Erdal Demir


Xhiro e biznesit 2021: 346 milion EUR
Ndryshimi në % 21/20: +80

Numri i punonjësve: 770
Vendndodhja: Elbasan

Sikur drejtuesve aktualë të “Kurum International” t’ju kërkohej të shfaqnin një dëshirë me premtimin se tju realizohej, cilado qoftë ajo, me shumë mundësi kërkesa që ata do të formulonin do të ishte që edhe vitet e ardhshme kompania të gëzonte këtë perfor- mancë si ajo e vitit 2021. Sepse gjatë vitit që shkoi “Kurum” regjistroi një nga performancat më të mira në historinë e saj në Shqipëri. Dhe jo thjesht sepse treguesit e saj ekonomiko- financiarë janë dicka më të mira, krahasuar me ato të viteve të shkuara, por shumë më tepër se kaq. Janë ndjeshëm më të mirë, aq sa mund të thuhet se kemi të bëjmë me një vit tepër të vecantë të saj. Por le ti marrim me radhëkëta tregues. Sa i takon volumit fizik të produkteve Kurum prodhoi dhe shiti rreth 489 mijë ton shufra celiku, rreth 411 milionë KË energji elektrike, nga të cilat 222 milionë KË u destinuan për shitje, kurse pjesa tjetër për përdorim të vetë kompanisë. Krahasuar me vitin paraardhës janë mbi 60 mijë ton produkt më tepër i shitur. Por viti i lumtur i KURUM-it del më në pah, po qe se qenë një vit konjukture, pasi aktualisht cmimet kanë rënë, duke treguar ndikimin e ndjeshëm që kanë ato në xhiron dhe rentabilitetin e një kompanie.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


 

Saimir Mane


Emri i kompanisë: Balfin Group
(Neptun, Mane TCI, Green Coast, Banka e Tiranës, Spar, Kid Zone, TEG, QTU, et)
Xhiro e biznesit 2021: 300 milionë euro
Numri i punonjësve: 5500
Vendndodhja: Tiranë

Nëse do të shtrohet një pyetje se kush është biznesmeni më i madh të Shqipërisë, shumë personave do iu shkoj mendja tek Samir Mane. Dhe do i përgjigjen kësaj pyetjeje në favor të tij. Nuk është një perceptim i gabuar. Nuk është një percepteim që përfaqëson mospërputhje me realitetin. Përkundrazi është një perceptim i stimuluar nga stadi ku ka arritur Samir Mane si biznesmen, nga mënyra se si ai i është ofruar konsumatorit, nga zhvillimi i vrulishëm që ka marrë grupi i tij “Balfin” duke u zgjeruar jashtëzakonisht shumë. Pothuaj në të gjitha sektorët kryesorë të biznesit. Aktivitetet e grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me shumicë, retail (shitjen me pakicë), miniindustrinë, atë bankar, turizmin, teknologjinë, median, arsimin, logjistikën etj. Grupi Balfin është një partner i besueshëm që kryen aktivitete biznesi në një gamë të gjërë industrish në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare sipas standarteve më të larta të biznesit dhe etikës, me shikuar që do të mbërrinte në këtë nivel ku është aktualisht. Thjesht sepse realiteti që ka ndërtuar dhe përjeton është fantastik. Është tejet impresionues. Është shumë mrekullues. Neptun për shembull është sot një kompani që gjatë viti 2021 ka regjis- truar një nivel shitjesh prej 7. 7 miliardë lekë. Duke shënuar rritje prej 10 për qind krahasuar me vitin paraardhës. Nëpërmjet një rrjeti prej 29 dyqanesh ajo ka ofruar në vijimësi produktet nga brandet më të njohura si BEKO, SAMSUNG, LG, APPLE, SONY, BOSCH, PHILIPS, TEFAL, ROËENTA, HAMA, BRAUN.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


