Biznesmeni të cilit qumështi i zbardh fytyrën

SHPETIM LUKU/

Kompania e përpunimit të qumështit “Erzeni” është një subject, perfomanca e së cilës përmirësohet nga viti në vit. Të paktën në tre vitet e fundit, aktiviteti i kompanisë njeh rritje me një ritem vjetor 15-20 për qind. Në vitin 2017 kompania regjistroi një aktivitet prej 810 milionë lekësh, në vitin 2018, afro 1.1 miliardë lekë, kurse në vitin 2019 rreth 1.25 miliardë lekë. Të njëjtën kurbë ka ndjekur edhe efektiviteti i kompanisë, i dëshmuar nëpërmjet fitimit të realizuar prej saj, tregues ky që ka ardhur në rritje të konsiderueshme. Një fakt tjetër i rëndësishëm është se aktiviteti i kompanisë në vitin e fundit është padyshim më i miri gjatë gjithë historisë së kësaj kompanie. Me një aktivitet të filluar në vitin 1992, atëhere kur sapo ishin ndarë tokat dhe kafshët e gjalla të ish-kooperativës, “Erzeni” lindi si një dëshirë e Isuf Begës për të bërë progres në rrethanat e reja të krijuara prej një sistemi të ri ekonomik, bazuar në inisiativën e lirë. Isuf Begës i pëlqen që të bëjë retrospektivë, ai i rikthehet me dëshirë kujtimeve të atyrë viteve tashmë të largëta, por është një rikthim prej të cilit sjell ndërmend rrugën e vështirë, por të suksesshme që ka përshkuar kompania që ka themeluar e drejton edhe sot e kësaj dite. Nëpërmjet një retrospektive të tillë bëhet edhe më e qartë zhvillimi i kompanisë, nga një kompani e një komune si Samatica, në një kompani kombëtare, produktet e ndryshme të së cilës shpërndahen anekënd Shqipërisë.

Sot fabrika e përpunimit të qumështit “Erzeni” është një fabrikë moderne, e  pajisur me të gjithë teknologjinë bashkëkohore, e aftë për të prodhuar produkt të sigurt e cilësor. Sot “Erzeni” është një fabrikë ku investohet në mënyrë të vazhdueshme për ta përmirësuar e përsosur aktivitetin e prodhimit. Në fakt cilësia është një merak i hershëm dhe i përhershëm i  Isuf Begës. Sepse “qumeshti është i bardhë, por ta nxin faqen nëse nuk punon sic duhet”-thotë ai.

“Dua që produktet e mia të jenë të pëlqyeshme për një kategori të gjerë konsumatorësh, që nga punëtori i thjeshtë e deri tek ministri”-e shpjegon me fjalë të thjeshta filozofinë e punës ai. Një filozofi  që është e mbështetur tek dedikimi karshi cilësisë. Ndaj, edhe kur nëpër media të ndryshme dëgjohet mesazhi promocional: si Erzeni zor se gjeni, kjo nuk është ndonjë sforco ekipesh marketing për të bërë gjetjen e duhur. Jo, është sinteza e të punuarit dhe të vepruarit të kompanisë “Erzeni”, është përpjekja e vazhdueshme e stafit të saj, punonjësve, drejtuesve, Presidentit për të bërë diferencën në treg. Dhe duhet pranuar se ia kanë arritur kësaj. Sot fabrika e përpunimit të qumështit “Erzeni” është një nga operatorët kryesorë në sektorin e saj. Është një kompani që ka një impakt të gjërë social, pasi mjafton të kujtojmë se më veprimtarinë e saj është i lidhur aktiviteti i rreth 10000 fermerëve të shpërndarë në afro 40 fshatra të zonës së Lushnjës, Beratit, Fierit, Vlorës, Gjirokastrës e deri tek fermat e Lezhës etj. Është e sigurtë që kemi të bëjmë me një histori suksesi të krijuar me punë e djersë, me pasion e përkushtim, por njëkohësisht edhe mes dhjetra vështirësish. Mjafton të kujtojmë faktin se teknologjia e kësaj industrie ka një amortizim mjaft të shpejtë moral e duhet zëvëndësuar për të kuptuar se cfarë kokëcarjesh të mëdha ka biznesi i Isuf Begës dhe i të tjerëve që duan të ecin me hapin e kohës. Mjafton të kujtojmë informalitetin e përhapur tek dyqanet e tregtimit me pakicë, të cilët nuk pranojnë mall me faturë, për të kuptuar sërish cfarë kokëcarjesh iu duhet të përballojnë biznesmenët e kësaj fushe. Mjafton të kujtojmë kontradiktën mes parave në dorë që duan fshatarët në momentin e grumbullimit të qumështit me pagesat e vonuara nga supermarketet apo minimarketet për të kuptuar më mirë vështirësitë e këtij lloj biznesi.

