Avni Ponari

Emri i kompanisë:  Sigal Uniqa Group Austria
Xhiro e biznesit 2017:  50 milion EURO
Numri i punonjësve:  253
Vendndodhja:  Tiranë, Prishtinë, Shkup

Po qe se do të duhet të përdornim ndonjë metaforë krahasuese nga bota e sportit për të karakterizuar ecurinë e Sigalit dhe Avni Ponarit në krye të saj, ideja e parë që na vjen ndër mend është ajo e garës së Formula 1. Pra e një gare ku një pilot, pasi merr vendin e parë e ruan atë dhe e përfundon garën në vendin e parë. “SIGAL Uniqa Group Austria” ka vite, shumë vite që ia ka dalë mbanë të ngjitet në krye të garës së kompanive siguruese dhe vazhdon ta mbyllë cdo vit në krye të saj. Të njëjtën gjë bëri edhe gjatë vitit 2017. Me rreth 4 miliarë lekë prime të shkruara për sigurime të jo-jetës dhe me 26 për qind të totalit të tregut, “SIGAL Uniqa Group Austria” ishte padyshim fi tuesja e garës në këtë sektor, një garë që ashtu sikundër edhe në sector të tjerë, fi llon në 1 janar e mbaron në 31 dhjetor të vitit kalendarik. Po e njëjta rutinë suksesi, e njëjta garë, më tepër me veten se sa me kundërshtarët, vazhdoi gjatë vitit 2017 edhe me kompaninë Sigal Life. Kjo kompani arriti të ketë afro 62 për qind të totalit, ndërkohë që dy konkurentet e tjera të saj ndanë vetëm 32 për qind të tregut. Kur statistikat fl asin pra në mënyrë kokëfortë për një status lideri të qartë në këtë treg, aq më tepër në një treg me shumë konkurentë, atëhere disa pyetje në rrethana të tilla bëhen të pashmangshme. Si arrin “SIGAL UNIQA GROUP Austria” të rezultojë fi tuese e përhershme e garës? Si shpjegohet që kompani të tjera nuk arrijnë dot të ngushtojnë hendekun me të?

E vërteta është se “Sigal Unica Group Austria” ka qenë gjitmonë hapa të tëra përpara konkurënteve të saj. Ajo ka qenë përherë në një process përmirësimi standartesh të veprimtarisë dhe shërbimit të saj dhe kompanitë e tjera thjesht e kanë imituar atë. Në këtë kuptim, Sigal Uniqa Austria Group ka luajtur një rol të rëndësishëm, një rol prej katalizatori në zhvillimin në tërësi të tregut të sigurimeve. Mjafton një retrospektivë e thjeshtë për të kuptuar faktin që “Sigal Uniqa Group Austria” është drejtuar e menaxhuar si një kompani drejt modernizimit dhe modeleve të simotrave të saj në vendet e zhvilluara. Psh, Sigal është kompania e parë që u zgjerua drejt rajonit, duke u shtrirë edhe në territorin e Kos- ovës dhe Maqedonisë. Pasi ajo e ndërmorri këtë hap, kompanitë e tjera konkurente e ndoqën atë duke u zgjeruar edhe ato në teeritoret e reja ku shkeli Sigal-i. Me vonë Avni Ponari si themelues i SIGAL-it, gjykoi dhe mendoi se futja e një investitori të huaj do të kishte impact akoma më të madh, jo vetëm në progresin e kompanisë së tij, por edhe tregut në tërësi. Ndaj dhe ia besoi “krijesën” e tij, një prej kompanive të mirënjohura në fushën e sigurimeve sikurse është kompania Unica Group Austria e prej këtu lindi “Sigal Uniqa Group Austria”. Në gjurmët e këtij modeli, vepruan edhe kompani të tjera dhe ne sektorin e sigurimeve u futën edhe investitorë të tjerë, ndonëse jo në rangun e Uniqa Group Austria.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Recent Posts

Kina, dominuesja e tregut të makinave të reja
Me prodhimin masiv të makinave elektike, tregu botëror i makinave të reja është ristrukturuar në disa aspekte. Së pari, sa vjen e rritet pesha specifike qe zenë makinat elektrike karshi totali...
December 11, 2024 Read More
Për verë Gaja nuk kursehen, siguracioni iu dhimb
SHPETIM LUKU Avni Ponari irritohet së tepërmi teksa i kujton ndonjë rast kur dikujt i është djegur fabrika tërësisht apo pjesërisht dhe ajo rezulton e pasiguruar. Dhe irritimi i tij nuk ka ...
December 9, 2024 Read More
Astrit Isa dhe Luan Larti, një binom i shkëlqyer
Edhe pse me njëfarë rënie krahasuar me një vit më parë, sërish, 52 milionë euro aktivitet, realizuar nga kompania Larti, gjatë vitit 2023, mjaftuan që dy pronarët e saj, Astrit Isa dhe Luan...
December 9, 2024 Read More
Projekti i vecantë i një biznesmeni të mirënjo
As edhe një minutë nuk u menduan zyrtarët bashkiakë të Librazhdit, kur atyre iu vendos përpara në tavolinë projekt-vendimi që bibliotekës së qytetit ti vihej emri “Sami Leka”. Propozimi...
December 5, 2024 Read More
“Ermal Beqiri: Njerëzit Janë Zemra e Çdo Prod
Aktualisht, bizneset shqiptare po përballen me mungesën e fuqisë punëtore si një nga sfidat kryesore. Për arsye të ndryshme ku hyjnë emigrimi masiv, mungesa e kualifikimit, kërkesat e gjenera...
December 4, 2024 Read More
“Artinel 95”, partneritet me të mirë
Po qe se do të bëhet ndonjë klasifikim mbi bazën e treguesit të jetëgjatësisë në biznes, Ariana Berberi do të jetë padyshim në vendet e para të renditjes. Me aktivitet privat  të nisur ...
November 21, 2024 Read More
Proletari i kapitalizmit shqiptar
Po qe se puna të obligon për të bërë vizita periodike në kompaninë “Albsteel” gjëja që do të të bjerë më lehtë në sy është se kompania asnjëherë nuk është ashtu sikurse e le n...
November 11, 2024 Read More
Nesti Tarusha, një person “FIX” për
Karakteristika kryesore e biznesit shqiptar përgjatë gjithë këtyre viteve ka qenë zhvendosja e tij nga qytetet e tjera të Shqipërisë në zonën Tiranë Durrës. Dhe jo pa qëllim. Kjo zonë ë...
November 8, 2024 Read More