Shefqet Kastrati


Emri i kompanisë: Kastrati Group
(Kastrati, Tirana International Airport, Albsig,
ASA Autostar Albania, TENET, Kastrati Construction)
Xhiro e aktivitetit 2021: 800 milionë euro
(Kastrati Group, Kastrati, Tirana International Airport, TENET, Albsig, Auto Star Albania, Kastrati Construction)
Numri i punonjësve: 2500
(Kastrati, Kastrati sha, Albsig, Auto Star Albania, etj
Vendndodhja: Durrës

Kastrati Group e mbylli vitin 2021 me një aktivitet që iu afrua nivelit të 800 milionë eurove, duke qenë kështu padyshim, grupi më i madh i biznesit në Shqipëri. Nëse kompanitë përbërëse të këtij grupi vazhdojnë e përmirësohen me këtë ritëm dhe nëse Grupi vazhdon të ndjekë politikën e diversifikimit të mëtejshëm të aktivitetit të tij nuk është aspak cudi që në një të ardhme të afërt ai të mbërrijë nivelin e 1 miliard eurove aktivitet vjetor. Duke iu bashkuar kështu “klubit të kompanive miliardere” të rajonit, të cilat në vende si Kroacia, Serbia janë të zakonshme. Por le të shikojmë se si u paraqitën pjesët përbërëse të këtij trupi të fuqishëm ekonomik gjatë vitit të kaluar.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


SHPETIM LUKU/ Së shpejti AIWAYS U6, “Tesla e Mynihut”

 

 

 

Pasi arriti të fusë në tregun shqiptar Aiwais U 5, kompania e mirënjohur e tregtimit të automjeteve “Classic Tirana” është në pritje edhe të sasive të para të Aiways U6, duke zgjeruar në këtë mënyrë portofolin e saj të makinave elektrike. Por edhe duke shtuar alternativat për konsumatorët, të cilët sa vjen dhe po e kthejnë vëmëndjen drejt këtyre lloj automjeteve. Po cfarë është në të vërtetë Aiways U6, e cila ndryshe është quajtur edhe “Tesla e Mynihut? Karakteristikat dhe cilësitë kryesore të tij janë:

 

  • Automjet i segmentit të BMW – X6, por 100% elektrik
  • Makina më e kërkuar e këtij segmenti në tregun Europian
  • Qendra Europiane ndodhet në Mynih dhe Ingolstadt (qyteti i AUDIT)
  • Gjithë sistemi elektriko-elektronik është BOSCH
  • Quhet TESLA nga Mynihu – TEK KY MODEL ËSHTË APLIKUAR NIVELI ME I LARTË TEKNOLOGJIK I KOHËS
  • Makina e vetme, e këtij segmenti në shqiptar

 

  • Duke e kombinuar me AIWAYS U5 dhe SERES S3 – mbulohen tre segmente të njëpasnjëshme dhe ofrohet një variacion më i gjërë për klientët

Para se të hidhej në tregun Europian, produktit i është bërë një analizë e hollësishme nga institucionet e specializuara: AUTOBILD, QUATRORUOTTE dhe TOP GEAR:

Gazetarët përkatës përpiluan një material përshkrues prej 90 faqesh, por në mënyrë të përmbledhur ata konkluduan se:

 

Konkurrente të momentit në tregun Europian janë: BMË (X5 dhe X6), Mercedes GLS, Audi e-tron

  • Cmimi i AIËAYS U6 tek ne do te jetë rreth 44.950 Euro, ndërsa konkurrentet do te jene 75-90 mijë euro
  • Autonomia 580 km, ndër më të lartat në segment, që rrotullohet nga 350-390 km
  • Lëvrimi tek ne do të jetë 2-3 jave, ose do të luajmë kartën e lëvrimit të menjëhershëm (do te mbajme stok); ndërsa në Europë, për modelet e tjera 6-12 muaj
  • Design i vecantë dhe TEPER modern(sidomos në pamjen ballore)
  • Interior modern, 100% lëkurë dhe mjaft spacioz
  • Voluminoz si një X6 “e vogël”: i gjatë 4,83 m
  • Kohen e karikimit ndër më të shpejtat në segment 35 min; (nga 34-44 min që e kanë të tjerat)
  • Në këtë makinë të kompletuar, “full option” brenda cmimit është aplikuar shkalla më e lartë e teknikës bashkëkohore
  • Garancia, 5 vjet, ndër më të lartat në segment (të tjerat BMW, Audi, Mercedes – 2-5 vjet)

