Emri i kompanisë: Kastrati Group
(Kastrati SHA, Kastrati, Albsig, ASA Autostar Albania, TENET etj)
Xhiro e aktivitetit 2020: 600 milionë euro
(Kastrati SHA, Kastrati, TENET, Albsig, Auto Star Albania, etj)
Numri i punonjësve: 1200
(Kastrati, Kastrati sh a, Albsig, Auto Star Albania, etj)
Vendndodhja: Durrës
Edhe pse ka kaluar më shumë se një vit, pamjet e Shqipërisë në kohën e fillimit të pandemisë janë të freskëta për këdo. Rrugë të boshatisura, makina ta parkuara ose të future në garazhe prej urdhrit të qeverisë, dalje vetëm me leje të siguruar nga e-Albania në një orë të caktuar dhe për një kohë të caktuar. Ato pamje të pazakonta e krijuan një perceptim që biznesi më i prekur ndoshta nga pandemia do të ishte ai i tregtimit të karburanteve. Dhe një ide dhe perceptim I tillë tashmë konfirmohet edhe nga shifrat. Gjigandi i këtij tregu, Kastrati Group duket se ka patur një aktivitet të ndikuar negativisht nga kriza e Covid 19. Nga karantina e vendosur prej qeverisë dhe nga kufizimi i lëvizjeve për një periudhë të gjatë. Janë numrat e biznesit që e konfirmojnë këtë. Kastrati Sh.a që është edhe kompania më e madhe në tregun e karburanteve ka regjistruar gjatë vitit 2020 një aktivitet në nivelin e 46 miliardë lekëve ose rreth 390 milionë eurove. I krahasuar me vitin paraardhës, që ishte një vit normal konstaton se ndikimi i pandemisë ishte afro 18 miliardë lekë rënie, Ose afro 150 milionë euro. Ose mbi 25 për qind rënie.
Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”