Një lajm i mirë për makinat dhe mushkëritë tona

Shpëtim Luku

Qeveria shqiptare ka shpallur si një nga prioritetet e saj afatshkurtra në emër të vendosjes së ligjshmërisë kontrollin e rreptë mbi aktiviteti e tregtuesve të karburanteve. Sigurisht që ky duhet të jetë një lajm i mirë dhe i gëzueshëm për të gjithë qytetarët në përgjithësi, e për përdoruesit e makinës në vecanti. Për të parët, pra për qytetarët, përbetimi i qeverisë për kontroll të rreptë e ndëshkim shembullor karshi kundravajtësve është i gëzueshëm sepse prej shumë kohësh ata kanë përcuar në mushkëritë e tyre më shumë pluhur e gaz karbonik se cju takon. Dhe pikërisht në sajë të manovrave të ndryshme mashtruese që kanë bërë tregtarë të ndryshëm të fushës, të cilët, në emër të fitimeve të tyre apo edhe kompensimit të llogarive të bëra gabim e kanë përcjellë koston tek qytetarët. Deri para 5 viteve mbi 75 për qind e produktit të shitur nëpër distributor karburantesh ishte naftë D2. Ose e thëmë ndryshe naftë me një përmbajtje squfuri mbi 500 mg. Pas vitit 2010, nafta D2 zyrtarisht e ligjërisht u hoq nga qarkullimi, mirëpo askush nuk del garant të të thotë se një naftë e një cilësie të tillë nuk është shitur prej tregtarëve të ndryshëm. Edhe pse IQT është prononcuar shpesh lidhur me cilësinë e karburanteve, fakti se ai ka qenë dhe mbetet institucion I një vendi të korruptuar tej mase nuk ka mundur të zbusë sadopak skepticizmin e konsumatorëve të këtij produkti.  E jo më ti bindë ata.  Ky pretendim  IQT bie ndesh me verifikimin fizik dhe shqisor që bëjnë çdo ditë konsumatorët e këtij produkti, pra me atë që quhet perceptim i klientit mbi cilësinë e produktit. Ankesat dhe reklamimet nëpër subjektet e tregtimit të makinave të reja janë njëri argument që e provon këtë. Por edhe logjika të ndihmon t’i japësh të drejtë pikërisht klientëve në konkluzionin e tyre. Tregu i pakicës së karburanteve është konfiguruar në një mënyrë të tillë ku të paktën, 800 distributorë përfaqësojnë investime të “tepërta”, pa asnjë logjikë ekonomike. Konkretisht, Shqipëria numëron rreth 1200 distributorë të tregtimit me pakicë të karburanteve, ndërkohë që me një mirëvendosje të tyre, nevoja është vetëm për rreth 400. Nëse pyet biznesmenët që merren me tregtimin e karburanteve, qoftë me shumicë e qoftë me pakicë, të gjithë të ankohen për keqfunksionim të tregut. Dhe jo vetëm ankohen, por kanë koincidenca mes tyre edhe për mënyrën se si e parashtrojnë situatën problematike që karakterizon tregun ku operojnë, për normat tepër të ulëta të fitimit, për konkurrencën tejet të ashpër etj., etj. Atëherë si mund të mbijetojnë qindra subjekte të tregtimit me pakicë të karburanteve, ndërkohë që sa i takon logjikës ekonomike ato përfaqësojnë investime të gabuara, të keqorientuara, pse jo edhe të dështuara. Përgjigjja është lehtësisht e kuptueshme. Mbijetesa sigurohet nëpërmjet manovrave mashtruese në kurriz të konsumatorit shqiptar. Të atyre manovrave që përkeqësojnë cilësinë e karburantit, që vjedhin konsumatorin nga ana sasiore e të tjera mënyra si këto.

Nga ana tjetër, ish-kompania publike ARMO, tashmë e privatizuar, vazhdon të prodhojë sërish e të ketë rreth 25 për qind të tregut shqiptar. Mirëpo me sa dimë, Kombinati i Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, që ka bërë tradicionalisht edhe përpunimin e naftës vendase vazhdon të mbetet po ai. Ndonëse privatizuesi i parë i tij, Rezart Taci, kishte në kontratën e privatizimit detyrën, përgjegjësinë dhe angazhimin për të investuar në tenknologjinë e kësaj fabrike përpunuese e gjitha kjo rezultoi një blof. Ose më saktë, investimi u “bë” në trajtën e një reklame ku befas KPTHN e Ballshit fillojë të prodhojë diesel të pastër të tipit D1, konform vendimit të qeverisë së mëparshme. Kjo do të thotë se sasia prej rreth 150 mijë ton e prodhuar nga ARMO ka vazhduar të hidhet në qarkullim ose e në mënyrë informale, ose e maskuar si diesel D1. Nuk janë të pakta rastet kur ti ndalon në distributor dhe prej shitësit të bëhet pyetja: cfarë nafte dëshiron: naftë vendi apo naftë importi?! Kur si rregull, në bazë të ligjit nëpër distributor duhet të ketë vetëm product të një lloji: diesel D1.