 

Me këtë model të ri, AIWAYS U6 – i cili zotëron nje kompleks PRIORITETESH, “Classic Tirana” ka  në dorë nivelin më të lartë teknologjik të kohës.

 

 

Pra do të ketë  një model, që si rrallë ndonjë tjetër do të jetë i pajisur me:

– ekran 14,6″

– shumë komanda jepen me zë

– sistem inteligjent navigimi dhe karrikimi të celularit (ëi-fi)

– shumë elementë të kontrollit të trafikut dhe shmangies së aksidenteve (kontroll me radar 360 grade, ndrrim automatik korsie në rast rreziku,etj)

 

Me këtë model te ri, Classic-ut i jepet mundësia të dominojë segmentin e SUV EV:

 

  • Segmenti SUV të mesëm (Seres S3),

 

  • Segmenti SUVtë lartë AIWAYS U5 dhe

 

  • Segmenti SUVPremium AIWAYS U6, Që është makina elektrike më e kërkuar në Europë për segmentin e saj.

Është një segment me parashikim shitjesh prej rreth 50-60 automjetesh të reja në vit. Por që duke i shtuar edhe rezultatin në shitjet e segmenteve të tjerëe bëjnë kompaninë aktorin kryesor në tregun e makinave elektrike.

AIWAIS U5, të blesh luksin duke kursyer!

 

 

Kompania e tregtimit të makinave të reja, “Classic Tirana“ vazhdon të përforcojë orientimin e saj të ri drejt makinave elektrike. Duke qenë se tashmë ato përbëjnë një trend që sa vjen e përhapet në Evropë, kësaj strategjie i është bashkuar edhe kompania e njohur shqiptare. E cila jo vetëm që ka aktualisht rolin lider në tregtimin e makinave elektrike, por po shpalos edhe një vizion të tillë që do të bëjë në ardhmen edhe thellimin e diferencës me kompanitë e tjera konkurente në këtë treg. Pas modeleve Seres S3, Maxus, Yoyo, në prill kjo kompani futi në treg edhe modelin AIWAYS U5. Një model ky i segmentit të VW Touareg, por 100 për qind elektrik. Në tregun europian ajo është makina më e shitur e këtij segmenti. Qendra europiane ndodhet në Mynih dhe Ingolstadt. I gjithë sistemi elektrikoelektronik është BOSCH, cka është një dëshmi e cilësisë së automjetit.

 

AIWAIS U5 është makina e vetme, e këtij segmenti në tregun shqiptar  Cka i jep “Classic Tirana”-s një avantazh dhe prioritet të madh. Ajo ka pritshmëri për shitje prej 70-80 makinash në vit dhe ecuria e deritanishme e shitjeve tregon se ky objektiv është tejet i realizueshëm

  • Duke e kombinuar me SERES S3 – mbulon dy segmente të njëpasnjëshme Classic Tirana ofron një variacion më të gjerë për klientët
  • Së shpejti pritet edhe modeli AIWAYS U6, që do të jetë konkurrenti i BMW X6, Audi Q7, Mercedes E Class – një priooritet më tepër për Classsic
  • Modelet që janë tërhequr, si fillim janë: i bardhë sedilje të bardha, ngjyrë patllixhani – me sedilje të bardha, i bardhë (cati e zezë) – sedilje të zeza, bojë qielli – sedilje të zeza

