mirënjohur. Paralel me këtë, Kastrati Group është duke përfunduar si bashkëinvestitor qendrën e biznesit “Turdiu”, është bashkësipër- marrës në projektin Tirana Down Town” që po dërtohet ngjitur me Europian Trade Center etj.
Për ata persona që nuk kanë informacionin e duhur e nguten të gjykojnë në mënyrë sipër- faqësore, kjo tendencë e “Kastrati Group” për ti shtuar “gjymtyrë” të reja “trupit” të tij mund të keqspjegohet e keqinterpretohet. Ndërkohë që e vërteta është e thjeshtë. “Kastrati Group” është një ndër grupet më të fuqishmë të biznesit në Shqipëri, për të mos thënë që është grupi më i fuqishëm. Shkaku se pse ky Grup rritet, zgjerohet e pasurohet me aktivitete të reja lidhet me fitimet vjetore që ai siguron gjatë vitit financiar. Kështë, gjatë vitit 2017, “Kastrati Group” ka siguruar një fitim mbi 2.5-2.6 miliardë lekë. Është një ndër dy grupet e biznesit që fut në listat e 200 kompanive më të mëdha të biznesit shqiptar për vitin 2017, 4 kompani të tijat, dhe po kështu edhe në listën e 200 kompanive më të sukseshme (bazuar tek fitimi).

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Reformatori i sigurimeve

Viti  pas viti fiton betejen ne tregun e sigurimeve.  Cila eshte receta magjike e suksesit te kompanise se themeluar e drejtuar nga Avni Ponari, “SIGAL UNICA GROUP AUSTRIA”

Shpetim Luku

Po qe se do të duhet të përdornim ndonjë metaforë krahasuese nga bota e sportit  për të karakterizuar ecurinë e Sigalit dhe Avni Ponarit në krye të saj, ideja e parë që na vjen ndër mend është ajo e garës së Formula 1.  Pra e një gare ku një pilot, pasi merr vendin e parë e ruan atë dhe e përfundon garën në vendin e parë. “SIGAL Uniqa Group Austria” ka vite, madje u bënë shumë vite që ia ka dalë mbanë të ngjitet në krye të garës së kompanive siguruese dhe vazhdon ta mbyllë cdo vit në krye të saj. Të njëjtën gjë bëri edhe gjatë vitit 2017. Me rreth 4 miliarë lekë prime të shkruara për sigurime të jo-jetës dhe me 26 për qind të totalit të tregut, “SIGAL Uniqa Group Austria” ishte padyshim fituesja e garës në këtë sektor, një garë që ashtu sikundër edhe në sector të tjerë, fillon në 1 janar e mbaron në 31 dhjetor të vitit kalendarik. Po e njëjta rutinë suksesi, e njëjta garë, më tepër me veten se sa me kundërshtarët, vazhdoi gjatë vitit 2017 edhe me kompaninë Sigal Life. Kjo kompani arriti të ketë afro 62 për qind të totalit, ndërkohë që dy konkurentet e tjera të saj ndanë vetëm 32 për qind të tregut. Thonë se të arrish të vësh në kokë kurorën e fitimtarit është më e thjeshtë se sa ta mbash atë. Por kjo teze, kjo teori në rastin e” Sigal Unica Group Austria” duket se nuk është e vërtetë, përderisa vit pas viti kjo kompani është fistuese e padiskutueshme e garës në tregun e sigurimeve. Kur statistikat flasin pra në mënyrë kokëfortë për një status lideri të qartë në këtë treg, aq më tepër në një treg me shumë konkurentë, atëhere disa pyetje në rrethana të tilla bëhen të pashmangshme. Si arrin “SIGAL UNIQA GROUP Austria” të rezultojë fituese e përhershme e garës? Si shpjegohet që kompani të tjera nuk arrijnë dot të ngushtojnë hendekun me të? Cila është receta magjike që shpjegon suksesin?

Tregu i sigurimeve ka bërë hapa përpara, pas momentit të liberalizimit të tij, krahasuar me periudhën kur në treg ishte vetëm një kompani publike. Janë shtuar produktet e sigurimit, është përmirësuar shërbimi, janë rritur dëmshpërblimet. Dhe në këtë përmirësim tregu, një rol të rëndësishëm ka krijuesi i “Sigal”-it, Avni Ponari.