Ata që duhet të jenë akoma më të gëzuar se sa qytetarët, janë përdoruesit e makinave. Sepse përvec kostove si qytetarë të zakonshëm, të cilët thithin një ajër të ndotur, atyre iu duhet të paguajnë edhe kosto suplementare që lidhen me makinën që ata kanë në përdorim. Imagjinoni për një cast cdo të thotë të bësh një investim të rëndësishëm sikurse është blerja e një makine të re apo makine të mirë dhe i gjithë ky investim të bëhet objekt i manovrave mashtruese të tregtuesve të karburantit!!! Këtu duhet kërkuar edhe një nga arsyet kryesore pse inventari i mjeteve që qarkullojnë në rrugët shqiptare ka një moshë mesatare mbi 12 vjecare. Të përdorësh makina të teknologjive të fundit me karburant të përshtatshëm vetëm për peshkarexha, autobuse e zetorë është nonsens. Akoma më të dëmtuar kanë qenë nga kjo mënyrë të vepruari ata që tregtojnë makina të reja. Sepse, duke qenë se cilësia e karburanteve ka qenë e dobët, këta koncensionarë kanë patur shpesh herë problem në marrëdhëniet e tyre me shtëpitë automobilistike të prodhimit të makinave, sa iu takon garancive apo standarteve të motorrit. Rregullimi i cilësisë së karburantit është konsideruar një hap i domosdoshëm edhe për ndërmarrjen e një sërë reformash të tjera në fushën  transportit.

Qeveria iu ka lënë afat edhe pak ditë tregtarëve të karburanteve të rregullojnë sjelljen e tyre me konsumatorin. E rëndësishme është që më në fund kundravajtësit të vihen para përgjegjësisë. Mirëpo sa serioz e sa efektiv do të jetë ky aksion i qeverisë mbetet të verifikohet në vazhdim e sipër.

Recent Posts

Kina, dominuesja e tregut të makinave të reja
Me prodhimin masiv të makinave elektike, tregu botëror i makinave të reja është ristrukturuar në disa aspekte. Së pari, sa vjen e rritet pesha specifike qe zenë makinat elektrike karshi totali...
December 11, 2024 Read More
Për verë Gaja nuk kursehen, siguracioni iu dhimb
SHPETIM LUKU Avni Ponari irritohet së tepërmi teksa i kujton ndonjë rast kur dikujt i është djegur fabrika tërësisht apo pjesërisht dhe ajo rezulton e pasiguruar. Dhe irritimi i tij nuk ka ...
December 9, 2024 Read More
Astrit Isa dhe Luan Larti, një binom i shkëlqyer
Edhe pse me njëfarë rënie krahasuar me një vit më parë, sërish, 52 milionë euro aktivitet, realizuar nga kompania Larti, gjatë vitit 2023, mjaftuan që dy pronarët e saj, Astrit Isa dhe Luan...
December 9, 2024 Read More
Projekti i vecantë i një biznesmeni të mirënjo
As edhe një minutë nuk u menduan zyrtarët bashkiakë të Librazhdit, kur atyre iu vendos përpara në tavolinë projekt-vendimi që bibliotekës së qytetit ti vihej emri “Sami Leka”. Propozimi...
December 5, 2024 Read More
“Ermal Beqiri: Njerëzit Janë Zemra e Çdo Prod
Aktualisht, bizneset shqiptare po përballen me mungesën e fuqisë punëtore si një nga sfidat kryesore. Për arsye të ndryshme ku hyjnë emigrimi masiv, mungesa e kualifikimit, kërkesat e gjenera...
December 4, 2024 Read More
“Artinel 95”, partneritet me të mirë
Po qe se do të bëhet ndonjë klasifikim mbi bazën e treguesit të jetëgjatësisë në biznes, Ariana Berberi do të jetë padyshim në vendet e para të renditjes. Me aktivitet privat  të nisur ...
November 21, 2024 Read More
Proletari i kapitalizmit shqiptar
Po qe se puna të obligon për të bërë vizita periodike në kompaninë “Albsteel” gjëja që do të të bjerë më lehtë në sy është se kompania asnjëherë nuk është ashtu sikurse e le n...
November 11, 2024 Read More
Nesti Tarusha, një person “FIX” për
Karakteristika kryesore e biznesit shqiptar përgjatë gjithë këtyre viteve ka qenë zhvendosja e tij nga qytetet e tjera të Shqipërisë në zonën Tiranë Durrës. Dhe jo pa qëllim. Kjo zonë ë...
November 8, 2024 Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *