Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Kombëtare Tregtare
Të ardhurat bruto 2015: 300 milionë euro
Ndryshimi në % 15/14: +6
Numri i punonjësve: 1285
Vendndodhja: Tiranë
Banka Kombetare Tregtare u vlerësua për të pestin vit radhazi si Banka më e mirë në Shqipëri nga revista prestigjoze Euromoney. Sigurisht, një vlerësim i tillë është i përligjur dhe i bërë nga kalimi në “sitë” i treguesve të kësaj banke. Me 2.8 miliardë dollare asete dhe 2.2 miliardë dollar depozita, BKT është padyshim banka më e madhe e Shqipërisë. E themeluar në vitin 1925, ajo tashmë është jo vetëm banka më e vjetër shqiptare, por njëkohësisht edhe banka lider e vendit. Përtej treguesve të imët fi nanciarë që tregojnë shëndetin e një banke dhe pozicionin e saj në raport me simotrat, BKT në të vërtetë rreshtohet edhe si një ndër bizneset më të mira shqiptare. Me mbi 300 milionë euro të ardhura të siguruara gjatë vitit 2015, ajo renditët si subjekti numur 4 i biznesit shqiptar sa i takon madhësisë. Kurse me rreth 52 milionë euro fi tim, renditet si subjekti i dytë me fi timin më të madh. Në të dy treguesit, pra qoftë për të ardhurat në total e qoftë për fi timin neto, BKT njeh rritje të mirë krahasuar me një vit më parë.
Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”