Shpetim Luku/Qeveria polake lë thatë turizmin shqiptar

 

Kur u mendua se sivjet Shqipëria do të kishte një sezon thuajse normal turistik ndodhin të papritura të pakëndshme që nuk e garantojnë këtë pritshmëri.

Kur menduam se e keqja u la pas, për rrjedhojë, edhe ndikimi i saj shkatërrimtar mbi turizmin, zhvillime të tjera na bëjnë të kuptojmë se jo cdo gjë varet nga ne.

Kur menduam se më në fund, turizmi shqiptar do të rikthehej, që këtë sezon në nivelet thuajse të parapandemisë duke se kjo është e pamundur të ndodhë. Një vendim i qeverisë polake, mbi bazën e të cilit, cdo shtetas polak që vjen me pushime në Shqipëri do të jetë i detyruar për një karantinë 10 ditore kur të kthehet në vendin e tij ka zbehur së tepërmi optimizmin e operatorëve turistikë shqiptarë. Dhe me të drejtë, pasi ata janë të qartë, që një kushtëzim i tillë do të ketë një efekt të madh frenues tek pushuesit polakë. Shumë të rrallë mund të jenë ata që mund ta pranojnë një kosto e sakrificë të tillë. Sipas asaj cfarë është konstatuar në sezonet e shkuara turistikë, turistët polakë që zgjedhin të pushojnë në resortet shqiptare përbëjnë rreth 60 për qind të totalit të turistëve të huaj. Në bazë të marrëveshjeve që kanë nënshkruar operatorët turistikë shqiptarë me tur operatorët polakë në Shqipëri duhet të vinin mesatarisht 30 cartera në jave. Mirëpo zhvillimet e fundit, nëpërmjet vendimit të qeverisë polake, bëjnë që gjërat të ndryshojnë. Të bindur mbi pasojat katastrofike që mund të ketë ky vendim i qeverisë polake në turizmin shqiptar, disa nga drejtuesit e resorteve turistikë më të njohur në vend, ata, që punojnë kryesisht me turistë të huaj, i kanë dërguar një letër kryeministrit Rama e ku kërkojnë angazhimin e tij për të zhbllokuar situatën absurde të krijuar. Natyrisht nëpërmjet komunikimit me qeverinë polake dhe informimin akoma më të saktë të tyre për realitetin pandemik shqiptar.

Shqipëria tashmë ka një situatë pandemike të tejkaluar. Numri i rasteve ditore është i papërfillshëm, cka tregon  arritjen e imunitetit të tufës, nëpërmjet kalimin të sëmundjes në mënyrë natyrore nga shumë qytetarë dhe ecuria e mirë e vaksinimit. Edhe nga vende të dnryshme të Bashkimit Europian Shqipëria është klasifikuar në vendet e sigurta sa i takon situatës së pandemisë.  Të gjithë, zyrtarë, qytetarë e biznesmenë të sektorit të turizmit ishin të bindur se do të kalonin një verë të qetë e normale. Mirëpo, ja që del një vendim i qeverisë polake që hedh në erë gjithcka. Që i detyron pronarët e resorteve turstike të drejtojnë sytë nga qielli, për të shpresuar në rregullimin e situatës, ndonëse ditët e sezonit kalojnë.

Të vetëdijshëm për efektet negative të këtij fakti, shqetësimit dhe lutjes së tyre i bashkohemi edhe ne.

 

Recent Posts

Papërgjegjshmëria që “mbron” konsumatorin d
Pronari i një rrjeti të njohur supërmarketesh nxorri telefonin nga xhepi dhe i telefonoi drejtorit të përgjithshëm të kompanisë së tij, për ti transmetuar urdhrin për të hequr nga supermar...
September 11, 2024 Read More
Conad merr vendimin e rëndësishëm
Kompania e njohur Conad Albania ka marrë së fundmi një vendim të ëndësishëm. I gjithë rrjeti i saj i dyqaneve nuk do jetë më me metodën franchising. Pra bazuar edhe në një partneritet me ...
July 26, 2024 Read More
“Lajthiza” vlerësohet në Bruksel me
Uji “Lajthiza” ka qenë alternative e parë e konsumatorëve gjatë vitit 2023. Ashtu sikurse ka qenë përgjatë gjithë kohës, që nga momenti kur është hedhur në treg. Ashtu sikundër vazhd...
July 16, 2024 Read More
Miss Fake News
Miss Fake News Pedagogët e Gazetarisë në përgjithësi e veçanërisht ata që japin raportimin e lajmit kanë pak kohë që fërkojnë duart nga kënaqësia. Sepse tashmë nuk iu duhet të qëm...
June 25, 2024 Read More
Si e surprizoi Avni Ponari ish-Ministrin e tij?
Teksa lëvizte me makinë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Avni Ponarit i zunë sytë  ish-Ministrin nga i cili varej institucioni ku ai punonte si Oficer marine. Ishte Ministri që si rezu...
June 18, 2024 Read More
Avantazhi që u kthye në skllavëri
  Shpëtim Luku Përpara syve në një karburant të Dhërmiut të shfaqet një pamje me të cilën nuk je mësuar. Një filipinas me sens humori kryen veprimet e zakonshme që i takojnë të k...
June 2, 2024 Read More