Aiwais U5 Foto

Para se të hidhej në tregun Europian, produktit i është bërë një analizë e hollësishme nga institucionet e specializuara: AUTOBILD, QUATRORUOTTE dhe TOP GEAR:

Në mënyrë të përmbledhur disa nga konkluzionet e rëndësishme janë:

  • Konkurrente të momentit në tregun Europian janë: KIA EV6, Mercedes EQB, Mercedes EQE, Nissan Ariya, VW ID.5, Renault Megane dhe Volvo C40
  • Cmimi i AIËAYS U5 tek Classic është rreth 35.950 Euro, ndërsa cmimet e modeleve konkurente variojnë 44-58 mijë euro –
  • Autonomia 410 km, ndër më të lartat në segment, që rrotullohet nga 350-390 km
  • Lëvrimi do te jete 2-3 jave, ose  e lëvrim i menjëhershëm (duke patur  stok); ndërsa në Europë, për modelet e tjera 4-8 muaj 
  • Design i vecantë dhe modern (sidomos në pamjen ballore)
  • Interior modern, 100% lëkurë dhe më spaciozi nga të gjitha makinat e segmentit
  • Më voluminozi në segment: i gjatë 4,7 m nga 4.35-4.65, që janë modelet e tjera të segmentit
  • Kohën e karrikimit ndër më të shpejtat në segment 35 min; (nga 34-44 min që e kanë të tjerat
  • Më i kompletuari në segment, “full option” brenda cmimit
  • Garancia, 5 vjet, ndër më të lartat në segment (të tjerat VW, Skoda, Citroen – 2 vjet – vetëm Hyundai Ioniq 5 që do të dalë në fund të vitit, do të jetë 5 vjet.

 

 

 

 

 

SHPETIM LUKU/ “Më të Mirët” i kaluan 10 miliardë euro

 

Secili prej nesh, jo pak herë është shfaqur i habitur dhe i “alarmuar” se sa shpejt kalon koha. Ja pra, kaloi edhe një vit dhe erdhi sërish momenti për ti sjellë publikut Botimin Kombëtar “Biznesi Shqiptar: Më të Mirët 2022”. E kemi bërë këtë me një rregullshmëri e përpikmëri prej 19 vitesh, duke ardhur e duke e përforcuar këtë traditë. Disa gjëra vlerën e tyre kryesore e kanë kur shërbejnë si katalizator ndryshimi pozitiv dhe ne jemi të lumtur e të realizuar në misionin tonë kur vërejmë se biznesmenët shqiptarë shikohen tashmë nga pjesa më e madhe e medias dhe e publikut si  promotorë të zhvillimit ekonomik të vendit. Si pasuri kombëtare.

Ky botim nuk ka qenë i lehtë për tu realizuar sipas afateve të zakonshme të tij. Pasi sulmi kibernetik që pësoi Shqipëria nxorri jashtë loje për një kohë jo të shkurtër përpos të tjerave edhe QKB, e cila është burimi kryesor i të dhënave. Vetë shtyrja e afatit të dorëzimit të bilanceve prej biznesit deri në 15 shtator 2022 e vërteton më së miri këtë vështirësi objektive dhe suplementare, me të cilën u ndeshëm e na u desh ta përballojmë.  Ky devijim i rëndësishëm mund të jetë shkak, por edhe justifikim për ndonjë gabim tonin, duke mos pretenduar që këtë radhë skrupuloziteti ynë professional ka dhënë një produkt të pakontestueshëm në ndonjë episode të tij.

