Kia Sportage 2016 – Tehu i mprehur me tej!

Shpetim Luku

Eshtë një mëngjes me shi në mes të verës. Jo një mëngjes i zakontë me shi vere. Eshtë një mëngjes i ngrysur me shi që bie rrëke dhe që i ka bërë  rrugët jashtë kryeqytetit në pergjithësi akoma më të rrëshqitshme dhe të rrezikshme.

Kushte perfekte për të provuar qëndrueshmërinë në rrugë të një 4×4 të fjalës së fundit;  gjeneratën e katërt të Kia Sportage.

Kush ka thënë që e treta është e vërteta, sado të drejtë të ketë patur në përgjithësi, me siguri nuk ka patur njohuri mbi zhvillimin e këtij modeli:

Gjenerata  e katërt nuk është vetëm një hap me tej, vec kësaj është një kercim më lart.

Gjenerata e tretë e Kia Sportage, e lëvduar dhe vlerësuar nga mediat e specializuara ndërkombëtare për qëndrueshmërinë e tij, kualitetin në material, detaj dhe funksion, ofronte mbi të gjitha nje raport cmim/ cilësi/ vlerë dhe garanci që veshtirë se arrihej me të njëjtat parametra teknike dhe opsionale.

 

Kia Sportage gjenerata e katërt është ndërtuar për ta cuar këtë filozofi dhe koncept ndërtimi automjetesh të KIA-s në një ekstrem të mëtejshëm.

Me këtë model, Kia ka mprehur më tej armën e saj më të sukseshme në kategorinë e SUV kompakte.

Dizajni, materialet e opsionet, motorizimet e zgjedhura si dhe performanca e ofruar në modelin e ri,  janë projektuar për të qenë konkurues me nivelin më të lartë të së njëjtës kategori të ofruar sot.DSCN0080

Vetem 4 cm më i gjatë nga modeli paraardhes por ndjeshëm me i bollshëm dhe më me hapsire brenda, forma e tij e jashtme është më elegante dhe njëkohësisht më agresive.

Me nje dizain te pastër i cili pasqyron  tendencat më të fundit të formave dhe funksionit në industrinë automobilistike, modeli i ri ka pak  të perbashkëta me atë paraardhës.

Ne veçanti bien në sy pjesa e përparme e automjetit, krejtësisht e ridizenjuar që nga grila e motorit me ngjashmëri me hunden e tigrit – karakteristike për modelet e reja të KIA-s – deri tek fenerët me formë të mprehtë dhe me konstrukt të ri ndricimi.

Pjesa e pasme dhe vecanërisht fenerët e pasëm LED, të sjellin në mendje instiktivisht dinamikën e modeleve sportive aktuale më ekstravagante.

Interieri i Sportazhit të ri është i pastër dhe i qartë në design dhe funksion.  Mbizotëron  përdorimi i opsioneve dhe materialeve me vlerë që nga ekrani me prekje i  navigatorit dhe veshja metalike e detajeve të ndryshme të brendëshme e deri në lëkurën e përdorur për timonin, interierin dhe sediliet.

Perfshirë në paisjen e modelit në test, është një tavan panoramik xhami me hapje – hapjen do e sugjeroja në rast kohe të thatë –  i cili të sjell dritën e diellit brenda në kabinë.

Sot, me një shtypje të lehtë në butonin përkatës, xhami fshihet në heshtje nën një mbulesë pëlhure që të kursen pamjen nga lart për tek retë e zeza.

Por gjëja e parë që të vjen në mend kur ulesh brenda në Sportage është zhurma – ose më saktë mungesa e saj.

Me të mbyllur derën dhe nisur mjetin, të krijohet ndjesia se je shkëputur nga ambienti i jashtëm. Në ndihmë të kësaj qetësie me siguri vjen dhe izolimi i ri akustik që Kia ka përdorur në xhamin e parë të modelit te ri.

Me këtë ndjesi nisemi në proven time të parë me Kia Sportage të ri.

Mbas disa minutave në rrugë me taban të përzier që varionte nga asfalt i pastër e deri në gropa me thellësi të  mesme, ndjesia pasuese është: Sportage i ri ecën mbi rrugë ashtu sic duket dhe nga jashtë!

