Fatos Cerenishti njihet tashmë nga të gjithë si pionieri i turizmit shqiptar. Por fillimet e tij në biznes i ka në sektorin e ndërtimit. Pra në atë sektor që ka qenë dhe vazhdon të mbetet bujar sa i takon fitimeve që siguron si sektor. Kështu që është e lehtë të përfytyrohet se po qe se Fatos Cerenishti do të vazhdonte aktivitetin e tij në ndërtim, pse jo, sot ai mund të klasifikohej tek ndërtuesit e mëdhenj të Shqipërisë. Por një ditë të bukur, shumë vite më parë, ai vendosi ti dedikohej turizmit, duke vlerësuar pikërisht ato avantazhe që ka Shqipëria, dhe që e bënin në atë kohë vendin tonë një vend të prapambetur, por me potencial e perspektivë turistike. Pra Fatos Cerenishti la një degë biznesi fitimprurëse, sikurse ishte ndërtimi, për ti hyrë një tjetër biznesi, i cili kishte të dobët aktualitetin në atë kohë, por ama, perspektivën e kishte të shkëlqyer. Dhe kjo është ajo që dallon njerëzit vizionarë. Ata shikojnë larg, ata shikojnë atë që nuk mundet ta shikojnë njerëzit e zakonshëm. Vizionarët e dijnë se do të shpërblehen një ditë për saktësinë e parashikimeve të tyre. Vërtet që Fatos Cerenishti mund të kishte disa para më shumë, nëse do të vazhdonte të ishte një ndërtues, midis mijëra ndërtuesve, por kënaqësinë që ka përjetuar duke qenë protagonist i turizmit shqiptar, nuk do ia jepte kurrë ndërtimi. Sepse, edhe kur vendosi ti përkushtohet turizmit, nuk ishin parësorë kërkesat për fitime të mëdha. Pra nuk e filloi eksplorimin e këtij sektori, me idenë së do të bënte pasuri më të madhe se sa me ndërtimin. Për këtë ishte i ndërgjegjshëm. Protagonizmi i tij në turizëm filloi si ambicie, si “kokëfortësi” dhe sfidë e një personi që kur shikon resorte të bukura jashtë, e kap dëshira dhe guximi për të ndjekur të njëjtën rrugë.
Njësoj, sikurse kanë vepruar edhe ata kolegët e tij, pronarë të resorteve jashtë vendit. Por duke qenë ndër të parët biznesmenë që guxuan të investojnë në turizëm, Fatos Cerenishtit iu desh të përballej edhe me vështirësi, që vinin nga infrastruktura e dobët e për të cilën është përgjegjëse shteti, me skepticizmin e të huajve për cdo gjë që lidhet me Shqipërinë, me mungesën e personelit të përshtatshëm që është i aftë për të ofruar shërbim cilësor e që e duan aq shumë të huajt.
Parësorë pra në të gjithë veprimtarinë e tij ka qenë dhënia e një kontributi për zhvillimin e vendit, për zhvillimin e një sektori, për të cilin Shqipëria ka të gjitha avantazhet dhe bukuritë natyrore. Të tjerat, ato që varen nga njeriu, nga politika, bëhen me kalimin e kohës, mjafton të egzistojë dëshira e mira. Me ngritjen e FAFA Premium Resort, e më vonë të Grand Blue Fafa Resort, me përshtatjen edhe të godinave të tjera në funksion të turizmit, Fatos Cerenishti e ka bërë të tijën. Ka ndërtuar dy komplekse gjigande, pas asnjë dallim, për mënyrën si funksonojnë nga resorte të tjera jshtë Shqipërisë e ku shkojnë jo pak Shqiptarë.
Grand Blue Fafa Resort ndodhet pikërisht përballë Rivierës Shqiptare, në plazhin e bukur të gjatë të Golemit, Durrës. Vetëm 35 minuta nga Aeroporti i Tiranës ‘Nënë Tereza’ dhe më pak se 20 minuta nga Porti i Durrësit.
Grand Blue Fafa Resort është një hotel i ri mbresëlënës me një arkitekturë mahnitëse të ndërtuar në një plazh të mrekullueshëm të Golemit, ideal për ata që kërkojnë të kenë pushimet e tyre të qeta dhe që mbeten gjatë në kujtesë.
Resorti ofron përvojat më të mira të mikpritjes për familjet dhe çiftet duke siguruar një larmi të gjerë shërbimesh dhe lehtësirash si për të pushuar ashtu edhe për nevojat e biznesit.
Ndërsa Fafa Premium përfshin 98 dhoma standarte, 12 dhoma familjare dhe 49 kostume. Të gjitha dhomay kanë ballkone me pamje nga deti dhe janë të pajisura me kondicioner, minibar, kasafortë, TV LCD dhe tharëse flokësh. Fafa Premium Resort ka dy restorante( restoranti kryesor All Inclusive ku kuzhina shqiptare dhe ajo nderkombëtare europiane kombinohen së bashku dhe restorant la Carte., bar pishinë, bar plazhi, dy pishina të hapura për të rritur dhe fëmijë, plazh me rërë të pajisur me cadra dhe shezlongë, sallë konferencash, miniklub për fëmijë, kënd lojërash, ËiFi falas dhe parkim.
Tashmë të dy resortet e tij kanë arritur të kenë aktivitete të konsoliduara, por që vijnë edhe në rritje nga njëri vit në tjetrin. Kështu, të dyja FAFA-t, pra “Grand Blue Fafa” dhe “Fafa Resort” kanë regjistruar gjatë vitit 2023 një aktivitet në kuotën e 20 milionë eurove. Është një aktivitet në nivele impresionuese dhe që tregon se hotelet e këtyre resorteve po mbushen në të gjithë kapacitetin e tyre dhe në një sezon turistik që zgjatet deri në fund të muajit shtator.
Tani që resortet e Fafa-s, “Grand Blue Fafa” dhe “Fafa Premium” kanë krijuar fizionominë e tyre, burimet e tyre të furnizimit me turistë të huaj, kanë arritur një nivel të lartë shërbimi, mundësuar nga mbi 300 punonjësit e tyre, përpara Fatos Cerenishtit është shfaqur një preokupim tjetër. I vetëdijshëm se një kompleks i mirë dhe i bukur stonon kur është i rrethuar nga ndërtime demode, i bindur se suksesi nuk kërkon vetëm resort të bukur, por edhe zonë të bukur, ai ka filluar nga puna për “korigjimet” e duhura. Dhe nëse këtë kapacitet e shton edhe në të ardhmen, kjo nuk është qëllim në vetëvete i tij për sa më shumë kapacitete hoteliere, por thjesht përpjekje për të përmirësuar sa të jetë e mundur zonat përreth hoteleve të tij. E vërteta është se tashmë edhe hotelet e tjerë në bregdetin e Durrësit dhe të Kavajës janë të standarteve më të larta bashkëkohore, të bukura e me projekte të shkëlqyera, por kjo nuk do të thotë se e kaluara anarkiste nuk ka lënë gjurmë që duhet eleminuar. Dhe ky është qëllimi kryesor i Fatos Cerenishtit dhe investitorëve të tjerë të sektorit turistik.