Viti 2021, vit mbi të cilin ne kemi kryer analizat dhe arsyetimet rreth performancave faktike të biznesit shqiptar, ishte një vit shumë i mirë për “Më të Mirët”. Heqja e masave kufizuese  të pandemisë bëri të mundur që i gjithë biznesi të funksinojë pa pengesat e një viti më parë e për rrjedhojë të arrijë nivele të panjohura më parë. Kështu, të 200 kompanitë më të mëdha të Shqipërisë për vitin 2021 e kaluan nivelin e 10 miliardë eurove xhiro totale biznesi. Rritja me një vit më parë apo sic quhet ndryshe “vitin e pandemisë” është rreth 45 për qind. Për aq kohë sa ne nxjerrim këtë botim, – nuk janë pak por plot 19 vite- kjo është vlera më e lartë e xhiros së realizuar ndonjëherë nga 200 kompanitë më të mëdha të Shqipërisë. Të cilat kanë realizuar mbi 70 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto të vendit

Edhe treguesi i fitimit është përmirësuar prej 200 kompanive që kanë patur fitimin më të madh. Afro 900 milionë euro ka qenë totali i fitimit të realizuar prej tyre, me një rritje të ndjeshme krahasuar me vitin 2020.

“Biznesi Shqiptar: Më të Mirët 2022” vazhdon të tregojë për kompanitë më të mira të biznesit shqiptar, impaktin social ekonomik, risitë, dinamikat dhe inovacionet e tyre. Por edhe për kompanitë më të mëdha të rajonit, duke krijuar mundësinë për krahasime mes biznesit shqiptar dhe atij maqedonas, serb, boshnjak, malazes, kroat e slloven. Duke qenë se ne gjithmone e kemi konsideruar një pikë të dobët të botimit tonë mungesën e një informacioni të caktuar rreth biznesit Kosovar sivjet bëmë përpjekjet tona për ta eleminuar këtë difekt. Nuk ia arritëm plotësisht qëllimit, por arritëm ta reduktojmë disi atë, pasi siguruam disa të dhëna nëpërmjet bashkëpunimit me Agjensionin Tatimor të Kosovës. Ndaj në botimin e sivjetëm janë edhe dis tabela, që e kanë një farë vlere orientuese, rreth 200 kompanive me qarkullimin më të madh, 200 kompanive me pagesën më të madhe të taksave si dhe 100 kompanive punësuese më të mëdha. Le të jetë ky informacion i reduktuar si fillimi i një procesi që do të bëhet edhe më i plotë, duke siguruar edhe të dhëna më të detajuara në të ardhmen e afërt. Ndonëse institucionet e Kosovës duken “demode” kur në mënyrë të pakuptimtë vazhdojnë ti konsiderojnë informacione të tilla si sekret. Ndërkohë, për ne ka qenë një qëllim i hershëm që botimi të përfshijë edhe biznesin e Kosovës, në mënyrë të vecantë ato kompani që kanë shtrirë aktivitetin e tyre edhe në Shqipëri. Mbetet që vitin e ardhshëm përpjekjet tona në plotësimin e dimensionit Kombëtar të librit të intensifikohen e me shpresë, edhe të konkretizohen më mire.

Dëshirojmë të adresojmë falendërimin tonë më të madh për ato institucione që na ndihmuan në sigurimin e “lëndës së parë”, aq të nevojshme për Botimin Kombëtar “Biznesi Shqiptar: Më të Mirët 2022”

Avni Ponari, kur ideja është malli më i vlefshëm në botë

 

 

