“Më të Mirët” e biznesit konsolidojnë dhe përforcojnë traditën

Të nderuar lexues!

Ja ku kaloi edhe një vit dhe ne po paraqitemi sërish përpara jush me Botimin e ri, “Biznesi Shqiptar: Më të Mirët 2021”. E kemi kthyer këtë “takim” të përvitshëm në traditë dhe cdo vit që kalon vetëm sa e përforcon këtë traditë, vetëm sa konsolidon akoma më shumë këtë rrugë të nisur në vitin tashmë të largët, 2004. E për ta vazhduar përgjatë 18 viteve, me synimin dhe shpresën që ky rrugëtim do të zgjasë sa më shumë. Nuk kemi pse ta fshehim kënaqësinë tonë kur konstatojmë se ai vision mbi të cilin e konceptua ky Botim Kombëtar është tashmë plotësisht i përmbushur në raport me qëllimet dhe pritshmëritë që i vumë vetes. Biznesi është motori i zhvillimit të një vendi, ndaj do të ishte pa kuptim që këta aktorë me peshë, këta dizejnatorë të ekonomisë shqiptarë, historitë e suksesit të ndërtuara prej tyre të mbeteshin të patreguara. Ndaj dhe e ndërmorëm këtë hap këtu e 18 vite më parë. Sepse sikurse thotë Ëarren Buffet “sot është dikush që rri në hije, sepse dikush tjetër mbolli aty një pemë”. Dhe na vjen mirë që kemi krijuar një model të ndjekur edhe nga media të tjera, na vjen mirë që kemi “imponuar” një mënyrë arsyetimi e gjykimi pozitiv të këtyre “kalorësve të zhvillimit”.

Viti 2020 ishte një vit i vështirë për të gjithë. I vështirë ishte edhe për biznesin shqiptar, pasi pandemia e Covid 19 vështirësoi proceset e punës, provokoi kosto shtesë për masat që duhet të merreshin për përballimin e pasojave të pandemisë, prishi marrëdhëniet kontraktuale në biznese të caktuara. Por ndërkohë, për disa biznese të tjera, pandemia ofroi konjukturë të favorshme, dukei bërë produktet dhe shërbimet e tyre më të kërkuara në kushtet e reja që u krijuan. Pra ishte një situatë që pati mallkuesit e saj, por edhe “brohoritësit”.

Pandemia është edhe faktori kryesor me të cilën shpjegohet edhe fakti pse 200 kompanitë më të mëdha patën një rënie prej 8 për qind në volumin e përgjithshëm të xhiros së realizuar prej tyre. Sepse gjatë vitit 2020, që ishte edhe viti i bllokimit total për të patën 3 muaj, 200 më të mëdhenjtë e biznesit shqiptar realizuan një xhiro prej 7.9 miliardë euro, ndërkohë që në vitin paraardhës xhiro ishte 8.6 miliardë euro.

Një qind kompanitë më të mëdha punësuese arritën të punësojnë rreth 73 mijë vetë.

Edhe sa i takon fitimit të realizuar nga 200 kompanitë më të suksesshme, ai ishte në nivele të përafërta me atë të vitit paraardhës, por sidoqoftë i ndikuar nga pandemia.

Botimi Kombëtar “Biznesi Shqiptar: Më të Mirët 2021” është një libër, në të cilin në mënyrë figurative, mund të themi se përmblidhet e gjithë veprimtaria e biznesit shqiptar gjatë një viti. Në të ka të dhëna për kompani të ndryshme shqiptare, performancat që ata kanë regjistruar, faktoret qe kane ndikuar, dinamikat e aktivitetit të tyre krahasuar me vitin paraardhës. Ka ndarje sektoriale që tregojnë hierarkitë sipas sektorëve të ndryshëm. Ka të dhëna performance edhe nga bizneset rajonale, nga vende të tilla si Maqedonia, Slovenia, Serbia, Kroacia, Bosnje Hercegovina, cka vlen për të bërë edhe krahasime  sipas sektorëve dhe natyrës së aktivitetit.

Mbetet akoma një objektiv i papërmbushur nga ne, që krahas vendeve të rajonit, të sigurojmë edhe të dhëna nga biznesi i Kosovës, në mënyrë që tabloja e biznesit rajonal të jetë e plotë. Por fatkeqësisht kjo ka qenë deri tani e pamundur për arsye të parasyeshme.

Si zakonisht, një falenderim i përzemërt për drejtuesit e atyre institucioneve shtetërore, të cilët, na kanë ndihmuar në realizimin e këtij Botimi.

 

Shpëtim Luku

Qendra Shqiptare për Gazetari Investigative

 

Recent Posts

SHPËTIM LUKU/ Leksioni i një eksportuesi
Qëkurse euro është zhvlerësuar karshi lekut, duke u stabilizuar në raportin ku 1 euro këmbehet me 100 deri 105 lekë, nuk kanë reshtur ankesat dhe kërkesat e eksportuesve shqiptarë. E kanë b...
February 1, 2024 Read More
Të jetosh përtej mundësive të tua!
Të jetosh përtej mundësive të tua! Vite më parë, kur u ndërtua kompleksi turistik "Laguna", në Malin e Robit, shitjet e apartamenteve apo ambienteve të tjera në të u bënë në kohë rek...
January 29, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/Pse janë kaq të korruptueshëm doga
Shpëtim Luku Xiao Min ishte një biznesmen kinez, i cili merrej me biznesin e tregtimit të veshjeve tekstile në Shqipërideri para vitit 2010, përpara se të transferohej në Maqedoninë e Veri...
January 16, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/ Propozimi i Sokol Krajës dhe mëkat
SHPETIM LUKU/ Propozimi i Sokol Krajës dhe mëkatet e biznesit Ditët, muaj dhe vitet kalojnë dhe problematika më të cilën haset biznesi shqiptar sa I takon fuqisë punëtore së vjen dhe bëh...
January 9, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/ Ish-kulaku që u bë biznesmeni më
Mebiznesmenin korcar Luan Lartie kishim lënë të takoheshim tek një kompleks pallatesh në hyrje të Korcës, aty ku dikur ka qenë fabrika e trikotazhit. Është një kompleks, nga më të bukurit...
November 30, 2023 Read More
Kërcimi gjigand i Marin Gjonaj
Shpëtim Luku “Gjonaj Group” është një bashkësi kompanish, ku pērmenden disa kompani si Info-Telecom, Enertrade, Promarketing, Digicom, Probroker etj. Natyrisht, Info-Telekomi është ajo ...
October 23, 2023 Read More
Biznesmeni që nuk hap dot hotelin luksoz prej…
Shpëtim Luku Edhe pse ka ikur që i vogël nga vendlindja, sytë, mendja dhe zemra e tij i  mbeten gjithmonë atje. Edhe pse pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar larg saj,  ai ka qen...
October 17, 2023 Read More