Aqua Park dhe Adventure Dajti Parc, dy investime të mrekullueshme

 

 

Shpëtim Luku

Kryeqytetit shqiptar iu shtuan së fundmi dy investime: Aqua Park dhe Adventure Dajti Parc. Janë të dyja investime të bëra në një sector që ishte dhe mbase edhe vazhdon të jetë deficitar sa i takon ofertës karshi konsumatorëve.  Kushdo e ka vënë re se sa i takon tregut të argëtimit, Tirana është e varfër, pa shumë alternativa. Koha e lirë në më të shumtën e rasteve kalohet duke projektuar një drekë në një nga lokalet e shumtë. Por argëtimi presupozon më shumë se kaq. Ndaj, Aqua Park dhe Adventure Dajti Parc janë investime më se të mirëpritura, janë goditje në shenjë nga sipërmarrësit e tyre.

Aqua Park e nis me një sukses të vrullshëm

Aqua Park është një kompleks pishinash të mëdha dhe lokalesh shërbimi në zonën e City Park-ut. Ideatori dhe investitori i saj, Artan Mene është shquar gjithmonë për kreativitet në biznes, ndaj nuk është shumë për tu habitur me këtë iniciativë të re biznesi të tij. Nëse duhet të habitemi, atëhere këtë duhet ta bëjmë me nisjen e vrullshme të aktivitetit të Aqua Park-ut, cka dëshmon për një sipërmarrje që do të jetë e suksesshme në vazhdim.  Që nga 25 korriku, dita ku u hap kompleksi, ambientet e tij janë frekuentuar edhe mbi kapacitetin prej 800 vendesh që ai ka. Madje ditë të shtuna e të djela, sipas fjalëve të punonjësve të tij, është shënuar edhe thuajse dyfishi i kapacitetit. Së shpejti, Aqua Park-ut do ti shtohet edhe një pishinë e re dimërore, cka do të bëjë që suksesi i saj të mos përjetohet vetëm në sezonin veror, por edhe ditët e tjera jashtë këtij sezoni.

Dajti Adventurë Parc, endrra e bërë realitet e Met Malos

Dajti Adventure ParkKur biznesmeni Met Malo ndërtoi teleferikun e Dajtit, ai nuk bëri gjë tjetër vecse ndërtoi një rrugë modern, të shpejtë, që të conte për afro 14 minuta në Malin e Dajtit. Por teleferiku nuk mund të ishte i suksesshëm nëse nuk do të përmirësohej oferta në Dajt. Ose e thënë ndryshë, teleferiku do frekuentohej si rrugë e shpejtë dhe komode, nëse shtoheshin arsyet pse qytetari i Tiranës duhet të shkonte në Dajt. I vetëdijshëm për këtë, Malo bëri disa investime të tjera në Dajt, sikurse ishin Hoteli dhe Ballkoni i Dajtit(Bar restorant). Por sërish duheshin oferta të tjera. Arsye më të forta se sa një drekë, darkë apo një xhiro me kuaj në fushën e malit të Dajtit. Ndaj Dajti Adventure Parc është pikërisht ajo që duhej, është pikërisht ajo arsyeja e fortë që duan qytetarët për të marrë rrugën në Dajt e për të kaluar disa orë në mënyrë aktive. Në këtë kuptim, ky investim shkon plotësisht në harmoni me idetë që kishte Met Malo dhe fare mirë mund të quhet endrra e tij e bërë realitet tashmë nga i biri, Klajdi Malo. Dhe nuk ka asnjë diskutim që suksesi do ta shoqërojë edhe këtë iniciativë të bukur.

 

Kur sulmohet biznesi i ndershëm

 

Shpëtim Luku

Ka disa kohë kur  ndonjë media, portale apo edhe individë të ndryshëm nëpërmjet profileve të tyre në fb kanë vënë në focus të sulmeve të tyre kompani të mirënjohura në vendin tonë. Mjafton gjetja e një pakojë orizi të prishur dhe menjëherë nis fushata negative karshi kompanisë që tregton me shumicë atë. Mjafton gjetja e një kutie margarine të prishur mes mijëra produkteve që tregton një rrjet i mirënjohur supermarketesh dhe fushata negative bëhet me intensitet të lartë. Mjafton një kuti kos jo e rregullt dhe mjerë kompania, emrin prodhues të së cilës mban ky kos, pasi mbi të do derdhet i gjithë vreri i “denoncuesve”.  Mjafton një pako fruta të thata të prishur dhe atëhere lajmi merr dhenë dhe bateritë antireklamë shkarkohen pa kursim mbi kompaninë që i tregton me shumicë ato.

