Makinat elektrike, zgjidhja më e mirë për ambientin dhe buxhetin
Shpëtim Luku
Pak kohë më parë Porsche Albania dorëzoi një stok prej 11 makinash elektrike për policinë e Tiranës, çka e ktheu atë kompaninë e vetme të tregtimit të makinave që i ka ofruar tregut shqiptar një alternative të tillë. Pas prezantimin të grupit të parë të makinave elektrike që kanë nisur udhëtimin në rrugët Shqiptare, “Porsche Albania” tregton se tashmë se jo vetëm tregtimi i makinave elektrike, por sjellja e teknologjive më të reja në favor të mjedisit dhe publikut është pjesë e axhendës dhe filozofisë së saj të punës. Shpeshherë nuk mjafton vetëm të identifikosh, të predikosh me fjalë, të teorizosh apo të ankohesh. Por duhet edhe reagime dhe veprime konkrete. Për shembull, mund të flasësh gjithë ditën për ndotjen mjedisore të shkaktuar prej makinave super të përdorura, por cfarë bën konkretisht për ta reduktuar këtë fenomen?
“Porsche Albania” ka bërë hapin e parë që mesa duket do vazhdohet nga shumë të tjerë në këtë drejtim, ku me dy modelet Volkswagen e-Golf dhe Volkswagen e-up, i ka ofruar konsumatorit alternative tepër miqësore ndaj mjedisit.
Jo vetëm miqësore ndaj mjedisit, makinat elektrike mbartin përfitime të panumërta përsa i përket kostove të operimit dhe mirëmbajtjes.
Një Volksëagen Golf ka një konsum prej 12,7 kËh për 100 km. E përkthyer në vlerë monetare është më pak se 150 lekë për 100 km. Pavarësia e e-Golf është 190 kilometra ndërsa ajo e-up! 160 kilometra që i bën shumë të përshtatshme për udhëtimet në qytet por jo vetëm.
Por përfitimi vazhdon edhe në shërbimet periodike të makinës. Makinat elektrike nuk përdorin vaj lubrifikues (që është edhe një nga elementët më të kushtueshëm për shërbimet periodike). Ferrotat gjithashtu konsumohen shumë herë më ngadalë pasi motori elektrik ndihmon proçesin e frenimit duke gjeneruar gjithashtu energji e cila kalon në grupin e baterive.
Përfitimet e dukshme kanë bërë që shtete si Norvegjia në top listën e makinave më të shitura të kenë modelet 100% elektrike. Por edhe rajoni po ecën me hapa të shpejtë drejt makinave elektrike.
Vendi ynë fqinjë Maqedonia në Janar 2017 fillon mbështetjen e gjërë ndaj makinave elektrike ku ndër përfitimet e tjera janë:
– 3,500 Euro bonus për çdo makinë elektrike deri në 25,000 Euro dhe 5,000 Euro subvencion për çdo makinë mbi 25,000 Euro.
– TVSH nga 18% ne 5%
– Kalimi në çdo rrugë publike pa pagesë rruge.
– Parkimi falas në çdo parkim publik në vend.
– 5% e parkimeve publike (ose në konçension) do jenë të detyruara të instalojnë karikues elektrik.
– 2 karikues të shpejtë dhe 2 normalë do të montohen në çdo qytet si: Bitola (Manastir), Stip, Veles, Orhër, Prilep, Kocani, Kavadarci, Gevgelija, Radovis dhe Kriva Palanka.
– 2 karikues normal duhet të kenë edhe hotelet me 4 dhe 5 yje në parkimet respektive.
– Makinat elektrike do të lejohen të udhëtojnë në korsitë e rezervuara (si ato të autobuzëve)
– Po ashtu në 2017, pikat e karburanteve në autostrada në të gjithë vendin do kenë 1 karikues të shpejtë për makina elektrike.
– Në 2018 të gjitha këto pika duhet të kenë 2 karikues të shpejtë.
– Në 2019 të gjithë pikat e karburantit në rrugët ndërqytetase duhet të kenë të paktën 1 karikues elektrik.
E rëndësishme është që shteti shqiptar, konform nevojës emergjente që ka, për uljen e normës së ndotjes së shkaktuar prej makinave të hartoje e zbatojë një plan masash për sitmulimin e këtyre makinave, njësoj sikurse kanë vepruar e veprojnë vendet e tjera, ku një makinë elektrike në rrugë është një ngjarje mëse e zakonshme.