SHPETIM LUKU/ “Më të Mirët” i kaluan 10 miliardë euro

 

Secili prej nesh, jo pak herë është shfaqur i habitur dhe i “alarmuar” se sa shpejt kalon koha. Ja pra, kaloi edhe një vit dhe erdhi sërish momenti për ti sjellë publikut Botimin Kombëtar “Biznesi Shqiptar: Më të Mirët 2022”. E kemi bërë këtë me një rregullshmëri e përpikmëri prej 19 vitesh, duke ardhur e duke e përforcuar këtë traditë. Disa gjëra vlerën e tyre kryesore e kanë kur shërbejnë si katalizator ndryshimi pozitiv dhe ne jemi të lumtur e të realizuar në misionin tonë kur vërejmë se biznesmenët shqiptarë shikohen tashmë nga pjesa më e madhe e medias dhe e publikut si  promotorë të zhvillimit ekonomik të vendit. Si pasuri kombëtare.

Ky botim nuk ka qenë i lehtë për tu realizuar sipas afateve të zakonshme të tij. Pasi sulmi kibernetik që pësoi Shqipëria nxorri jashtë loje për një kohë jo të shkurtër përpos të tjerave edhe QKB, e cila është burimi kryesor i të dhënave. Vetë shtyrja e afatit të dorëzimit të bilanceve prej biznesit deri në 15 shtator 2022 e vërteton më së miri këtë vështirësi objektive dhe suplementare, me të cilën u ndeshëm e na u desh ta përballojmë.  Ky devijim i rëndësishëm mund të jetë shkak, por edhe justifikim për ndonjë gabim tonin, duke mos pretenduar që këtë radhë skrupuloziteti ynë professional ka dhënë një produkt të pakontestueshëm në ndonjë episode të tij.

Viti 2021, vit mbi të cilin ne kemi kryer analizat dhe arsyetimet rreth performancave faktike të biznesit shqiptar, ishte një vit shumë i mirë për “Më të Mirët”. Heqja e masave kufizuese  të pandemisë bëri të mundur që i gjithë biznesi të funksinojë pa pengesat e një viti më parë e për rrjedhojë të arrijë nivele të panjohura më parë. Kështu, të 200 kompanitë më të mëdha të Shqipërisë për vitin 2021 e kaluan nivelin e 10 miliardë eurove xhiro totale biznesi. Rritja me një vit më parë apo sic quhet ndryshe “vitin e pandemisë” është rreth 45 për qind. Për aq kohë sa ne nxjerrim këtë botim, – nuk janë pak por plot 19 vite- kjo është vlera më e lartë e xhiros së realizuar ndonjëherë nga 200 kompanitë më të mëdha të Shqipërisë. Të cilat kanë realizuar mbi 70 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto të vendit

Edhe treguesi i fitimit është përmirësuar prej 200 kompanive që kanë patur fitimin më të madh. Afro 900 milionë euro ka qenë totali i fitimit të realizuar prej tyre, me një rritje të ndjeshme krahasuar me vitin 2020.

“Biznesi Shqiptar: Më të Mirët 2022” vazhdon të tregojë për kompanitë më të mira të biznesit shqiptar, impaktin social ekonomik, risitë, dinamikat dhe inovacionet e tyre. Por edhe për kompanitë më të mëdha të rajonit, duke krijuar mundësinë për krahasime mes biznesit shqiptar dhe atij maqedonas, serb, boshnjak, malazes, kroat e slloven. Duke qenë se ne gjithmone e kemi konsideruar një pikë të dobët të botimit tonë mungesën e një informacioni të caktuar rreth biznesit Kosovar sivjet bëmë përpjekjet tona për ta eleminuar këtë difekt. Nuk ia arritëm plotësisht qëllimit, por arritëm ta reduktojmë disi atë, pasi siguruam disa të dhëna nëpërmjet bashkëpunimit me Agjensionin Tatimor të Kosovës. Ndaj në botimin e sivjetëm janë edhe dis tabela, që e kanë një farë vlere orientuese, rreth 200 kompanive me qarkullimin më të madh, 200 kompanive me pagesën më të madhe të taksave si dhe 100 kompanive punësuese më të mëdha. Le të jetë ky informacion i reduktuar si fillimi i një procesi që do të bëhet edhe më i plotë, duke siguruar edhe të dhëna më të detajuara në të ardhmen e afërt. Ndonëse institucionet e Kosovës duken “demode” kur në mënyrë të pakuptimtë vazhdojnë ti konsiderojnë informacione të tilla si sekret. Ndërkohë, për ne ka qenë një qëllim i hershëm që botimi të përfshijë edhe biznesin e Kosovës, në mënyrë të vecantë ato kompani që kanë shtrirë aktivitetin e tyre edhe në Shqipëri. Mbetet që vitin e ardhshëm përpjekjet tona në plotësimin e dimensionit Kombëtar të librit të intensifikohen e me shpresë, edhe të konkretizohen më mire.

Dëshirojmë të adresojmë falendërimin tonë më të madh për ato institucione që na ndihmuan në sigurimin e “lëndës së parë”, aq të nevojshme për Botimin Kombëtar “Biznesi Shqiptar: Më të Mirët 2022”

Recent Posts

SHPËTIM LUKU/ Leksioni i një eksportuesi
Qëkurse euro është zhvlerësuar karshi lekut, duke u stabilizuar në raportin ku 1 euro këmbehet me 100 deri 105 lekë, nuk kanë reshtur ankesat dhe kërkesat e eksportuesve shqiptarë. E kanë b...
February 1, 2024 Read More
Të jetosh përtej mundësive të tua!
Të jetosh përtej mundësive të tua! Vite më parë, kur u ndërtua kompleksi turistik "Laguna", në Malin e Robit, shitjet e apartamenteve apo ambienteve të tjera në të u bënë në kohë rek...
January 29, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/Pse janë kaq të korruptueshëm doga
Shpëtim Luku Xiao Min ishte një biznesmen kinez, i cili merrej me biznesin e tregtimit të veshjeve tekstile në Shqipërideri para vitit 2010, përpara se të transferohej në Maqedoninë e Veri...
January 16, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/ Propozimi i Sokol Krajës dhe mëkat
SHPETIM LUKU/ Propozimi i Sokol Krajës dhe mëkatet e biznesit Ditët, muaj dhe vitet kalojnë dhe problematika më të cilën haset biznesi shqiptar sa I takon fuqisë punëtore së vjen dhe bëh...
January 9, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/ Ish-kulaku që u bë biznesmeni më
Mebiznesmenin korcar Luan Lartie kishim lënë të takoheshim tek një kompleks pallatesh në hyrje të Korcës, aty ku dikur ka qenë fabrika e trikotazhit. Është një kompleks, nga më të bukurit...
November 30, 2023 Read More
Kërcimi gjigand i Marin Gjonaj
Shpëtim Luku “Gjonaj Group” është një bashkësi kompanish, ku pērmenden disa kompani si Info-Telecom, Enertrade, Promarketing, Digicom, Probroker etj. Natyrisht, Info-Telekomi është ajo ...
October 23, 2023 Read More
Biznesmeni që nuk hap dot hotelin luksoz prej…
Shpëtim Luku Edhe pse ka ikur që i vogël nga vendlindja, sytë, mendja dhe zemra e tij i  mbeten gjithmonë atje. Edhe pse pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar larg saj,  ai ka qen...
October 17, 2023 Read More