Sepse e vërteta është se “Sigal Unica Group Austria” ka qenë gjithmonë hapa të tëra përpara konkurënteve të saj.  Ajo ka qenë përherë në një process përmirësimi standartesh të veprimtarisë dhe shërbimit të saj dhe kompanitë e tjera thjesht e kanë imituar atë. Në këtë kuptim, Sigal Uniqa Austria Group ka luajtur një rol të rëndësishëm, një rol prej katalizatori  në zhvillimin në tërësi të tregut të sigurimeve. Mjafton një retrospektivë e thjeshtë për të kuptuar faktin që “Sigal Uniqa Group Austria” është drejtuar e menaxhuar si një kompani drejt modernizimit dhe modeleve të simotrave të saj në vendet e zhvilluara. Psh, Sigal është kompania e parë që u zgjerua drejt rajonit, duke u shtrirë edhe në territorin e Kosovës dhe Maqedonisë. Pasi ajo e ndërmorri këtë hap, kompanitë e tjera konkurente e ndoqën atë duke u zgjeruar edhe ato në teeritoret e reja ku shkeli Sigal-i. Me vonë Avni Ponari si themelues i SIGAL-it, gjykoi dhe mendoi se futja e një investitori të huaj do të kishte impact akoma më të madh, jo vetëm në progresin e kompanisë së tij, por edhe tregut në tërësi. Ndaj dhe ia besoi “krijesën” e tij, një prej kompanive të mirënjohura në fushën e sigurimeve sikurse është kompania Unica Group Austria e prej këtu lindi “Sigal Uniqa Group Austria”. Në gjurmët e këtij modeli, vepruan edhe kompani të tjera dhe ne sektorin e sigurimeve u futën edhe investitorë të tjerë, ndonëse jo në rangun e Uniqa Group Austria.

Po kështu,  një kompani sigurimesh nuk mund të quhet asnjeherë e tillë në kuptimin e plotë të fjalës nëse ajo fokusohet vetëm në fushën e Jo-Jetës. Ndaj Sigal, që herët është përqëndruar edhe ne sigurimin e Jetës, shërbime të cilat i realizon nëpërmjet një kompanie të vecantë brenda grupit që është Sigal Life Uniqa Group Austria. Edhe kjo kompani njeh vetëm rritje dhe për vitin 2017, rritja krahasuar me një vit më parë ishte 26 për qind. Vetëm pas lindi Sigal Life, tregut iu shtuan edhe dy kompani të tjera të këtij lloji, por që kurrsesi nuk arrijnë dot ta konkurojnë sado pak Sigal Life. Duke u drejtuar e mënaxhuar në këtë mënyrë, duke u modernizuar në mënyrë të vazhdueshme, duke qenë gjithmonë përpara të tjerave në veprimet reformuese dhe modernizuese SIGAL Uniqa Group Austria ia ka dalë mbanë te jëtë lideri i sektorit. Por, edhe pse ne shumicën e rasteve ajo është imituar e ndjekur në hapat e saj, ka edhe gjëra për të cilat, konkurentët e saj nuk kanë mundur tia reduktojnë avantazhin konkurues. Një nga këto padyshim është aftësia e SIGAL-it për të mos qenë e varur vetëm nga sigurimi I detyrueshëm, por një energji të vecantë ajo i ka kushtuar edhe sigurimeve vullnetarë. Aktualisht ajo është kompania që ka raportin më të mirë ndërmjet sigurimeve vullnetare dhe të detyrueshme. Edhe stafet e kompanive të tjera e dinë teorikisht se një potencial i madh sigurues fshihet tek sigurimet vullnetare, por nuk ia kanë dalë mbanë te kenë ndonjë penetrim të madh në këtë terren.

Aktualisht ‘Sigal Uniqa Group Austria’ është në fazën e ofrimit të shërbimeve të vazhdueshme onlinë të kuadër të digitalizimit të aktivitetit të saj. Janë afro 8 lloje të sigurimeve që mund të bëhen në këtë mënyrë dhe duket se deri tani ajo është shërbim unik që ofrohet vetëm nga Sigal. Të tilla janë sigurimi i shtëpisë, i jetës, i makinës. Po kështu, SIGAL ka aplikacionin e saj ku mund të merret vazhdimisht informacion rresa saj dhe mënyrës së sigurimit. Në të ardhmen mund të ofrohet edhe nga kompani të tjera, mirëpo kjo thjesht do të jetë vazhdim i traditës së mëparshme, ku Sigal-i vendos standartet dhe të tjerët e ndjekin. Të gjitha këto, shoqëruar edhe me faktin se ‘Sigal Uniqa Group Austria” është një kompani korrekte karshi konsumatorëve në pagimin e dëmeve i heqin të drejtën cdikujt për të qenë të habitur me lidershipin afatgjatë të saj. Me respektivisht 28 për qind të totalit të dëmeve të Jo-Jetës dhe 41 për qind të totalit të sigurimeve të Jetës “SIGAL Uniqa Group Austria” është kompania numur 1 edhe në këtë aspect.