Shpetim Luku

“ Kur nuk kisha para të mjaftueshme, u ula të mendoja dhe nuk vrapova për të fituar para. Një ide është malli më i vlefshëm në botë”. Ai që e thotë këtë është Steve Jobs, një nga biznesmenët  e shquar në botë, por tek kjo shprehje e tij më shkon mendja sa herë duhet të kuptoj e shpjegoj suksesin e Avni Ponarit në biznes. Kur zyrtarit i jepet urdhri i largimit të punës për arsye të ndryshme, presupozohet se ai është lajmi më i keq i mundshëm për të. Sepse rroga është e ardhura kryesore e tij dhe e familjes, ndaj ndërpreja e marrëdhënieve ekonomike është shikuar, madje edhe vazhdon të shikohet si një ngjarje dramatike nga shumë persona. Mirëpo me Avni Ponarin nuk ndodhi aspak kështu, atëhere kur iu komunikua ndërprerja e detyrës si drejtor i INSIG-ut të Tiranës. Nuk kaloi në panik, nuk u terrorizua me këtë ndryshim të bëftë të statusit të tij, nga drejtor në i papunë.  Nuk e përjetoi si fundin e botës. Por as nuk vrapoi të merrej me cfarëdo pune që ti dilte përpara, vetëm e vetëm që të bënte disa para për të plotësuar deficitet që do i krijoheshin nga mungesa e pagës shtetërore në të ardhmen. Sepse mallin më të vlefshëm në botë, pra atë idenë që vlente miliona apo miliarda ai e kishte në kokë. Do të vazhdonte të merrej me punën që dinte të bënte më mirë, atë të sigurimeve, vecse tashmë jo si zyrtar i një kompanie publike, sikurse ishte INSIG-u, por në rrethana të tjera. Në kushtet e një kompanie private. Ndaj, priti deri sa doli ligji përkatës, i cili liberalizonte tregun e sigurimeve, regjistroi kompaninë Siguracion Albania, shkurt SIGAL dhe filloi me preokupim të plotë udhëtimin e suksesshëm të biznesit. Iu deshën jo më shumë se sa 2-3 vite për ta parakaluar INSIG-un, i cili kishte patur privilegjin e tregut monopol e që nga ai moment, po mbushen 22 vite që SIGAL është lider i padiskutueshëm i tregut të sigurimeve në Shqipëri. Shumë procese kanë ndodhur këto vite. SIGAL ka diversifikuar veprimtarinë e tij në tregje të tjera sikurse është Kosova dhe Maqedonia, ka plotësuar ganën e plotë të shërbimit të sigurimeve Jetë dhe Jo-Jetë, por ndërkohë është inkuadruar edhe në kompaninë e njohur austriake Uniqa Group Austria. Ndaj  “Sigal Uniqa Group Austria” e mbylli vitin 2021 me rreth 81 milionë euro prime sigurimi, nga të cilat afro 41 milionë euro përfaqësonin primet e sigurimit Jetë dhe Jo-Jetë në Shqipëri. Duke i shtuar këtyre shifrave edhe ato të punësimit të mbi 2100 përsonave dhe agjentëve apo edhe fitimet e saj, del se viti 2021 ka qenë një vit i shkëlqyer për “Sigal Uniqa Group Austria”. Por jo vetëm për drejtuesit dhe punonjësit e SIGAL-it. Jo vetëm për buxhetin e shtetit, i cili prej veprimtarisë së kësaj kompanie ka përfituar 722 milionë lekë taksa dhe tatime. Por edhe për klientët, që janë edhe përfitues e mëdhenj në këtë marrëdhënie dhe qëllimi kryesor se pse ndërtohet kjo marrëdhënie. Gjatë vitit 2021 SIGAL Uniqa Group Austria pagoi vetëm në Shqipëri rreth 1.7 miliardë lekë dëme ose ndryshe sa 28 për qind të totalit të dëmeve të paguara nga operatorët e tregut të sigurimeve. Vetëm për dy tërmetet e fundit SIGAL ka paguar mbi 12 milionë euro dëme, kurse përgjatë gjithë veprimtarisë së saj kompania ka paguar mbi 400 milionë euro dëme. Pikërisht kjo gadishmëri e saj për të paguar në kohë e për tiu përmbajtur kontratës përkatëse që ka nënshkruar me klientët e saj ka ngritur reputacionin e kompanisë në nivele të larta. Është kjo mënyrë sjelljeje dhe veprimi përgjatë gjithë viteve të egzistencës së saj, është kjo mënyrë drejtimi nga Avni Ponari ajo që e ka kthyer SIGAL Uniqa Group Austria në një partner të besueshëm dhe të qëndrueshëm. Të jesh lider tregu për 22 vite është një fakt i admirueshëm, por që bën të domosdoshëm edhe pyetjen se si ka mundësi të mbahet një pozicion i tillë për kaq vite? Pa ndryshuar qoftë edhe një herë të vetme vendin me ndonjë konkurent tjetër.

