RRETH NESH

SHPETIM LUKU/ Siguruesit, Bonus jo, Malus po!

 

Në fillim të këtij muaji hyri në fuqi ligji për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit. Ligji përmban disa risi të rëndësishme, mes të cilave edhe mundësinë e përdorimit të sistemit bonus-malus nga shoqëritë e sigurimit. Por nuk ka karakter detyrues për këto kompani, të cilat nëse do të dëshironin mund ta zbatonin sistemin bonus-malus edhe përpara këtij ligji. Pavarësisht se specialistët e fushës e ngrejnë në qiell këtë zhvillim, duket se në kushtet ku ndodhet tregu i sigurimeve në Shqipëri mungon vullneti prej kompanive për ta zbatuar atë. Ndonëse ajo është një pritshmëri e konsumatorit, pse jo, edhe një premtim i kompanive të sigurimit, të cilët jo pak herë i janë referuar këtij sistemi si një ndryshim i madh që do ndodhë.

Pavarësisht se disa mund ta konsiderojnë paragjykim  këtë që po them, janë disa arsye mbi të cilat mbështetet parashikimi im. Tregu i sigurimeve në Shqipëri ka vite që është “ngrirë”. Së pari sa i takon numrit të kompanive që operojnë në treg. Zyrtarisht janë 8 kompani që ushtrojnë aktivitetin në këtë sektor, por duke llogaritur që Eurosig dhe Insig kanë të njëjtin pronar, e po kështu edhe SIGMA dhe Interalbania janë pronë e Vienna Insurance Group, duket se numri real i kompanive është vetëm 6. Në një kohë që në Kosovë, që është një treg, pak më i vogël se Shqipëria, tregu i sigurimeve ka 15 kompani.

Së dyti, kompanitë shqiptarë e kanë likujduar mes vetes konkurëncën përsa i takon sigurimit të detyrueshëm, që është edhe krijuesi kryesor i buxhetit të kompanive siguruese. Prej disa vitesh kompanitë kanë caktuar dhe janë pajtuar me një hierarki të caktuar sa i takon këtij lloj sigurimi. Kjo hierarki është caktuar me qëllim që të eleminohet dukuria negative e shitjes së policave të sigurimit me cmime qesharake, sikundër ndodhte përpara  se të bëhej “marrëveshja”. Një policë sigurimi e asaj kohe arriti të shitej në cmime që nuk përballonin dot as shpenzimet operative të kompanive. Për pagim dëmesh as që bëhej fjalë, ndaj disa kompani ekspozoheshin qartë nëpërmjet këtij treguesi si subjekte që thjesht shisnin letra dhe aspak premtim dëmshpërblimi, sikurse është funksioni themelor i një kompanie sigurimi.

Duke përcaktuar në mënyrë konsensuale një tarifë police të sigurimit të detyrueshëm-18 mijë lekë- si dhe duke u pajtuar gjithsecila kompani me atë pjesë të tregut kur u bë ky përcaktim, situata duket se ka ndryshuar disi për mirë, por jo ashtu sikurse duhet. Dhe arsyeja se pse sërish tregu i sigurimeve nuk është ashtu sikurse duhet lidhet sërish me nivelin se ku ndodhet polica e sigurimit. “Shqiptarët me cmime të policave të sigurimit si në Afrikë duan dëmshpërblime si në Europë”-thotë Avni Ponari, drejtuesi i kompanisë SIGAL UNICA Group Austria dhe një prej personazheve më aktiv nga bota e sigurimeve. Vetë SIGAL, ka pak vite që e zbaton një lloj sistemi bonus-malus, duke i bashkangjitur policës së sigurimit të mjetit motorik edhe një policë sigurimi minikasko. Dhe që vetëm për 6-mujorin e parë të vitit 2021 i ka kushtuar kësaj kompanie rreth 400 milionë lekë nga dëmshpërblimet e përfituara nga ky lloj sigurimi.

Shkaku kryesor është pra niveli aktual i tarifës së policës së sigurimit motorrik, e pas tij edhe rehatia ku kanë rënë prej vitesh kompanitë e sigurimit.

E pse duhet të bëjnë një ndryshim të rëndësishëm, sikurse është sistemi Bonus-Malus, ndërkohë që Kosova psh e zbaton atë?!

E pse duhet ti hyjnë andrallave disa prej kompanive të sigurimit, të cilat raportin mes sigurimeve të detyrueshme dhe atyre vullnetare e kanë dukshëm në favor të të parit, ndërkohë që duket se janë në rregull me llogaritë aktuale?

E pse duhet të riskojnë disa kompani sigurimi, kur pjesa më e madhe e buxhetit të tregut të sigurimeve krijohet nga sigurimet e detyrueshme?! Nga 8.1 miliardë lekë që ishte tregu deri në fund të muajit qershor, 5.6 miliardë lekë janë krijuar nga sigurimi i detyrueshëm i mjeteve motorike.

E mira më e madhe e tyre do të ishte sikur sistemin Bonus-Malus ta zbatonin në formën Bonus jo, Malus po.

Shpërnda në rrjete sociale

Biznesi Shqiptar: Më të Mirët

Botimi më i rëndësishëm jetor dedikuar biznesit në Shqiptar. Që nga viti 2003, ne identifikojmë, analizojmë dhe vlerësojmë kompanitë dhe sipërmarrësit që krijojnë vlerë, gjenerojnë rritje dhe ndikojnë pozitivisht në ekonomi e shoqëri.

RRETH NESH

Artikuj të tjerë

2022

Maltin Korkuti

Emri i kompanisë Credins Bank Xhiro e biznesit 2021: 101 milionë EUR Numri i punonjësve: 997 Zyrat qëndrore: Tiranë Banka Credins e mbylli vitin ‘21 me një performancë të kënaqshme financiare dhe në linjë me...

Uncategorized

Një vit krah sipërmarrjes shqiptare

Sonila Qato Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Kur u njoha me botimin e këtij libri, ndjeva një lehtësim mbi shqetësimin e kahershëm se modelet e suksesit të sipërmarrjes shqiptare nuk zinin vendin e...

2018

Fabrika e Çimentos Fushë-Krujë

Emri i kompanisë: Fabrika e Çimentos Fushë–Krujë Xhiro e biznesit 2017: 50 milionë EURO Numri i punonjësve: 372 Vendndodhja: Fushë–Krujë Fabrika e çimentos në Fushë Krujë u ndërtua fi llimisht nga kinezët në vitet 1960....