Sportiv por jo i tepruar, direkt në kthesa të shpejta por jo i parehatshëm, komod në amortizim dhe njëkohësisht i mprehtë në drejtim. Me futjen e amortizatoreve të përformancës së lartë në paisjen standart, Kia Sportge 2016 ofron një balancë të vecantë ndërmjet komoditetit, qendrueshmërisë në rrugë dhe dianamikës në drejtim, veçanërisht në rrugë me kthesa, si të pakta modele në ketë kategori.

Modeli 2.0 Diesel me 185 Kf. ofron veç të tjerave dhe program sportive drejtimi të automjetit i cili i jep lëvizjes një karakter krejt tjetër. Me aktivizimin e këtij programi, të krijohet përshtypja sikur sapo ke ngritur spirancën dhe je lëshuar nga zinxhiri.

Por kjo natyrisht hyn në llogari të ekonomisë e cila me që ra fjala në modelin 2.0 me 185 kf. dhe kambio automatike ështe vetëm 6.3 litra naftë i kombinuar në 100 km. Jo keq për nje makine 4×4 aktive që peshon mbi 1.6 ton, shkon nga 0 në 100 km. orë në 9.5 sekonda dhe kalon 200 km. në orë në qoftë se të duhet.

Keto vlera përformance e rreshtojnë Kia Sportage të ri diesel së bashku me ata pak pjestare të elites së SUV-ve të kësaj kategorie me specifikime performance të njëjta.

Për të gjithë ata që më të rëndesishme kanë ekonominë se sa përformancën në zgjedhjen e motorit, Kia ofron për Sportage 2016 edhe një motor naftë me kompakt me kapacitet 1.7 cc dhe konsum mesatar të kombinuar prej  vetem  4.7 litra ne 100 km.

Per benzinëdashësit janë gati për zgjedhje motorë benzine me injeksion direkt 1.6 GDi, 2.0 MPi dhe një alternative më sportive 1.6 GDI Turbo Benzine i cili ofron tërheqje dhe përformancë të lartë, kombinuar me kapacitet të vogel motorik.

Motorët janë të normes aktuale të Komunitetit Europian Euro 6 e cila përveç pastërtisë se ajrit dhe mosndotjes së ambientit, është gjithashtu përgjegjëse për konsum të ulët të karburantit në përgjithësi.

Pyetjes time në se këta motorë të ndërtuar sipas normave të EU kanë probleme me standartin e karburantit shitur në vendin tonë, sic dhe përmendet shpesh në publik, përgjigja i vjen e shoqëruar me ngritje supesh: Ne nuk kemi patur ndonjëhere probleme të shkaktuara nga cilësia e karburantit, as me motorët paraardhes Euro 5 dhe as me të rinjtë Euro 6 – dhe mjetet Kia janë shitur, furnizohen dhe përdoren në gjithë Shqiperinë.

Si për çdo makinë, pavarsisht nga marka nga e cila prodhohet, esenciale në mbarvajtjen e saj, janë shërbimi në kohë me filtra dhe vajra origjinale nga staf i specializuar.

I impresionuar nga paraqitja, informacionet, opsionet, përformanca e ndjesitë në udhëtim, lind pyetja e rradhës:

Sa e sigurt është e gjitha kjo? Fundi fundit kush ecën mbi 200 në orë, do siguri në frenim ose dhe në rast -largqoft – përplasje.

Përgjigja vjen e prerë; Shumë e sigurt! Me vleresimin maksimal prej 5 yjesh nga EURO NCAP – testi zyrtar europian i sigurisë së automjeteve në rrugë, Kia Sportage është një nga makinat më të sigurta sot për sot në botë.

Një nga risitë që sjell KIA në modelin e ri të Sportage është materiali me të cilin është ndërtuar trupi i tij dhe teknologjitë e përdorura në asemblim. Mbi 51 përqind e metalit të përdorur në ndërtimin e kabinës së Sportage është celik special i avancuar i fortësisë e rezistencës së lartë, i përpunuar me teknologji të avancuara të cilat rritsin stabilitetin, qëndrueshmërinë dhe sertësinë e strukturës se automjetit.

Përvec cilësisë dhe sigurisë së automjetit vete, Kia ofron për produktin e saj garancine më të gjatë dhe të plotë në vend; 5 vjet ose 150 000 Kilometra.

E gjithë kjo paketë e përmendur më sipër vjen me një çmim i cili është edhe në kete model sërisht tipik KIA.