E vërteta është se “SIGAL UNIQA GROUP Austria” ka ofruar gjithmonë mundësi të reja aty ku të tjerët nuk i shohin, ndaj është një hap para në ofrimin e produkteve novatore, të thjeshta, të shpejta dhe pa kosto shtesë. I kushtohet shumë rëndësi rritjes së eficensës nëpërmjet optimizimit të mëtejshëm të modelit të biznesit, duke rritur produktivitetin. Janë thjeshtëzuar dhe automatizuar pjesa më e madhe e proceseve të punë, janë shkëmbyer dhe zbatuar praktikat më të mira të punës, është optimizuar më tej marrja në sigurim dhe vendosja e cmimeve.

Modeli i biznesit është përmirësuar nëpërmjet adoptimit të mënyrave të reja të qasjes ndaj klientëve dhe pasurimit të gamës së produkteve dhe shërbimeve, të cilat ofrojnë vlerë shtesë për klientët. Kompania ka rritur vizibilitetin e brandit dhe tërheqjen ndaj produkteve egzistuese dhe atyre të reja.

Në misionin për të qenë më shumë se sa kompani sigurimi SIGAL ka zgjeruar modelin e biznesit përtej fondit të sigurimeve, duke thelluar fokusin tek menaxhimi i aseteve dhe biznesit të fondeve të pensionit. Si dhe është punuar më tej me promovimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit mbi kujdesin dhe mbrojtjen e rriskut.

Viti 2021 ishte pra një tjetër gur kilometrik i shtruar nga “SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA” në rrugën e saj drejt një të ardhmjeje që premton të jetë edhe më e mirë se sa është realiteti aktual që përjeton.

Sot, kur Avni Ponari kthen kokën pas mund të ketë pengjet e tij që janë normale për veprime që duhet ti kishte ndërmarrë, por që nuk i ka marrë, për veprime që duhej ti kishte realizuar ndoshta më parë. Apo për veprime e vendime që do dëshironte ti merrte por që ishte i detyruar të mos i ndërmerrte prej faktorëve specifikë të realitetit shqiptar. Megjithatë, këto nuk kanë as më të voglën peshë për të zbehur sadopak arritjet madhështore të tij në biznes si krijues dhe menaxhues i kompanisë së sigurimeve, SIGAL.

SHPETIM LUKU/Energjia “kyc” Kurum-in

 

Kompania turke ‘Kurum” ka pezulluar aktivitetin. Është një pezullim i detyruar prej asaj që po ndodh me energjinë në tregun botëror, cmimi i së cilës ka kapur kuota të paimagjinueshme. Sepse ndërsa energjia ka shkuar në 850-900 euro për njësi, cmimi i hekurit në bursë është rreth 700 euro për ton, pa TVSH. Kjo e bën të palogjikshme, të paleverdisshme vazhdimin e prodhimit, ndaj kompania ka pezulluar aktivitetin, duke filluar për dy muaj remontin e fabrikave. Por lajmi i mirë në këtë zhvillim negative është se kompania i ka të 750 të punësuarit e saj në punë. Të paktën deri në muajin tetor kur egzistojnë shpresat që të fillojë nga puna fabrika e petëzimit. Por nëse gjërat nuk shkojnë sipas skenarit optimist, punonjësit do të marrin 60 për qind të rrogës pa kësaj date, sipas marrëveshjes së realizuar edhe me sindikatën e punonjësve. Duke dhënë kështu një shembull të shkëlqyer social.

Aq e pafavorshme është situata në rastin e Kurumit sa edhe energjia që prodhohet nga hidrocentralet në pronësi të saj nuk ka llogari të destinohen për prodhimin e fabrikave, por është më me leverdi të hidhen në tregun e energjisë.

