Xhiro e biznesit 2021: 55 milion EURO
Ndryshimi në % 21/20: +12
Numri i punonjësve: 500
Vendndodhja: Tiranë, Krujë
Që prej vitit 1992, vit kur biznesmeni i mirënjohur Luan Leka themeloi kom- paninë e parë të tij EHW, ai duket se ka bërë një “betim” për të ndërtuar një aleancë besnike me konasumatorët e thjeshtë. Sepse E.H.W lindi si nevojë për të përmbushur nevo- jat e tyre me produkte të përpunuara mishi. Në Shqipërinë e viteve para -90-ës ishte krijuar një traditë në industrinë e prodhimit të sallameve, por ngjarjet që filluan në vitet 90-91 sollën shkatërrimin e këtyre ndërmarrjeve. Luan Leka nuk la të kalonte shumë kohë dhe duke ndërtuar kompaninë EHW shënoi njëherazi edhe procesin e rindërtimit të kësaj industrie. Sepse pas tij u ngritën edhe një sërë kompanish të reja me këtë natyrë biznesi. Se sa të drejtë ka patur atëhere ai, kur mes ideve të pafundme të biznesit, zgjodhi të ndërtojë një fabrikë të prodhimit të sallameve këtë e tregon e gjithë historia e mëpasme. E cila është një histori suksesi në kuptimin më të plotë të kësaj fjale.
Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”