Kia Sportage ofron një kombinim të veçantë çmim/ vlerë, i destinuar për të shërbyer atë kategori njerëzish që nuk bejnë kompromise me sigurinë e kualitetin dhe vlerësojnë e duan të kenë për vete dhe familiet e tyre më të mirën që ofrohet në përshtatje me preferencat e tyre, me çmim dhe kosto mirmbajtje të pranueshme e në raport të drejtë me çfarë ofrohet.

Në fund të këtij udhëtimi me KIA Sportage te ri, lind ndjesia çliruese që nuk është e domosdoshme të jesh i pasur mbi nivelet e normales së sotme që të kesh siguri, kualitet, përformancë e dizajn bashkëkohor në automjetin tënd.

Mundësirat e blerjes me leasing sa shkojnë e bëhen më të lehta, të shpejta e të lira për masat dhe ofrojne nivel e komoditet të lartë në lëvizje me kosto relativisht të ulet në krahasim me pak kohë me parë.

Idea për ta vazhduar udhëtimin sot në këtë ditë me shi me Sportazhin e ri ështe vërtet tunduese. Akoma më tunduese ështe idea për ta vazhduar lëvizjen e përditshme me të nesër, pasnesër e në ditët në vijim por kjo është një çështje më vete të cilën do ta flasim një herë tjetër.

 

Për të gjithë ata që janë të interesuar ta shohin e provojnë vetë Kia-n e re Sportage në Shqipëri, i vetmi vend ku mund ta bëjnë këtë është tek Artinel 95 sh.p.k. – përfaqsia zyrtare dhe ekskluzive e Kia Motors në Shqiperi që prej 16 vjetësh. Artinel 95 sh.p.k. është kompania e parë shqiptare aktive në Shqipëri në fushën e shitjes, servisimit dhe mirmbajtjes së automjeteve të reja me eksperiencë prej 25 vjetesh dhe aktualisht përfaqsues zyrtar dhe ekskluziv në vend i markave prodhuese automobilistike Kia Motors, Suzuki, SsangYong dhe Mahindra për të cilat ofron Automjete të reja të standartit më të fundit të Kmunitetit Europian, pjese të reja origjinale, Shërbim mirmbajtje dhe reparimi të autorizuar dhe specializuar dhe asistencë informacioni dhe konsulte mbi gjithshka që ka të bëje me markat e sipërpermendura.

Adresa: Artinel 95 Sh.p.k. Muçaj 1032 Vorë,Tiranë Tel.047800551 Cel. 0682020187 Email. info@kiamotors.al

 

Recent Posts

Kur shteti të humb edhe vitet e punës si zv.Mini
L.M  është një qytetar dhe ekonomist i njohur tiranas, i cili një pjesë të madhe të karrierës së tij e ka shpenzuar si zyrtar korrekt e i ndershëm në institucione të ndryshme shtetërore....
October 24, 2024 Read More
Ish-emigranti biznesmen që eksporton gjysmën e p
Shumica e biznesmenëve që kanë sot pozita të forta dhe dominuese në biznesin shqiptar janë bërë të tillë nëpërmjet një rrugëtimi që ka nisur në fillim të viteve 90-të. Pra, atëhere ...
October 16, 2024 Read More
Zotëria i turizmit!
Fatos Cerenishti njihet tashmë nga të gjithë si pionieri i turizmit shqiptar. Por fillimet e tij në biznes i ka në sektorin e ndërtimit. Pra në atë sektor që ka qenë dhe vazhdon të mbetet b...
October 10, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/ “Më të Mirët” realizuan 13 mi
Ja ku erdhi edhe edicioni i 21-të i Botimit Kombëtar “Biznesi Shqiptar: Më të mirët 2024”. Cdo botim i ri është një përforcim edhe më i madh i traditës që ka krijuar tashmë ky botim u...
September 23, 2024 Read More
Papërgjegjshmëria që “mbron” konsumatorin d
Pronari i një rrjeti të njohur supërmarketesh nxorri telefonin nga xhepi dhe i telefonoi drejtorit të përgjithshëm të kompanisë së tij, për ti transmetuar urdhrin për të hequr nga supermar...
September 11, 2024 Read More
Conad merr vendimin e rëndësishëm
Kompania e njohur Conad Albania ka marrë së fundmi një vendim të ëndësishëm. I gjithë rrjeti i saj i dyqaneve nuk do jetë më me metodën franchising. Pra bazuar edhe në një partneritet me ...
July 26, 2024 Read More