Duket pra se një dukuri e tillë po bëhet trend nën emrin e të ashtuquajturës “gazetari investiguese”, por që në të vërtetetë nuk është asgjë tjetër vecse një sulm që  i bëhet biznesit të ndershëm. Natyrisht, të jesh vigjilent në emër të mbrojtjes së interesave të konsumatorit është një gjë për tu përshëndetur dhe një nga funksionet bazë të gazetarisë publike. Mirëpo ky funksion duhet bërë sic duhet, pasi për të realizuar një mision të tillë duhet aftësi dhe kompetencë. Ndryshe rrezikon të kalosh në anën tjetër të gardhit duke u shndërruar në person apo grup personash që përpiqesh të nxish punën e të tjerëve, ti dëmtosh ato, që përpiqesh të stimulosh panik tek konsumatorët, të kontribuosh në përhapjen e krizës së besimit karshi kompanive të caktuara e produkteve që ata nxjerrin në treg. Kjo nuk është as realizim misioni e as ndershmëri. Të nxjerrësh konkluzion mbi një rast e të përgjithësosh një rast është njësoj sikur të konkludosh që udhëtimi me avion nuk është i sigurtë meqënëse qëllon e rrëzohet ndonjehërë ndonjë i tillë.

Të gjitha kompanitë që sulmohen janë liderë të fushave të tyre. Janë kompani që e kanë konsoliduar statusin e tyre të liderit me dedikim karshi konsumatorit, seriozitet në punën e tyre, me cilësi produktesh. Janë kompani që kanë krijuar një imazh të mirë, që kanë kredenciale të shkelqyera në treg. Gëzojnë besimin e konsumatorit me të drejtë sepse këtë e vërtetojnë statistikat ndër  vite. Aktivitetet e tyre kanë ardhur vetëm në rritje. Puna e tyre sa vjen dhe përmirësohet. Është pikërisht konsumatori ai që takohet cdo ditë me produktet e tyre dhe nëpërmjet blerjeve të tij ka dhënë konfirmimin se këto produkte janë më të mirat në treg. Aktiviteti i tyre ka ardhur gjithnjë në rritje dhe kjo sigurisht nuk do të ndodhte nëse këto kompani, stafi menaxhues i tyre do të punonte me parimin për ti shitur konsumatorit “sapunin për djathë”. Përkundrazi, baza e suksesit shumëvjecar të tyre është pikërisht strategjia afatgjatë për të fituar zemrën e konsumatorit, besimin e tij për cilësinë dhe leverdinë e produkteve që këto kompani hedhin në treg. Këto kompani janë të krijuar e drejtuar nga biznesmenë që para së gjithash janë njerëz me integritet, personalitet, karakter, cilësi këto më se të nevojshme për të gatuar një sukses të cimentuar. Drejtuesit e këtyre kompanive e ushtrojnë biznesin edhe si mission e përgjegjësi sociale, duke punësuar qindra e mijëra vetë secili, persona të tillë  meritojnë epitetin e “kuajve që tërheqin ekonominë shqiptare”

Sigurisht, procesi i nxjerrjes së një produkti në treg i ngjan një zinxhiri me shumë hallka dhe ku kompania e prodhimit dhe e tregtimit të shumicës është kryesorja, por që pas saj janë edhe një sërë aktorësh të tjerë që marrin pjesë në proces. A është normale të mendohet se ata që furnizohen nga kompanitë kryesore të prodhimit apo tregtimit të shumicës janë aq syleshë sa të marrin prej këtyre kompanive, produkte me probleme?! Kjo është e vështirë të besohet.

Po a mund të ndodhë, që ndonjë pako produkti pasi del nga magazina kryesore dhe shpërndahet nëpër qindra banakë supermarketesh në pronësi të aktorëve të tjerë minimarketesh të shitësve të tjerë minimagazinash e  raftesh të personave të ndryshëm  të pësojë ndonjë problematikë? Sigurisht, kjo edhe mund të ndodhë. Sepse edhe e gjitha infrastruktura tregtuese dhe burimet njerëzore të saj nuk janë në nivele perfekte sa  të mos presupozohet asnjë gabim. Ndaj, përpara se të ulemi përpara kompjuterit e të lëshojmë të gjitha baterita tona stigmatizuese karshi kompanive të caktuara, përpara se të vrapojmë e të vëmë gishtin tek fajtori, duhet të mendojmë se kjo është një përpjekje mendjelehtë. Dhe e dështuar, pasi përpjekje të tilla nuk janë të afta të rrëzojnë frytet e një pune të gjatë e të lodhshme të bërë nga bizneset e ndershme.