Kjo situatë vjen pas   një viti shumë të mirë të përjetuar nga kompania.  Gjatë vitit 2021 “Kurum” regjistroi një nga performancat më të mira në historinë e saj në Shqipëri. Dhe jo thjesht sepse treguesit e saj ekonomiko-financiarë janë dicka më të mira, krahasuar me ato të viteve të shkuara, por shumë më tepër se kaq. Janë ndjeshëm më të mirë, aq sa mund të thuhet se kemi të bëjmë me një vit tepër të vecantë të saj. Por le ti marrim me radhë këta tregues. Sa i takon volumit fizik të produkteve Kurum prodhoi dhe shiti rreth 489 mijë ton shufra celiku, rreth 411 milionë KW energji elektrike, nga të cilat 222 milionë KW u destinuan për shitje, kurse pjesa tjetër për përdorim të vetë kompanisë. Krahasuar me vitin paraardhës janë mbi 60 mijë ton produkt më tepër i shitur. Por viti i lumtur i KURUM-it del më në pah, po qe se i referohemi aktivitetit të tij në vlerë. Pasi xhiro vjetore e kompanisë përgjatë vitit 2021 arriti në 346 milionë euro ose mbi 80 për qind më tepër se krahasuar me një vit më parë. Kurse ajo që i vë vulën e një viti rekord është fitimi i kompanisë. Si kurrë më parë, por me gjasa edhe në një të ardhme, nuk parashikohet të arrihet më një fitim i tillë, ndonëse ia urojmë. Me 4.6 miliardë lekë të reja fitim, afro 35 milionë euro, KURUM përjetoi një vit të mrekullueshëm financiar gjatë së cilit  edhe kontribuoi në buxhetin e shtetit me afro 667 milionë lekë tatim fitimi e të shlyejë afro 21 milionë euro kredi. Por nga ana tjetër, kjo situatë krijoi mundësi që kompania po ashtu të mbërrijë në 770 të punësuar.  Pra janë mbi 120 punonjës më tepër të marrë në punë gjatë vitit 2021. Për tu theksuar është se ky fitim në shifra impresionuese vjen pasi një vit më parë kompania doli me humbje.

Përvec rritjes së volumit të shitjeve, që sikurse thamë më lart ishte në kuotën e rreth 490 mijë tonëve, një prej arsyeve kryesore ka të bëjë me rritjen e cmimeve, si të produkteve të hekurit, ashtu edhe atë të energjisë elektrike. Duket që ka qenë një vit konjukture, pasi aktualisht cmimet kanë rënë, duke treguar ndikimin e ndjeshëm që kanë ato në xhiron dhe rentabilitetin e një kompanie.

 

Ndërkohë që gjatë vitit 2021 Kurum  fitoi sërish “trofeun” e eksportuesit më të madh të Shqipërisë. Me afro 55 për qind të totalit të aktivitetit të destinuar në eksport, Kurum ishte kompania që zuri vendin e parë në listën e kompanive eksportuese më të mëdha të vendit. Ka vite që tregu i vendit është mjaft i vogël për Kurum-in, ndaj drejtuesit e saj i kanë përqëndruar energjitë e tyre konkuruese në tregje përtej Shqipërisë. Në tregun e Kosovës, të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Serbisë, Turqisë e në mjaft vende të tjera. E ndihmon në këtë aspekt cilësia e padiskutueshme e produkteve dhe mundësia për të operuar me cmime të leverdisshme. Është një filozofi pune  që ka dhënë frytet e saj, pasi duke prodhuar produkte që përdoren kryesisht nga industria e ndërtimit, Kurum nuk mund të rri në varësi të “humorit” të këtij sektori

Por tani, pas një viti shumë të suksesshëm, Kurum-it i duhet të bëjë një farë periudhe pushim i detyruar me shpresën dhe urimin që “flaka” e aktivitetit të tij të ndizet sërish.