Emri i kompanisë: Gjonaj Group (INFO Telecom, ENER TRADE, Profesional Marketing, Pro broker)
Të ardhura bruto 2021: 320 milion EURO
Numri i punonjësve: 600
Nëse do të përpiqeshim të gjenim një fjalë të saktë që do të mund të përcaktonte në mënyrën më të saktë ecurinë e kompanive të “Gjonaj Group”, ajo do të ishte përcaktori: shkëlqyer. Nuk është një term euforik, as një term që buron nga dashamirësia dhe poziviteti ynë, por është një fjalë që imponohet nga shifrat e performancës së demonstruar nga kompanitë e “Gjonaj Group”. E sidomos Info Telecom e akoma më shumë, “ENER TRADE”. Shifrat janë të afta të “flasin” e të tregojnë shumë më tepër se sa mijëra fjalë, ndaj le ti referohemi asaj c’ka kanë demonstruar gjatë vitit 2021 dy kompanitë më të rëndësishme të Gjonaj Group. Sa i takon treguesit të madhësisë së biznesit, INFO Telecom regjistroi një xhiro në nivelin e 36 miliardë lekëve ose rreth 300 milionë eurove. E krahasuar me një vit më parë rritja ishte rreth 30 për qind. Por përmirësimi ishte akoma më i madh në treguesin e përfitueshmërisë së kompanisë. Ose e thënë ndryshe, fitimit të siguruar prej saj. Gjatë vitit 2021 kompania regjistroi një fitim prej afro 650 milionë lekësh ose rreth 5.5 milionë euro, ndërkohë që në vitin paraardhës ky tregues ishte në nivelin e 321 nga stafi. Duke mos përjashtuar edhe rolin shumë të rëndësishëm dhe përcaktues drejt suksesit që i takon organit vendimmarrës dhe Administratorit të kompanisë.
Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”