Shefqet Kastrati

Emri i kompanisë: Kastrati Group (Kastrati SHA, Kastrati, Albsig, ASA Autostar Albania, Kastpetrol etj.) 
Xhiro e aktivitetit 2017: 480 Milionë euro (Kastrati SHA 328 mln, Kastrati 108 mln, Albsig 16 Mln, Auto Star Albania 16 mln)
Numri i punonjësve: 1100 (Kastrati SHA 740, Kastrati 300, Albsig 160, Auto Star Albania, Kastpetrol etj)
Vendndodhja: Durrës

Për “Kastrati Group” tashmë është bërë një praktikë e zakonshme zgjerimi dhe shtimi i aktiviteteve të saj. Kështu psh, “Auto Star Albania” duket sikur ka kohë që është pjesë e “Kastrati Group”, por në të vërtetë ajo ka vetëm pak vite që është blerë dhe administrohet prej tij. Po kështu, në vitin 2017, “Kastrati Group” bleu prej Grupit Kharaf, ish-Hotel Sheratonin, duke i shtuar kështu inventarit të pronave të tij edhe një hotel të mirënjohur. Paralel me këtë, Kastrati Group është duke përfunduar si bashkëinvestitor qendrën e biznesit “Turdiu”, është bashkësipër- marrës në projektin Tirana Down Town” që po dërtohet ngjitur me Europian Trade Center etj.
Për ata persona që nuk kanë informacionin e duhur e nguten të gjykojnë në mënyrë sipër- faqësore, kjo tendencë e “Kastrati Group” për ti shtuar “gjymtyrë” të reja “trupit” të tij mund të keqspjegohet e keqinterpretohet. Ndërkohë që e vërteta është e thjeshtë. “Kastrati Group” është një ndër grupet më të fuqishmë të biznesit në Shqipëri, për të mos thënë që është grupi më i fuqishëm. Shkaku se pse ky Grup rritet, zgjerohet e pasurohet me aktivitete të reja lidhet me fitimet vjetore që ai siguron gjatë vitit financiar. Kështë, gjatë vitit 2017, “Kastrati Group” ka siguruar një fitim mbi 2.5-2.6 miliardë lekë. Është një ndër dy grupet e biznesit që fut në listat e 200 kompanive më të mëdha të biznesit shqiptar për vitin 2017, 4 kompani të tijat, dhe po kështu edhe në listën e 200 kompanive më të sukseshme (bazuar tek fitimi).

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Recent Posts

SHPETIM LUKU/ Ish-kulaku që u bë biznesmeni më
Mebiznesmenin korcar Luan Lartie kishim lënë të takoheshim tek një kompleks pallatesh në hyrje të Korcës, aty ku dikur ka qenë fabrika e trikotazhit. Është një kompleks, nga më të bukurit...
November 30, 2023 Read More
Kërcimi gjigand i Marin Gjonaj
Shpëtim Luku “Gjonaj Group” është një bashkësi kompanish, ku pērmenden disa kompani si Info-Telecom, Enertrade, Promarketing, Digicom, Probroker etj. Natyrisht, Info-Telekomi është ajo ...
October 23, 2023 Read More
Biznesmeni që nuk hap dot hotelin luksoz prej…
Shpëtim Luku Edhe pse ka ikur që i vogël nga vendlindja, sytë, mendja dhe zemra e tij i  mbeten gjithmonë atje. Edhe pse pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar larg saj,  ai ka qen...
October 17, 2023 Read More
SHPETIM LUKU/ Ushtria e mashtruesve të telemarket
Vins Vaughn, Ed Harris dhe Julia Ormond janë disa prej kastit të aktorëve të filmit Prime Gig, realizuar diku nga  fillimi i viteve 2000. Pendleton "Penny" Wise, një telemarketist i talentua...
October 12, 2023 Read More
Elisabeta Hysi
Drejtoreshë e përgjithshme e kompanisë GJERGJI H TEXTILE Emri i kompanisë: Gjergji H Tekstile Xhiro e biznesit 2022: 1 milion EUR Numri i punonjësve: 25 Vendndodhja: Tiranë Si kanë arritur deri...
October 3, 2023 Read More
Julian Bërxulli
Administrator i kompanisë “AMBRA” Emri i kompanisë: AMBRA Xhiro e biznesit 2022: 4.5 milion EURO Numri i punonjësve: 450 Vendndodhja: Durrës Qëkurse mori në duar “timonin” e...
October 3, 2023 Read More
Kompania AK-Invest
Emri i kompanisë: AK-Invest Xhiro e biznesit 2022: 6 milionë euro Numri i punonjësve: 50 Vendndodhja: Tiranë AK – Invest, shoqëri aksionere e regjistruar me vendim të Gjykatës Tir...
October 3, 2023 Read More