Xhiro e biznesit 2017: 160 milion EURO
Ndryshimi në % 17/16: + 60
Numri i punonjësve: 500
Vendndodhja: Elbasan
Kur Kurum International me qender ne Elbasan kerkoi shpalljen e falimentit ne vitin 2016 ishin te shumte ata qe u habiten me kete veprim te drejtuesve te kompanise. Dhe mbase edhe me të drejtë. Sepse, të mësuar prej vitesh me karakteristikat e kësaj kompanie, me rolin e saj prej lideri në sektorin përkatës, madhësinë e biznesit, rentabilitetin, numrin e punonjësve, shkallën e penetrimit në tregun rajonal si Kosovë, Maqedoni dhe Mali i Zi, investimet e shumta, por edhe me të qënit aktiv të saj në fusha të tjera si blerja e 4 hidrocentraleve apo marrja e një terminali në Portin e Durrësit me koncesion, kërkimi i falimentit ishte si një rrufe në qiell të hapur. Por në të vërtetë ajo cfarë kërkuan drejtuesit e KURUM ishte një veprim mëse i përgjegjshëm, një veprim që bëhet i de- tyrueshëm edhe nga vetë ligji, por që në fakt duket si i cuditshëm sepse deri tani nuk është aplikuar fare nga bizneset që operojnë në Shqipëri gjatë gjithë këtyre viteve. E ndodhur përballë një konjukture të pafavorshme tregu, ku cmimi i produktit në bursat ndërkombëtare kishte rënë shumë më poshtë se sa kostoja me të cilën prodhohet hekuri në Elbasan, por edhe ngarkesa me kredi të shumta të siguruara me qëllim blerjen e disa hidrocentraleve të vendit krijuan një situatë të vështirë. Situatë të cilën drejtuesit e kompanisë gjykuan se mund të zgjidhet vetëm duke ndjekur rrugën ligjore, me qëllim që të mbrohen interesat e të gjithëve. Aq i pazakontë ishte veprimi i ndërmarrë për shpalljen e falimentit, sa ai la me gojë hapur edhe gjyqtarët, të cilët do merreshin me procedurën. Sepse në momentin kur u kërkua falimenti, KURUM kishte në magazinat e saj rreth 40 milionë euro produkt stok, por që nuk ia vlente të shitej për arsye të cmimeve të ulta që ishin imponuar nga tregjet ndërkombëtare e sidomos nga tregu kinez. Por kishte edhe rreth 3-4 milionë dollarë në llogari bankare, cka sërish ua shtonte akoma më shumë habinë gjyqtareve. Po cfarë dreq falimenti është ky pyesnin ata teksa shikon treguesit statistikore. Kishin të drejtë të ishin të paqartë e të suprizuar sepse deri në ato caste falimenti në Shqipëri kishte qenë baraz me shkatërrim ose mashtrim. Pra presupozohet se subjekti i falimentuar ishte cuar në Gjykatë në atë gjendje që atij nuk kishe cti merrje, duke prodhuar kështu humbje të parikuperueshme për kreditorët dhe të tretët. Por në rastin e KURUM-it, historia ishte ndryshe. Falimenti ishte mënyra më e mirë për ty ringjallur. Ishte mënyra më e mirë që institucionet kreditore, por edhe të tretët të mos humbisnin asgjë nga interesat e tyre. Dhe realiteti e verifikoi plotësisht të drejtë këtë mënyrë sjelljeje.
Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”