Aktualisht, bizneset shqiptare po përballen me mungesën e fuqisë punëtore si një nga sfidat kryesore. Për arsye të ndryshme ku hyjnë emigrimi masiv, mungesa e kualifikimit, kërkesat e gjeneratës së re, të cilët janë më shumë se sa një pagë konkuruese apo edhe arsye të tjera. Në përgjigje të kësaj problematike bizneset kanë nisur reflektimin, duke rritur pagat dhe duke rekrutuar punonjës të huaj për të mbushur boshllëqet e krijuara. Megjithatë në biznesin shqiptar ka shembuj shumë të mirë që tregojnë botëkuptimin e duhur të drejtuesve në raport me punonjësit e tyre. Një nga ato kompani është “SOFT&SOLUTION” dhe drejtuesi i saj Ermal Beqiri tregon “seketin” e kompanisë së tij në këtë aspect.
Shpëtim Luku: Z. Beqiri, ju jeni një figurë e njohur në industrinë teknologjike shqiptare. Çfarë ju dallon ju dhe kompaninë tuaj nga të tjerët?
Ermal Beqiri: Ajo që na bën unikë është përqendrimi te njerëzit. Ne besojmë se çdo produkt i suksesshëm lind nga një ekip i motivuar dhe i aftë. Prandaj, filozofia jonë është të investojmë në talent – qoftë duke ndihmuar studentët më të mirë të ndërtojnë karrierën e tyre, qoftë duke përmirësuar vazhdimisht stafin ekzistues. Për ne, njerëzit janë zemra e gjithçkaje që bëjmë.
Shpëtim Luku: Si e përzgjedhni dhe zhvilloni talentet në kompaninë tuaj?
Ermal Beqiri: Procesi fillon me identifikimin e talenteve të reja që dalin nga universitetet. Studentët më të mirë nuk i lëmë të presin; i marrim në kompani, i paguajmë për të mësuar dhe u ofrojmë një mjedis ku mund të zhvillohen profesionalisht. Ky proces jo vetëm që na ndihmon të gjejmë individët më të aftë, por edhe të ndërtojmë një ekip që është i përkushtuar që nga dita e parë.
Shpëtim Luku: Çfarë roli luan trajnimi në zhvillimin e stafit tuaj?
Ermal Beqiri: Trajnimi është një pjesë thelbësore e kulturës sonë. Ne besojmë se të mësuarit nuk duhet të ndalet kurrë, sidomos në një industri si teknologjia që ndryshon me shpejtësi. Stafi ynë merr trajnim të vazhdueshëm jashtë kufinjve për t’u përditësuar me teknologjitë më të fundit. Për ne, trajnimi nuk është thjesht një opsion – është një standard që garanton suksesin e përbashkët. E vecanta jonë është që cdo punonjës i joni, zgjedh vetë mënyrën dhe vendin ku do të trajnohet.
Shpëtim Luku: Si e shpërbleni dhe motivoni ekipin tuaj?
Ermal Beqiri: Përveç pagave konkurruese që krahasohen me nivelet europiane, ne kemi krijuar mundësi të veçanta për stafin tonë më të mirë. Një nga praktikat tona është t’i ofrojmë mundësinë për të punuar një javë jashtë vendit, në një mjedis të qetë dhe frymëzues. Kjo jo vetëm që i ndihmon të rifreskojnë energjitë, por gjithashtu rrit produktivitetin dhe kreativitetin. Është mënyra jonë për të thënë “faleminderit” dhe për të treguar që puna e tyre vlerësohet.
Shpëtim Luku: Ju përmendët mbajtjen e talenteve në Shqipëri. Si e arrini këtë?
Ermal Beqiri: Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm në fushën e teknologjisë, dhe një nga qëllimet tona është që ky potencial të mos humbasë. Duke ofruar paga konkurruese, trajnime të avancuara dhe një kulturë pune që i nxit individët të rriten, ne sigurojmë që talentet të ndihen të vlerësuar dhe të kenë mundësi për të ndërtuar karrierën e tyre këtu, pa pasur nevojë të largohen. Kjo është një filozofi që na bën krenarë dhe që vazhdimisht jep rezultate pozitive.
Shpëtim Luku: Si e shikoni të ardhmen e industrisë së teknologjisë në Shqipëri?
Ermal Beqiri: Shqipëria ka potencial të madh për t’u bërë një qendër e rëndësishme teknologjike në rajon. Por për ta arritur këtë, duhet të vazhdojmë të investojmë në njerëz dhe të ndërtojmë një ekosistem që mbështet inovacionin. Me angazhimin e duhur, jam i bindur se mund të vendosim një standard të ri dhe të tregojmë se edhe një vend i vogël mund të ketë ndikim të madh në tregjet globale.
Shpëtim Luku: Në përfundim, cila është motoja që ju udhëheq si lider në këtë industri?
Ermal Beqiri: Motoja ime është e thjeshtë: Kur investon në njerëz, krijon të ardhmen. Njerëzit janë investimi më i rëndësishëm, dhe kur kujdesesh për ta, ata kujdesen për suksesin e kompani
Me prodhimin masiv të makinave elektike, tregu botëror i makinave të reja është ristrukturuar në disa aspekte. Së pari, sa vjen e rritet pesha specifike qe zenë makinat elektrike karshi totali...
SHPETIM LUKU
Avni Ponari irritohet së tepërmi teksa i kujton ndonjë rast kur dikujt i është djegur fabrika tërësisht apo pjesërisht dhe ajo rezulton e pasiguruar. Dhe irritimi i tij nuk ka ...
Edhe pse me njëfarë rënie krahasuar me një vit më parë, sërish, 52 milionë euro aktivitet, realizuar nga kompania Larti, gjatë vitit 2023, mjaftuan që dy pronarët e saj, Astrit Isa dhe Luan...
As edhe një minutë nuk u menduan zyrtarët bashkiakë të Librazhdit, kur atyre iu vendos përpara në tavolinë projekt-vendimi që bibliotekës së qytetit ti vihej emri “Sami Leka”. Propozimi...
Aktualisht, bizneset shqiptare po përballen me mungesën e fuqisë punëtore si një nga sfidat kryesore. Për arsye të ndryshme ku hyjnë emigrimi masiv, mungesa e kualifikimit, kërkesat e gjenera...
Po qe se do të bëhet ndonjë klasifikim mbi bazën e treguesit të jetëgjatësisë në biznes, Ariana Berberi do të jetë padyshim në vendet e para të renditjes. Me aktivitet privat të nisur ...
Po qe se puna të obligon për të bërë vizita periodike në kompaninë “Albsteel” gjëja që do të të bjerë më lehtë në sy është se kompania asnjëherë nuk është ashtu sikurse e le n...
Karakteristika kryesore e biznesit shqiptar përgjatë gjithë këtyre viteve ka qenë zhvendosja e tij nga qytetet e tjera të Shqipërisë në zonën Tiranë Durrës. Dhe jo pa qëllim. Kjo zonë ë...