Saimir Mane

Emri i kompanisë: Balfin Group (Albchrome, Neptun,
Mane TCI, Green Coast, Banka e Tiranës, Spar,
Kid Zone, TEG, BFI Trade, QTU, etj)
Xhiro e biznesit 2020: 260 milionë euro
Numri i punonjësve: 3000
Vendndodhja: Tiranë

Përpara pak viteve, gjatë një takimi punë me presidentin e Balfin Group, Samir Mane, ai tha se në Shqipëri nuk i kishte mbetur më gjë tërheqëse për të bërë. “I kam provuar të gjitha, dëshiroj që të zgjerohem me biznes në tregun rajonal e më gjërë” – deklaroi ai. Një deklaratë e tillë nuk është tregues vetëkënaqësie. As tregues megalomanie, sikundër mund ta perceptojnë disa. Por është thjesht dëshmi shumë e qartë realizmi për atë se ku ka arritur ky biznesmen e ku synon më tej. Pasi është mëse e vërtetë që në Shqipëri, Samir Mane ka prekur majat, ai ka rrokur suksesin absolut, qoftë horizontal e qoftë vertikal. Si rrallë kush, ai ka ndjekur politikën e diversifikimit të aktivitetit të tij si biznesmen në fusha të ndryshme si nxjerrje e mineralit të kromit, përpunim i tij, ndërtim banesash e kompleksesh rezidencialë, ndërtim dhe menaxhim qendrash tregtare, tregti artikujsh elektroshtëpiakë, tregti me pakicë e artikujve të ndryshëm, aktivitet bankar, aktivitet në telekomunikacione, aktivitete në supermarket, bujqësi etj.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Recent Posts

Sigurimet, investim, jo “gjobë”
Landin kisha shumë kohë pa e takuar. Aq kohë, sa ajo ishte e mjaftueshme që secili prej nesh të shikonte tek njëri tjetri gjurmët e kohës që kishte kaluar pa kontakt visual. Megjithatë Landi...
March 25, 2025 Read More
Kampioni i tekstilit
Qëkurse euro nisi zhvlerësimin karshi monedhës shqiptare, eksportuesit në përgjithësi, por sidomos, industria e prodhimit të këpucëve dhe ajo e tekstilit morën rrokopujën. Përfitimi i të ...
March 20, 2025 Read More
Suksesi nuk sigurohet vetëm me pallate e kulla
Prej 3 ditësh ka hapur dyert spitali i ri veterinar i Tiranës. Vetëm tani mund të themi që katërputroshët, por edhe kafshë të tjera kanë në dispozicionin e tyre një spital modern, të paji...
March 12, 2025 Read More
Të bojkotojmë ata që paguajnë taksa në favor
Sikurse mund ti ketë rënë në sy cdokujt, së fundmi është ndërmarrë një iniciativë e cila synon bojkotin e blerjeve nëpër supermarkete një ditë të muajit shkurt. Qëllimi sipas organiza...
February 7, 2025 Read More
“Hienat”
"Hienat bankare" është libri i një gazetari investiguese amerikan, i cili trajton abuzimet e mëdha në sektorin bankar dhe financiar. Teksa kryente intervistat e shumta me punonjës të këtij sek...
February 6, 2025 Read More
Pse asnjë profesor shqiptar i ekonomisë nuk ësh
Vasil Naci është një prej biznesmenëve më të njohur e më të suksesshëm shqiptar. AGNA Group, Pronar dhe President i të cilit ai është ka aktivitete në disa sektorë të biznesit shqiptar....
January 27, 2025 Read More
Paradoksi i Kukësit, qarku më i varfër, por me
Qarku i Kukësit është më i varfëri në Shqipëri. Dhe kjo nuk është cështje perceptimi. Pasi pasuritë e shumta natyrore që ndodhen në këtë qark si mineralet, pyjet, hidrocentrali, liqeni,...
January 16, 2025 Read More
Deputetë të dështuar, biznesmenë të parakalua
Edhe pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet e përgjithshme ku do të votohet për 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë. E sigurtë është që në adresë të biznesmenëve të ndryshëm do...
January 7, 2025 Read More