Emri i kompanisë: Rejsi Farma
Xhiro e biznesit 2017: 26 milionë EURO
Numri i punonjësve: 85
Vendndodhja: Tiranë
Rejsi Farma e mbylli vitin 2017 me reputacionin e një kompanie lider në tregun farmaceutik. Sigurisht, ky nuk është ndonje konkluzion nga ato që rëndom shumë kompani bëjnë për veten e tyre në trajtën e spoteve të marketingut, por është realitet. Sepse dy tregues të rëndësishëm të performancës, që bëjnë të krahasueshëm veprimtarinë e kompanive konkurente brenda një sektori, pra xhiro e biznesit dhe fi timi, tek Rejsi Farma janë në nivele shumë më të avancuara se sa kompanitë e tjera të sektorit. Konkretisht, me mbi 3.5 miliardë lekë xhiro dhe me një fi tim më të madh se sa ai i kompanive të tjera të sektorit, Rejsi Farma është një fi tuese e padiskutueshme e garës me konkurentët e saj për vitin që shkoi. Të jesh kompani lider e sektorit ku operon në përfundim të një viti fi nanciar është padyshim dëshmi e vlerave që mbart një kompani. Por në rastin e Rejsi Farma, këto vlera shtohen e përforcohen akoma më shumë kur mendon se gjatë 19 viteve jetë të saj, kjo kompani shumicën e tyre i ka kaluar me statusin e liderit të sektorit farmaceutik. E ka fi tuar këtë status shumë vite më parë, ka hipur në majë, shumë vite më parë, e ndonëse më e rëndësishme është ruajtja e kurorës së fi tuesit, ajo sërish ka mundur që përgjatë shumë viteve të jetë fi tues i garës në sektorin ku bën pjesë. Dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë garë të lehtë sepse në sektorin farmaceutik ka një numur të madh kompanish protagoniste. Mjafton të kujtojmë se gjatë vitit të kaluar ishin të paktën 5-6 kompani nga sektori farmaceutik që arritën të renditen ndër 200 kompanitë më të mëdha në Shqipëri.
Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”