Mjafton të kujtojmë që kemi të bëjmë me një kompani të rëndësishme, me aktivitet të rëndësishëm, të cilës i duhet të sigurojë vetë energjinë elektrike e po ashtu të vuajë edhe për pak kilometra rrugë të shtruar. Dhe për më tepër, bëhet fjalë për një biznes  plot mundim, në një industri të vështirë sikurse është përpunimi i qumështit, ndërkohë që persona të papërgjegjshëm me lehtësinë më të madhe e pergojojnë dhe e përbaltin këtë industri me thashatheme dhe gënjeshtra të neveritshme.

Megjithatë Isuf Begaj i është futur kësaj rruge biznesi dhe për të nuk ka kthim pas. Sfida të tij e të kompanisë që ai drejton mbeten ato të ruajtjes së pozicionit në treg, pse jo edhe i përforcimit të tij, modernizimi i vazhdueshëm i fabrikës, përmirësimi i komponentëve të ndryshëm të biznesit, me qëllim uljen e kostove të prodhimit etj. Një nga investimet më të fundit në kompani është pikërisht teknologjia që merret me prodhimin e ambalazheve të produkteve, si dhe ajo për larjen automatike të kutive të djathit, investime këto që cojnë ujë në realizimin e qëllimit të fiksuar e të përhershëm të Isuf Begës, rritjen e cilësisë së produkteve dhe përmirësimin e procesit teknologjik të prodhimit.

Sikur Isuf Begaj të kishte ndjekur atë rrugën rutinore të një fermeri të zakonshëm, ai sot do të ishte një pensionist i zakonshëm. Mirëpo rruga që ka zgjedhur është e tillë që nuk njeh moshë pensioni. Përkundrazi, në kokë ka një mori planesh e objektivash. Nëse gjithcka e nisi me 1000 metra katror tokë, aktualisht ka blerë dhe është zgjeruar në sipërfaqe, duke e rritur vazhdimisht kompaninë. Dhe e di fare mirë se cfarë duhet bërë në të ardhmen për ta forcuar më tej atë.

Janë disa drejtues kompanish në sektorin ushqimor që me skrupulozitetin dhe seriozitetin e tyre të japin besim të madh për atë cfarë ofrojnë në treg. Janë si kujdestarë të sigurisë ushqimore. Pa dyshim që edhe Isuf Begaj është një person i tillë.

 

 

Recent Posts

Ish-emigranti biznesmen që eksporton gjysmën e p
Shumica e biznesmenëve që kanë sot pozita të forta dhe dominuese në biznesin shqiptar janë bërë të tillë nëpërmjet një rrugëtimi që ka nisur në fillim të viteve 90-të. Pra, atëhere ...
October 16, 2024 Read More
Zotëria i turizmit!
Fatos Cerenishti njihet tashmë nga të gjithë si pionieri i turizmit shqiptar. Por fillimet e tij në biznes i ka në sektorin e ndërtimit. Pra në atë sektor që ka qenë dhe vazhdon të mbetet b...
October 10, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/ “Më të Mirët” realizuan 13 mi
Ja ku erdhi edhe edicioni i 21-të i Botimit Kombëtar “Biznesi Shqiptar: Më të mirët 2024”. Cdo botim i ri është një përforcim edhe më i madh i traditës që ka krijuar tashmë ky botim u...
September 23, 2024 Read More
Papërgjegjshmëria që “mbron” konsumatorin d
Pronari i një rrjeti të njohur supërmarketesh nxorri telefonin nga xhepi dhe i telefonoi drejtorit të përgjithshëm të kompanisë së tij, për ti transmetuar urdhrin për të hequr nga supermar...
September 11, 2024 Read More
Conad merr vendimin e rëndësishëm
Kompania e njohur Conad Albania ka marrë së fundmi një vendim të ëndësishëm. I gjithë rrjeti i saj i dyqaneve nuk do jetë më me metodën franchising. Pra bazuar edhe në një partneritet me ...
July 26, 2024 Read More
“Lajthiza” vlerësohet në Bruksel me
Uji “Lajthiza” ka qenë alternative e parë e konsumatorëve gjatë vitit 2023. Ashtu sikurse ka qenë përgjatë gjithë kohës, që nga momenti kur është hedhur në treg. Ashtu sikundër vazhd...
July 16, 2024 Read More