helidonrruga

Helidon Rruga


Xhiro e biznesit 2021: 28 milionë EURO
Ndryshimi në % 21/20: +23
Numri i punonjësve: 367
Vendndodhja: Durrës

Kur Helidon Rruga filloi të shesë peshk nëpër disa tezga në Kavajë këtu e rreth 28 vite më parë, ky veprim nuk ishte thjesht një reagim në kushtet e reja të krijuara atë kohë. Por ishte më shumë se kaq. Ishte fillimi i fillimi i një rruge të gjatë biznesi. Ishte një ide, të cilën ai e bëri jetën e tij, për të cilën mendoi, ëndërroi e jetoi për të. Mendja, muskujt, nervat dhe cdo pjesë e trupit të tij ishin të mbushura me këtë ide. Kjo ishte receta e suksesit të tij, një sukses që është i materializuar tek kompania “Coral Fish”. Një kompani kjo, e cila zhvillohet e përmirësohet vazhdimisht. Një kompani kjo që i avancon treguesit e saj të performancës nga njëri vit në tjetrin. Me përjashtim të vitit 2020, kur si rezultat i pandemisë së Covid—19, ajo njohu një tkurrje të vogël të aktiviteti, cdo vit tjetër, rezultati i arritur prej saj ka qenë kurdoherë më i mirë se viti paraardhës.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”